Eskobar: Shpresoj se barrikadat së shpejti do të hiqen, nëse qeveria e Prishtinës nuk do të formojë BKS, ne do të merremi me të

Gabrijel Eskobar
Burim: Printscreen, N1

I dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar ka deklaruar se shpreson se së shpejti barrikadat në veri të Kosovës do të hiqen dhe se sërbët do të rikthehen në institucionet kosovare.

Në një intervistë dhënë për N1, ai ka thënë se formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe është e parashikuar në marrëveshjen mes Sërbisë dhe Kosovës dhe njëra palë nuk mundet të heqë dorë prej saj.

"Nëse qeveria e Kosovës nuk do të merret me të (formimin e BKS) atëherë do të merremi ne  pasi jemi të vendosur. Do të punoj me këta njerëz që ta shndërroj në realitet" ka thënë Eskobar.

Pyetjes nëse ky është paralajmërim për Kurtin, Eskobar tha se këtë atij ja ka bërë të ditur këtë gjë.

"Njerëzit i dinë mundësitë e BKS. Mitrovica e Veriut është në kufi me katër vende dhe në aspektin tregtar, ajo do të shndërrohet zonë që përjashtohet nga taksat doganore për Ballkanin e Hapur ose dicka e përafërt. BKS do t’i vijë në ndihmë gjithë vendeve të rajonit. Do të shndërrohet në element për optimizëm. Na nevojitet zgjidhje e qëndrueshme. Dëshirojmë që kjo zgjidhje të jetë sa më e zgjatur në kohë" ka thënë Eskobar.

Duke folur për barrikadat në veri ai tha se ka dëgjuar shqetësimet e njerëzve që i ngritën ato për të cilat ata i quajnë legjitime.
“Ne dëshirojmë të punojmë me bashkësinë sërbe në veri të Kosovës sesi të përmbushim kërkesat e saj. Egziston mënyra për të avancuar ashtu sikurse egzistojnë arsyet e ngritjes së barrikadave. Gjithashtu sërbët duhet të kthehen në institucionet e përbashkëta pasi aty janë të nevojshëm dhe mendoj se në të ardhmen e afërt kjo të të ndodhë“, tha Eskobar.

Sipas tij prioritet është gjetja e zgjidhjes për të gjithë rajonin dhe jo vetëm për Sërbinë dhe Kosovën.

Ashtu sikurse tha se presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq është i vendosur se do të përpiqet në drejtim të heqjes së barrikadave por nuk dha ndonjë afat për heqjen e tyre.

"Shpresoj se kjo do të ndodhë për disa ditë" ka thënë Eskobar.

Duke folur për planin franko-gjerman, Eskobar tha se prioritet është gjetja e një zgjidhjeje për të gjithë rajonin jo vetëm për Kosovën, ashtu sikurse SHBA thekson se Ballkani Perëndimor është pjesë e rëndësishme e bashkësisë euroatlantike.  

"Kur bie fjala për rregjistrimin e targave apo dhe për kartat e identitetit këto duhet të jenë dokumente që të kalojnë ngado. Në vend që të debatojmë rreth dokumentacioneve, ejani të bisedojmë për heqjen e përdorimit të tyre. Egzistojnë mundësi reale për të nxjerrë mësime dhe për të gjetur zgjidhje për qytetarët" ka thënë ai.

Siç thotë ai, fakti është se Beogradi ka një ndikim të madh tek popullsia në veri dhe kështu duhet, sepse ata nuk janë vetëm qytetarë të Kosovës, por edhe të Serbisë.

“Ata kanë plotësisht të drejtë në mbrojtjen e institucioneve të Kosovës dhe të marrin pjesë në jetën politike të Sërbisë. Na duhet të gjejmë një zgjidhje për këtë komunitet. Para së gjithash, duhet të jetë në dorën e sërbëve vendas, ata duhet të merren me këtë situatë, ata ndjejnë humbjen e dialogut në struktura. Ata duhet të kenë një rol të madh. Ata duhet të ankohen për dobësinë e tyre. Ne dëshirojmë që ata të jenë në struktura që të kenë ndikim. Ata janë përfaqësuesit legjitimë të komunitetit",ka thënë Eskobar.

Pyetjes nëse Vuçiq është tërhequr nga kërkesa drejtuar KFOR për dërgimin e ushtrisë, Eskobar ka thënë se nuk duhet ta militarizojmë këtë krizë.

"Nuk është koha të përdorim ushtrinë veçse diplomacinë", ka thënë ai duke shtuar se deklarata e tij se SHBA i japin garanci Kosovës, nuk është kërcënim për Sërbinë pasi këto garanci i kanë edhe sërbët në Kosovë.

"Nuk do të lejojmë askënd nga Kosova të kërcënojë Sërbinë apo të kërcënojë stabilitetin e veriut të Kosovës" ka thënë Eskobar.

Ai ka ripërsëritur se si Iniciativa e Procesit të Berlinit apo dhe ajo e Ballkanit të Hapur, mund të shërbejnë si mundësi të mëdha për rajonin.

"Kjo nënkupton se njohja e Sërbisë dhe Kosovës do t’u japë mundësi për marrëdhënie paqësore mes tyre. Se në cfarë mënyre këtë unë nuk e di. Mendoj se të gjitha vendet duhet të njohin njëra-tjetrën dhe të përpiqen për të aspiruar drejt BE. Çfarë lloj marrëdhëniesh do të ekzistojnë, kjo do të celë mundësi dhe kjo është ajo që ne duam të arrijmë" ka përfunduar Eskobar.