Eskobar: Vazhdimi i bisedimeve për BKS pas dy javësh në nivelin e negociatorëve kryesorë

Gabrijel Eskobar
Burim: Kosovo Online

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar ka deklaruar sot se bisedimet për Bashkësinë e Komunave Sërbe do të vijojnë pas dy javësh në nivelin e negociatorëve kryesorë të Sërbisë e Kosovës me qëllim që të gjendet një zgjidhje kompromisi sesi duhet të duket BKS.

Në konferencën onlajn për shtyp, nënvizon se takimi i djeshëm mes presidentit sërb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit kosovar Albin Kurti me zyrtarët e BE në Bruksel, të dy palët kanë paraqitur propozimet e veta rreth draft-statutit të BKS.

„Topi tani është tek të dy palët, të kalisin propozimin e tyre që të jetë i pranueshëm për palën tjetër dhe të jetë model në përputhje me kornizën europiane dhe që të mbrojë të drejtat e sërbëve në Kosovë. Mendoj se të dy palët janë shumë serioze në lidhje me këtë, ashtu sikurse SHBA është mjaft serioze për të pritur rreth përparimit të kësaj çështjeje. Në takim Ekipi Drejtues prezantoi draft-statutin e BKS, Kurti prezantoi parimet e tij për të. Të dy propozimet janë serioze dhe diskutimet do të vazhdojnë, ka thënë Eskobar.

Ky i fundit u shpreh se Sërbia dhe Kosova, pranuan marrëveshjen e detyrimeve ligjore për normalizimin e marrëdhënieve ku në takimin e Brukselit u bisedua për implementimin e saj.

“Implementimi fillon me formimin e BKS, në takim u diskutuan elementët e rëndësishëm që lidhen me Bashkësinë e tani u mbetet negociatorëve kryesorë të ecin përpara dhe të dalin me një propozim për draft-statutin e BKS të pranueshëm nga të dyja palët. Është e rëndësishme që BKS të jetë platformë për përmirësimin e pozitës dhe mbrojtjes së sërbëve të Kosovës dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën politike të saj” tha Eskobar.

I pyetur nëse Kurti refuzoi draft-statutin e BKS të prezantuar nga Ekipi Drejtues duke pretenduar se nuk “donte një Republikë Sërbe të re në Kosovë” e ku për rjedhojë dialogu hyri në qorrsokak, Eskobar tha se tashmë janë ndërmarrë disa zhvillime pozitive në lidhje me këtë çështje dhe se ai pret që të vazhdojë në këtë drejtim.

“Nuk ka presion as ndaj Sërbisë dhe as ndaj Kosovës për të pranuar propozimin e palës tjetër për draft-statutin e BKS. Kjo nuk është një situatë ku njëra palë humbet dhe tjetra fiton, ky është një proces që duhet të jetë fitues për të dy palët. Këto të fundit duhet t’a kuptojnë me seriozitet këtë proces, veçanërisht Kosova në kuptimin që BKS duhet të kalojë përmes procedures së duhur parlamentare e ligjore, në mënyrë që procesi i formimit të saj të jetë i pakthyeshëm” tha Eskobar.

Ky i fundit tha se modeli i aplikuar në Bosnjë-Hercegovinë është shembull unik dhe se nuk do të përsëritet në Kosovë.

Kur bie fjala për afatet në të cilat BKS mund të formohet, Eskobar tha se ai shpreson se kjo mund të ndodhë deri në fund të vitit.

“Mendoj se kjo nuk është e parakohshme, liderët po takohen, po diskutojnë çështjet e duhura, po bëhet njëfarë progresi. Nuk e prisnim që në takimin e djeshëm do të mirëkuptoheshin për BKS, por është e rëndësishme që diskutimi filloi”, tha Eskobar.

Ky i fundit përshëndeti miratimin e Deklaratës për personat e zhdukur në takimin e Brukselit dhe tha se do të mbetet i angazhuar në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Kosovës, së bashku me kolegët nga BE.

“SHBA dhe BE janë plotësisht të përkushtuara për normalizimin e marrëdhënieve. Stabiliteti i rajonit, varet nga kjo, komunitetet që jetojnë në Kosovë, përballen me sfidat që përjeton Europa” tha Eskobar.

Zyrtari amerikan në fillim të konferencës së shtypit, u shprehu ngushëllimet familjarëve të të vrarëve që u qëlluan në një shkollë fillore në Beograd.