Vuçiq: Kemi kaluar Rubikonin, do të jetë i vështirë kthimi në normalitet

Vučić
Burim: Screenshot

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar se ndodhemi në udhëkryq, nëse duam të kemi paqe apo jo dhe se është kaluar Rubikoni, si dhe do të jetë i vështirë kthimi në normalitet.

"Ndodhemi në udhëkryq. Jo përmes qëllimit tonë që ne të kemi paqe, por sepse egziston një njeri në Ballkan i cili dëshiron të ketë luftë dhe shkaktojë konflikte me çdo çmim" ka thënë Vuçiq në Ditarin 2 të RTS me rastin e situatës në Kosovë dhe arrestimit të tre policëve kosovarë në territorin e Sërbisë.

Ai nënvizoi se bëhet fjalë për kryeministrin kosovar Albin Kurtin.

"Nuk kam më dyshime tek kjo. Kam frikë se kemi kaluar Rubikonin dhe do të jetë i vështirë kthimi në normalitet" ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit u shpreh se sipas rregullave të CEFTA dhe të gjitha rregullave të tjera të së drejtës ndërkombëtare, Prishtina nuk mundet të ndalë importet e mallrave sërbe dhe përmes veprimeve të tilla, dëshirojnë të raskapisin për uri sërbët e Kosovës.

"Të qëndrojnë pa barna, ushqime, bukë, qumësht e të tjera, sepse pjesa më e madhe e ëmbëlsirave e marrin nga Rashka. Synimi është që të dëbojnë një herë e përgjithmonë popullin nga veriu i Kosovës” ka theksuar Vuçiq.

Ky i fundit tha se prej fillimit të vitit kanë ndodhur arrestime dhe lëndime kryesisht tek sërbët ndonëse asnjë sërb nuk ka shtënë tek asnjë shqiptar.

"Asnjë shqiptar nuk është qëlluar, prej fillimit të vitit kemi gjashtë sërbë që janë qëlluar. Dhe kur bashkësia ndërkombëtare u bën thirrje të „dy palëve“ detyra jonë është të sqarojmë sesi qëndrojnë gjërat. Asnjë shqiptar në territorin e Sërbisë nuk është qëlluar. Vetëm tek sërbët ndodh kjo" ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit kujton se e gjithë kriza nisi qysh kur dikush mori vendimin për të shkuar në zgjedhje dhe të gjithë e dinin se këta kryekomunarë janë ilegjitim.

“Dhe kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta që lejuan që në Mitrovicën e Veriut të vendosnin dikë që nuk përfaqëson askënd, veçse të hynin në hapësirën në të cilën kurrë më parë nuk kanë qenë. Ata aty nuk kishin çfarë të kërkonin, ishte veçse të poshtëronin popullin. E më pas patëm incidente në Zveçan deri tek arrestimi i djeshëm i Millenkoviqit e para kësaj të Dushan Obrenoviqit dhe Radisha Petroviqit. Shtinë mbi Dragisha Galjakun dhe askush nuk mbajti përgjegjësi. Të gjithë bëjnë sikur sërbi nuk është qëlluar pas shpine” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit ka thënë se ka pasur natë të vështirë pasi i është dashur që të qetësojë njerëzit në veri të Kosovës.

"Nuk është e lehtë të bisedosh me njerëzit, më shajnë për barrikadat, jam fajtor për barrikadat dhe nuk e kuptojnë sesa jetë shpëtuam pasi do të kishin hyrë në konflikt me NATO-n" ka thënë Vuçiq.

Duke folur për rastin e Millun Millenkoviqit, Vuçiq ka theksuar se në mëngjes ka pasur takim me përfaqësues të Pesëshes dhe se prokurori i pati sqaruar se Millenkoviq është fajtor për ngjarjet e ndodhura para godinës së komisionit zgjedhor në Mitrovicën e Veriut ku sipas tij, erdhën për të treguar forcën e ndërkohë që asgjë nuk ndodhi.

"Aty është hedhur bomba shokuese, thanë nuk ishte ky, por ishte në fakt aty. U thashë sot se i kam bindur njerëzit për barrikadat, sepse kam garanci me shkrim që këta njerëz nuk do të arrestohen” thotë Vuçiq dhe shton se këtë u‘a ka treguar sot, por përgjigja e vetme ishte “ju lutem de-eskaloni situatën".

Siç tha, me komandantin e Kfor kishte bisedë korrekte.

"Nuk është bisedë e lehtë me Ristuqan ndihej i lënduar, është ushtarak dhe i përgjegjshëm. I tregova pamjet në të cilat shihet që Dushan Obrenoviq dhe Radosh Petroviq nuk bërën asgjë. Tha se kishte dijeni për këtë pamje" ka thënë Vuçiq.

Duke komentuar këtë pamje, Vuçiq thekson se shikohet i ulur Radosh Petroviqi ndërsa dikush e tërhoqi.

"Nuk ushtroi rezistencë, NATO tha se nuk bëri asgjë, ndërkohë që i’u zgjat afati i paraburgimit sepse e kanë rrahur" ka thënë Vuçiq duke dëshmuar se në çfarë terrori jetojnë sërbët në Kosovë.

Sipas tij, ata me të cilët bisedoi nga bashkësia ndërkombëtare, i thanë se përmes Euleksit ndjekin situatën.

"I‘u përgjigja, mos e ndiqni, i kam dhënë garanci popullit tonë se do të pengoni arrestimin e këtyre njerëzve".

Vuçiq deklaron se në mëngjes pas takimit me Ristuqën, askush nuk e kishte idenë se çfarë do të ndodhte, dhe përsëriti se pjesëtarë të policisë kosovare janë arrestuar në territorin e Sërbisë.

“Mojsilloviq ka pasur një takim pas kësaj, e kam mbyllur bisedën me pak pesimizëm dhe më pas kam marrë informacion rreth një, sapo ka ndodhur, se pjesëtarët tanë të njësive speciale antiterror, kanë arrestuar tre pjesëtarë të forcave speciale të policisë, të armatosur me pushkë automatike, pistoleta Glock, GPS, dylbi. Njëri thotë se nuk di si përdoret GPS, njëri e dinte, tjetri nuk e dinte kush do t‘a dinte? Shikoni deklaratën e Kurtit, thotë se kemi dyshime se Ushtria e Sërbisë ka rrëmbyer njesitë speciale, këta njerëz nuk kanë çfare të kërkojnë në këtë zonë pa miratimin e KFOR sidomos me armë tytëgjata, e ndërsa pyetja ime e parë është mos ndoshta doni të vrisni njerëz duke kontrabanduar koka-kola, bukë? E dyta, a keni informuar Kfor, kemi prova që nuk e keni informuar“ ka thënë Vuçiq.

Siç tha ky i fundit policia sërbe ata i arrestoi jo në 18 metra thellësi të territorit të Sërbisë qëndrore, por në 1.8 km.

"Garantoj se asnjë ushtar, polic, nuk ka hyrë përmes linjës administrative. Ata i arrestuam në 1.8 km thellësi të linjës administrative në pikën Orahovo-Gnjilica" ka thënë Vuçiq.