Ellek: Vendim diskriminues i KQZ, LS do të ndërmarrë të gjithë hapat që kandidatët të jenë të çertifikuar
Kryetari i Listës Sërbe Zllatan Ellek ka theksuar sot se Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve të Kosovës, me refuzimin e çertifikimit të kandidatëve të listës për zgjedhjet e ardhshme vendore, mori vendim diskriminues dhe antiligjor dhe informoi se Lista Sërbe do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme që kandidatët e saj për kryekomunarë dhe këshilltarë të jenë të çertifikuar.
Ellek, në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, kujtoi se Zyra për Rregjistrimin, Konfirmimin dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike dha më 20 gusht rekomandim KQZ për konfirmimin e kandidatëve të Listës Sërbe, por KQZ mori vendim që refuzoi atë rekomandim.
Bëri të ditur, duke treguar dokumentet, se u konstatua se Lista Sërbe kishte bërë korrektësisht të gjitha aktivitetet parazgjedhore që kërkoheshin, për verifikimin e kandidatëve të vet.
Gjithashtu vuri në dukje se u konfirmua se asnjë kandidat nuk ishte privuar nga e drejta për të kandiduar me vendim gjykate dhe se nuk ka gjoba të papaguara të vendosura nga institucionet kompetente.
"Në periudhën e mëparshme, në dy vitet e fundit, Lista Sërbe ka qenë objekt i kontrolleve rigoroze financiare dhe ndodhet në tre vendet e para në listën e atyre shembullore, ndërsa Vetvendosja është në fund të listës në këndvështrimin e përmbushjes së të gjitha normave juridike", nënvizoi Ellek.
Komisioni dje me dy vota pro, dy kundër dhe shtatë abstenime, nuk çertifikoi Listën Sërbe për pjesëmarrje në zgjedhjet vendore në vjeshtë. Për çertifikim votoi kryetari i KQZ Kreshnik Radoniqi dhe përfaqësuesi i Listës Sërbe, ndërsa dy anëtarë të Vetëvendosjes ishin kundër dhe përfaqësuesit e partive të tjera abstenuan.
Ellek konstatoi se ishte paradoksale që në KQZ pati diskutime në të cilën kandidatët e Listës Sërbe u quajtën pa të drejtë terroristë dhe se ishin në kërkim.
Ai theksoi se u thanë gënjeshtra brutale dhe se kjo ishte mënyrë me të cilën populli sërb ishte mësuar, por, vuri në dukje ai janë mësuar dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare me të, çka është e rrezikshme.
"Ne shumë herë e kemi thënë publikisht si në takimet me median ashtu edhe me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, se deklaratat anemike nuk do ndihmojnë. Është e qartë se dikush u shqetësua nga rezultati i Listës Sërbe, ndaj ato vota duhej të numëroheshin për një muaj derisa të gjendej një zgjidhje për të preferuarin e Kurtit. Jemi veçanërisht të shqetësuar se nevojiten mesazhe të qarta nga bashkësia ndërkombëtare nëse dëshirojnë të ndalojnë lëvizjet e njëanshme eskaluese të Kurtit", theksoi ai.
Tha se është e qartë se Kurti dhe anëtari i tij në KQZ, Alban Krasniqi, bashkëshorti i Albulena Haxhiut, nuk mund t’ia falin Listës Sërbe që nuk u zgjodh në pozicionin e kryetares së Kuvendit.
"Kjo u bë për të fituar pikë të lira politike. Do të ndërmarrim të gjitha aktivitetet ligjore për të siguruar çertifikimin e të gjithë kandidatëve tanë", tha Ellek.
Ai nënvizoi se qytetarët i besojnë Listës Sërbe, e cila është në njërën anë, ndërsa partitë e tjera mbështesin Kurtin.
"Ftoj qytetarët të jenë të bashkuar, të zgjuar dhe të dinë paraprakisht se për kë duhet të votojnë në zgjedhjet e ardhshme", theksoi Ellek.
Tha se Albin Kurti, me këtë lloj politike, vizaton shënjestra në ballin e subjekteve politike, para së gjithash të Listës Sërbe.
"Ishim dëshmitarë se kandidatit për kryetar të Komunës së Zubin Potokut Millosh Peroviqit, i’u hodh lëndë eksplozive. Këtë mëngjes, kandidatit për këshilltar në Zveçan, Çasllav Sofronijeviqit, i’u dogj automjeti. Deri më tani, nuk kemi dëgjuar asnjë denoncim nga bashkësia ndërkombëtare dhe nuk kemi parë reagimin e organeve kompetente për të gjetur fajtorin. Përherë fajtori dezhurn për gjithçka që ndodh është Lista Sërbe dhe sërbët. Është e qartë se Kurtit i dhemb uniteti ynë dhe rezultat ynë në zgjedhjet parlamentare, të cilat pamë se qytetarët e mbështetën qartë Listën Sërbe", tha Ellek.
Ai u tha qytetarëve se Kurti nuk do t’a pengojë Listën Sërbe të luftojë për popullin sërb dhe apeloi të kujtojnë se kë pengoi Kurti të dilte në zgjedhje dhe kush mori çertifikim.
"Kur Kurti na sulmon, më besoni se Lista Sërbe është në rrugën e duhur", nënvizoi Ellek.
Zëvendëskryetari i Listës Sërbe, Igor Simiq informoi dërgimin e ankesës tek Panelin i Ankesave Zgjedhore.
