Mitrovica e Veriut: Tërhiqen efektivat e policisë speciale, sekuestrohen dy automjete dhe një kuad
Specialet e Policisë Kosovare tërhiqen nga Qendra Klinike Spitalore e Mitrovicës së Kosovës dhe nga kafeneja Grej e cila ndodhet në afërsi të kopshtit "Danica Jaramaz".
Siç bën të ditur reporteri i Kosovo onlajn, specialet sekuestruan dy automjete të markës "Mercedes" dhe një kuad.
Drejtori i QKS të Mitrovicës së Kosovës Zllatan Ellek konfirmoi më herët për Kosovo onlajn, se specialet policore mëngjesin e sotëm kanë hyrë forcërisht në ambjentet e këtij institucioni shëndetësor duke ushtruar kontrolle në ambjente të caktuara.
Policia kosovare deklaron se gjatë ditës së sotme ushtrohen kontrolle në pesë lokacione në komunat veriore të Kosovës dhe kjo në lidhje me ngjarjen e të dielës së 24 shtatorit në Banjskë.
Siç mësojmë, specialet kosovare kanë ushtruar kontroll edhe në Zveçan tani për tani në lokacione të panjohura, pas të cilave janë tërhequr.
Sipas informacioneve nga terreni, kontroll është ushtruar edhe në Zubin Potok dhe siç raporton korrenspodenti i Kosovo onlajn në Lleposaviq tani për tani nuk ka aksion, por në stacionin e atjeshëm policor ndodhen një numër i lartë i specialeve.
komentet