Elshani: Deri më 15 janar nuk do të ketë masa ndëshkuese për automjetet me targa sërbe
Ndihmësdrejtori i Policisë Kosovare për rajonin e Veriut Veton Elshani, ka thënë për Kosovo onlajn se masat që kanë lidhje me automjetet me targa sërbe do të shtyhen për dy muaj e gjysmë, pra derimë 15 janar, si dhe aplikimi për qëndrim për të huajt me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Kosovë, ku në këtë rast përfshihen dhe sërbët.
Sikurse bën të ditur, deri më 15 janar nuk do të ketë masa ndëshkuese as në jug e as në veri të Kosovës.
"Asgjë nuk ndryshon deri më 15 janar, por ne prej 1 nëntorit deri më 15 janar, do të kemi fushata për publikun, të informojmë njerëzit, të kemi tryezë të rrumbullaktë, për shembull me disa organizata joqeveritare këtu në veri të Kosovës dhe për t'u sqaruar njerëzve saktësisht se çfarë dokumentesh duhet të kenë-si për makinat ashtu edhe për të huajt", spegoi Elshani.
Ajo çka shkakton më shumë dilema dhe shqetësim tek qytetarët në veri, është çështja nëse ata që kanë dokumente personale sërbe, por banojnë në qytete në Kosovë, mund të drejtojnë automjete me targa sërbe me autorizim. Elshani përsërit se dhe në këtë rast deri më 15 janar asgjë nuk do të ndryshojë.
"Prej 15 janarit, do të jetë sipas ligjit dhe ligji thotë se nëse je nga Kosova, nuk mund të kesh autorizim nga dikush që është sërb nga Sërbia, që nuk ka vendbanim ose që nuk ka dokumente nga Kosova, por e gjithë kjo do të sqarohet gjatë kësaj periudhe të fushatës informative", tha ai. Shtyrja e zbatimit të kësaj mase nga MPB të Kosovës do të implementohet njëlloj për qytetarët në veri, ashtu edhe për ata në jug të Ibrit, ku tashmë ka pasur raste të marrjes së automjeteve me targa sërbe që drejtoheshin me autorizim.
"E njëjta do të vlejë edhe për jugun, për mbarë Kosovën", është i qartë Elshani.
Automjetet që përdorin institucionet e shëndetësisë që funksionojnë sipas sistemit të Republikës së Sërbisë, si dhe automjetet zyrtare të shkollave, universiteteve dhe të gjitha institucioneve në të njëjtin sistem, kanë targa të qyteteve në Sërbinë qëndrore. Kjo masë do t'i prekë edhe ata.
"Ajo që unë di është se ne vetëm zbatojmë ligjin dhe ligji thotë se të gjithë ata që janë këtu duhet të regjistrohen me targa RKS. Nëse ka autorizim, atëherë kjo duhet të jetë, sikurse thotë, sipas ligjit. Nëse ka diçka tjetër, ne do të jemi së bashku me ju, për t'u informuar gjatë fushatës informuese deri më 15 janar, nëse do të ketë diçka ndryshe nga ajo që thotë ligji. Ne kemi edhe shëndetësinë dhe arsimin, por nëse ligji zbatohet saktësisht ashtu siç duhet, atëherë të gjithë duhet të kenë targa RKS", theksoi Elshani.
Ky i fundit tha se policia është njohur me një numës të madh rastesh të qytetarëve që kanë vetëm dokumente sërbe me vendbanim në qytete në Kosovë, por siç thotë ai, për policinë, këta persona trajtohen sikur të mos kenë asnjë dokument.
"Ne këtë çështje e kemi transferuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nuk e di nëse ka ndryshuar diçka, por mendoj se derimë 15 janar do të dimë më shumë në lidhje me këtë. Për ne, dokumentet që janë 'DP Mitrovica e Kosovës', 'DP Zubin Potok' dhe të ngjashme, nuk vlejnë, ne i trajtojmë sikur nuk kanë dokumente. Përndryshe, dimë që njerëzit jetojnë këtu, specifikisht për shembull, nënat që janë çift këtu, kanë fëmijë këtu, por kjo është çështje për Ministrinë e Punëve të Brendshme", konkludoi ai.
0 komentet