"Të njëjtën situatë kemi patur në zgjedhjet parlamentare, kur KQZ si dhe tani, mori vendim politik, jo ligjor. Kjo na konfirmon se KQZ nuk është institucion i pavarur, por që është nën ndikimin e regjimit të Kurtit. Në ankimim, do të paraqesim të gjitha provat se kandidatët tanë përmbushin të gjitha kërkesat ligjore për të qenë në fletëvotime", tha Simiq.
Ky i fundit theksoi se para zgjedhjeve të fundit, afati për paraqitjen e ankesës ishte 48 orë, por në këtë rast kjo u ndryshua.
"Vendimin e KQZ e morëm mbrëmë në orën 20:17 dhe na u dha afat prej 24 orësh për t'u përgjigjur. Ne do t’a paraqesim ankimimin në kohën e duhur me të gjitha materialet e nevojshme", nënvizoi Simiq.
Theksoi se, megjithatë, si jurist, pyetja më e vështirë që mund të marrë është nëse diçka është në përputhje me sistemin kosovar sepse në Kosovë njerëzit arrestohen dhe dënohen pa prova, kështu që përse të mos jenë në gjendje të bllokojnë diçka administrativisht.
I pyetur nëse Lista Sërbe planifikon të ngrejë padi pasi në seancën e KQZ, u hodhën akuza se ajo është organizatë terroriste, Simië tha se ekipi ligjor tashmë po shqyrton mundësinë.
"Në mbledhjen e KQZ, bashkëshorti i Albulena Haxhiut tha aq shumë gënjeshtra dhe fyerje saqë kjo është e papranueshme. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh atë që po i ndodh popullit sërb se njerëzit arrestohen pa prova dhe askush nuk reagon ndaj kësaj, lind pyetja nëse është e mundur lufta ligjore” konstaton ai.
Kujtoi se edhe para zgjedhjeve të fundit, Vetëvendosja përdori të gjitha mekanizmat me synim ndalimin e Listës Sërbe që të merrte pjesë në zgjedhje.
"Nuk dyshojmë që Kurti do të bëjë gjithçka që tani, si dhe pas përfundimit të zgjedhjeve të numërojë votat për disa muaj vetëm për të ndalur ata që janë zgjedhur nga qytetarët të zënë vendet e tyre dhe për të punuar për të ndaluar dëbimin institucional në veri", theksoi ai.
Simiq kujtoi se në pronën e kandidatit të Listës Sërbe u hodh lëndë shpërthyese dhe në situatat kur incidentet ishin të pakta, pati reagime të shpejta nga bashkësia ndërkombëtare dhe se tani ende pritet reagim, të paktën thirrje për institucioneve kompetente për të bërë punën e tyre.
"Fushata nuk ka nisur ende zyrtarisht dhe kjo është ajo që na shqetëson dhe të gjithë popullin sërb. Këto veprime të papranueshme kërcënojnë paqen dhe qetësinë e qytetarëve, ndërsa shembin proçesin demokratik. Kur nisëm fushatën për zgjedhjet e mëparshme, patëm incident në Gorazhdevc, kur u hoq flamuri sërb nga monumenti i viktimave sërbe dhe dje patëm të njëjtën gjë. Dikush hoqi flamurin sërb. Ne do të përpiqemi që ajo të kthehet në vendin ku i takon ndërsa policisë së Euleksit dhe KFOR i takon të kujdeset për paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe besojmë se paqja dhe siguria duhet të sigurohen dhe për sërbët në Kosovë e Metohi", tha ai.
I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse nuk merret e mirëqenë ankesa e Listës Sërbe, Simiq nënvizoi se ky do të ishte vendim skandaloz.
Ai kujtoi se Paneli i Apelit përbëhet nga gjyqtarë, të cilët duhet të merren ekskluzivisht me çështje ligjore.
"Në rast se tani marrin vendim kundër apelit tonë, do të shkojnë kundër vetes dhe kjo do të ishte konfirmim se në cilin sistem rrojnë sërbët në Kosovë e Metohi. Ky nuk është sulm vetëm ndaj 250 kandidatëve të Listës Sërbe, por ndaj mbarë popullit sërb që beson se ka të drejtë të jetojë në paqe, të zgjidhet dhe të zgjedhë", theksoi Simiq.
Ky i fundit tha se njoftimet dhe paralajmërimet anemike të bashkësisë ndërkombëtare për tre vitet e fundit nuk japin rezultate dhe se vizitat e zyrtarëve të lartë të vendeve të huaja me mesazhe se masat eskaluese duhet të ndalen, nuk sjellin asnjë ndryshim në terren.
Gjithashtu kujtoi se as dhe pas vizitës së fundit të zyrtarëve të Departamentit të Shtetit dhe paralajmërimit për të mos ndërmarrë masa eskaluese për të mos ndërtuar ura njëanshmërisht, Kurti, sikurse thotë, vazhdon planin e tij të spastrimit etnik.
"Nga ajo vizitë deri më sot, disa sërbë janë arrestuar, dënuar-në të tillë mjedis rrojnë sërbët", theksoi ai.
Simiq në lidhje me paralajmërimin e përfaqësueses së Ambasadës së SGBA, tha se dëshiron të shikojë se çfarë do të ndodhë pas vendimit të KQZ.
“Kujtojmë se kur Lista Sërbe mori vendimin që të braktiste institucionet kosovare, përfaqësuesit ndërkombëtarë thanë se është e nevojshme që sërbët të qëndrojnë në institucione për të jetuar në prosperitet. Sot dëshirojmë të luftojmë përmes institucioneve dhe të pyesim çfarë po bëni tani”, pyeti Simiq.
0 komentet