Elezi: Bashkëpunimi mes FSK dhe Gardës Kombëtare të Ajovas tregues i përkushtimit të SHBA

Bedri Eljez
Burim: Ekonomia Online

Bashkëpunimi mes FSK dhe Gardës Kombëtare të Ajovas është tregus i qartë i përkushtimit të SHBA në zhvillimin e kapaciteteve ushtarake në Kosovë e gjithashtu dhe mundësi që FSK të zhvillohet profesionalisht në mënyrë që më vonë të transformohet në ushtri e vetëm për këtë Kosova të bëhet pjesë e NATO, beson eksperti për siguri Bedri Elezi.

Ky i fundit për Kosovo onlajn bën të ditur se vizita e komandantit të Gardës Kombëtare të Ajovas gjeneral-major Stiven Ozborn në Kosovë është pjesë e planit të përbashkët dakordësuar për vitin 2025/2026.

"Programi i partneritetit mes Kosovës dhe Ajovas nisi 13 vite më parë e vazhdon edhe sot madje dhe në nivele më të larta profesionale. FSK kanë pasur shumë vizita në Ajova e gjithashtu janë ndërmarrë dhe kryer stërvitje mes FSK dhe Gardës Kombëtare të Ajovas, komandanti i FSK vizitoi Ajovan në mars. Së fundmi vizita e komandantit të Ajovas dhe FSK janë dëshmi se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijojë dhe do të kemi dhe realizimin e programit sipas planit", tha Elezi.

Sikurse shton ky i fundit Garda Kombëtare e Ajovas ka marrë pjesë në armatosjen e FSK me armë të lehta.

"Ajova vazhdimisht ka mbështetur FSK me furnizim me armë të lehta, armë që janë të lejueshme nga institucionet ndërkombëtare të sigurisë veçanërisht nga NATO. Nuk mund të flasim rreth asaj se cilat armë ka dhuruar Ajova, por besoj se në të ardhmen nga SHBA dhe Ajova do të sigurohen edhe mjete të tjera ushtarake përfshirë dhe armatim të rëndë të cilat janë armët kryesore në programet e organizimeve mbrojtëse", shtoi Elezi.
Sipas fjalëve të tij Ajova ka ndihmuar në masë të madhe FSK në transformimin e programeve e kështu që FSK ka dëshmuar se është "një nga strukturat më profesionale ushtarake në rajon".

"Garda Kombëtare e Ajovas deri më tani ka treguar performancë të jashtëzakonshme në përgatitjen e FSK për programet e transformimit, madje mund të besohet se FSK është një prej strukturave ushtarake më profesionale në rajon. Tek shumë stërvitje në terren që kanë organizuar vendet anëtare të NATO ku ka marrë pjesë dhe FSK, ka arritur të fitojë çmime ndërkombëtare e gjithashtu ka treguar performancë jashtëzakonisht profesionale", ka thënë Elezi.