Ellek: Sulmi u ndërmor pa sqarime dhe njoftime, në fund na dorrëzuan raportin se nuk gjetën asgjë
Drejtori i Qendrës Klinike Spitalore të Mitrovicës së Kosovës Zllatan Ellek ka thënë se njësitë speciale antiterroriste të ROSU me armë tytëgjata nën prezencën e policëve të Euleks, në orët e hershme të mëngjesit kanë ndërmarrë sulm në këtë institucion shëndetësor dhe se pas mbarimit të kontrollit i vendosën raport në shqip në të cilën thuhej se nuk kanë gjetur asgjë.
Ellek në konferencën për mediat, ka thënë se askush nga specialet nuk kërkoi t’u thotë se çfarë kërkonin, ashtu sikurse sulmi i dhunshëm shkaktoi shembjen e portave të kaldajës dhe lavanderisë, ndërsa u sekuestrua sistemi i video-mbikëqyrjes, i cili u krye pa dijeninë e të punësuarve në QKS Mitrovica e Kosovës apo njoftim paraprak.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 6, kemi pasur sulm të dhunshëm në zonën e QKS Mitrovica e Kosovës nga ana e njësive antiterror, me armë tytëgjata dhe forcave speciale të ROSU ku sipas dijenisë sonë erdhën me 15 autoblinda. Askush nga drejtoria e menaxhmentit duke filluar nga unë, nuk ishte informuar. Si pasojë është thyer me forcë porta e lavanterisë dhe ajo e kaldajës" tha Ellek.
Siç ka shtuar ai, dr. Dragisha Milloviq dhe ai menjëherë kanë kërkuar spegim nga EULEKS për të cilin thotë se ishte vëzhgues i heshtur i ngjarjes.
“Na orjentuan tek njësitë e antiterrorit para lavanterisë dhe kaldajës. Pyetjes sime se çfarë po ndodhte këtu, një numër prej tyre filluan të flisnin në anglisht, një pjesë në shqip ndërkohë që kishte dhe civilë me armë tytëgjata me jelekë policie. Kemi pritur 15 minuta të na drejtohej komandanti i tyre", thotë Ellek.
Ky i fundit deklaron se ishte koha kur punëtorët vinin në punë dhe theksoi në atë se ishin dukshëm të mërzitur, si dhe nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë me konviktin e nxënësve ku ushtrojnë praktikën në departamentin e brendshëm të këtij institucioni shëndetësor.
E gjithë kjo është ndjekur nga dritaret prej pacientëve që ndodhen në repartin e brendshëm, ka thënë Ellek dhe tha se në këtë pjesë janë të shtruar pacientë që vuajnë nga infarkti, pra pacientë të njësisë koronare.
“Tani të gjitha ekipet e QKS Mitrovica e Kosovës po merren me qetësimin e pacientëve dhe po punojnë me ta” theksoi ai.
Pas 15 minutash, siç ka thënë ai, i është drejtuar në sërbisht komandanti i cili u tha se kanë urdhër nga gjykata për kontroll.
“Pyetjes sonë se çfarë kërkonin, nuk donte të përgjigjej, na tha se dëshironte të shikonte edhe dhomën ku ndodhet video-mbikqyrja në portën hyrëse. I spegova dhe i thashë që nuk është e nevojshme për një sulm të tillë të dhunshëm pasi po shkaktonte ankth tek të punësuarit, nxënësit të cilët vijnë për praktikë, pacientëve tanë, kemi qenë maksimalisht konstruktiv dhe i ofruam hapjen e çdo ambjenti në QKS çka ata e refuzuan dhe nuk donin të bisedonin rreth kësaj” thekson Ellek.
Në fund, thotë ai, kanë shkuar në zyrën e shefit të sigurimit të QKS në Mitrovicën e Kosovës dhe morën video-mbikëqyrësin.
Para se të tërhiqeshin nga rrethi i QKS, shton Ellek, na dorrëzuan një raport në shqip, pa dygjuhësi, në të cilin thuhej se është bërë kontroll dhe nuk është gjetur asgjë.
"Ne dhe nuk dinim se çfarë është gjetur. Punëtori që firmosi raportin ishte i shqetësuar, kërkoi ndihmë në psiqiatri. Në orën 7.15 kur gjithçka mbaroi, të gjithë punonjësit erdhën në punë, braktisën rrethin e QKS pa asnjë sqarim se përse e bërën këtë dhe pretendime pa asnjë lloj nevoje" tha ai.
Ellek bën të ditur se sulmi nxiti frikë të madhe dhe mes banorëve të cilët e shikojnë institucionin si një prej institucioneve më serioze në territorin e veriut të Kosovës ku numërohen gati 1.600 punonjës.
"Para kësaj kemi patur represion të vazhdueshëm nga ana e regjimit të Kurtit-ku autoambulanca është ndalur dhe kontrolluar. Derimë sot kemi numëruar gati 178 ndalime, nuk është gjetur asnjë copë arme e asgjë tjetër veçse pacientë që transportohen deri në institucionet shëndetësore në Sërbinë qëndrore. Pa asnjë lloj spegimi për këtë që bërën, nuk pati asnjë spegim, asnjë deklarim, kemi qenë maksimalisht konstruktiv dhe të gatshëm për bashkëpunim" ka ripërsëritur Ellek.
Ky i fundit bëri të ditur se nuk e kupton që në Qendrën Klinike Spitalore të dërgohen njerëz me armë tytëgjata dhe në numër të madh dhe për gjithça nën prezencën e njësisë së Euleks.
komentet