Eskobar: Kryekomunarët mund të punojnë edhe nga Hëna, do të ketë pasoja nëse Kosova nuk dëgjon këshillat tona

Gabrijel Eskobar
Burim: N1 Info

I dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor është shprehur për rastin e vizitës së ministrit kosovar Elbert Krasniqi në godinën komunale të Lleposaviqit çka shkaktoi irritim tek sërbët, se çdo herë kur “autoritetet kosovare shfrytëzojnë këtë godinë si simbol të oponencës së tyre ndaj planit të SHBA dhe BE për de-eskalimin e situatës në veri, kjo shemb raportet mes grupeve etnike dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe bashkësisë euroatlantike" ka paralajmëruar dhe si pasojë do të ketë pasoja.

Në konferencën për mediat zhvilluar onlajn, Eskobar pyetjes së Kosovo onlajn që të komentojë zhvillimet e sotme në Lleposaviq, ai ka thënë se ka dëgjuar "ankesa" që SHBA po bën gjithçka për të ndihmuar Sërbinë sesa Kosovën.

“Gjithçka që kemi bërë në këto 60-90 ditët e fundit, shkon në favor të mbështetjes së Kosovës. Sërbia nuk donte që aplikimi i Kosovës për në Këshillin e Europës të avanconte dhe ne e mbështetëm. Sërbia dëshironte që të insistonim që Kosova të braktisë zgjedhjet në veri-ne i mbështetëm ato. Sërbia kërkonte që zgjedhjet të shpalleshin ilegjitime për shkak të pjesëmarrjes së ulët-ne nuk e bërëm. Në asnjë rast në 90 ditët e fundit nuk kemi bërë ndonjë gjë që nuk ishte në favor të Kosovës. Ajo që kemi kërkuar nga Kosova, është që të mos i shfrytëzojnë godinat komunale. Ky ishte përshkallëzim i panevojshëm në një kohë kur tensionet ishin të larta. Epo, qeveria amerikane braktisi godinat zyrtare për shkak të përmbytjeve, zjarreve, Covid-it, madje edhe protestave. Thamë se nuk kishte nevojë për përshkallzim. Legjitimiteti i kryekomunarëve nuk do të vihej në pikëpyetje nëse do të punonin nga lokacione alternative. Edhe sikur të punonin nga Hëna, veprimet e tyre do të ishin legjitime. Megjithatë, ata insistuan që të punojnë nga godinat komunale" ka thënë Eskobar.

Ky i fundit ka thënë se SHBA së bashku me BE do të vazhdojnë të insistojnë tek kërkesat për de-eskalimin dhe ka thënë se do të ketë pasoja nëse Kosova do të vazhdojë refuzimin e përmbushjes së tyre.  

“Në vazhdim po punojmë me BE për planin prej tre pikash për de-eskalimin e krizës së shkaktuar nga inaugurimi i krykomunarëve dhe instalimi i tyre në godinat komunale çka shkaktoi protesta. Pozicioni ynë është në linjë me BE dhe besojmë se kryekomunarët duhet të punojnë nga lokacione alternative, që policia speciale duhet të tërhiqet nga këto objekte dhe se protestat duhet të ndalen dhe se kushdo që ka kryer akte të dhunshme kundër ushtarëve të KFOR apo policisë kosovare, duhet të përgjigjet. Zgjedhjet e reja me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të sërbëve duhet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe menjëherë duhet t'i kthehemi dialogut për të siguruar zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit” tha Eskobar.

Ky i fundit thekson edhe një herë se formimi i BKS është detyrim për Kosovën dhe se ata zyrtarë kosovarë që pretendojnë se mund të refuzohet, po e “turbullojnë ujin”.

"Nuk po kërkojmë asgjë për të cilën Kosova nuk është zotuar. BKS është detyrim mes Kosovës dhe Sërbisë, por edhe mes Kosovës dhe BE. Do t’a ndihmojmë Kosovën që t’a formësojë BKS brenda kornizës së standardeve europiane. Dhe ky është niveli i ofrimit të shërbimeve komunale, në sërbisht për qytetarët e Kosovës, në përputhje me politikën europiane. Në këtë kontekst, nuk egziston një model europian sipas të cilit një shtet fqinj, mund të kalojë kufijtë e një shteti tjetër dhe të cënojë kushtetutshmërinë dhe funksionalitetin e vet. Ky është qëllimi ynë. Ajo që nuk e kuptojmë është se përse qeveria e Kosovës refuzon të pranojë se ka detyrime ligjore.

Lidhur me deklaratat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, se në rastin e BKS, ai vetëm insiston që të zbatohet ligji dhe sundimi i ligjit, Eskobar ka treguar se kjo do të thotë edhe se ai është i detyruar të pranojë detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.

“Ligjet dhe sundimi i tyre gjithashtu e detyrojnë që të përmbushë detyrimet ndërkombëtare, të zbatojë vendimet gjyqësore për manastirin e Deçanit, të zbatojë plotësisht detyrimet kushtetuese dhe detyrime të tjera të Kosovës kur bie fjala për përdorimin e gjuhës dhe për shpronësimet, të ndjekë rekomandimet e Komisionit të Venecias” tha Eskobar.

Sa i përket sanksioneve të vendosura ndaj Kosovës për shkak se ajo refuzon të përmbushë kërkesat e SHBA dhe BE, Eskobar tha se nëse kjo vazhdon, sigurisht që do të ketë pasoja.

“Kërkojmë nga të dy vendet të marrin pjesë në ndërtimin e stabilitetit rajonal. Ata që duan të jenë partnerë me ne, duhet të punojnë me ne dhe me BE për të ecur përpara. Kjo është çështje rajonale, një vend dhe një lider nuk mund të përcaktojnë stabilitetin rajonal dhe europian. Ata që refuzojnë partneritetin, do të kenë pasoja”, tha Eskobar.

Kur është fjala për arrestimin e tre policëve kosovarë, Eskobar tha se SHBA po e monitorojnë rastin në fjalë nga afër. Ai tha se nuk do të reagojë derisa të njihet me të gjitha faktet.

“Në këtë moment, ka dy skenarë më të mundshëm. Ose janë kapur në territorin e Kosovës dhe janë dërguar në Sërbi, ose e kanë kaluar kufirin pa dashje dhe janë gjetur në territorin e Sërbisë. Në të dyja rastet, është e qartë se këta policë, nuk kishin ndërmend të ishin në Sërbi dhe duhej të liroheshin. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të punojnë me faktorin ndërkombëtar në Kosovë, në mënyrë që të vërtetohen faktet”, tha Eskobar.

Ky i fundit ka treguar se nuk duan që kriza aktuale mes Sërbisë dhe Kosovës, të diktohet nga rasti në fjalë.