Staroviq në Uashington për Kosovën me Eskobarin dhe përfaqësues të Departamentit të Shtetit
Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Sërbisë Nemanja Staroviq, ka biseduar sot në Uashington me përfaqësues të Departamentit të Shtetit për promovimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe situatës së sigurisë politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor në veçanti me çështjen e Kosovës.
Staroviq ka biseduar me zv.ndihmës sekretarin e Byrosë së Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit Gabriel Eskobar, me zv.ndihmësen sekretaren e shtetit të SHBA për Europën, Mira Reznik, me përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA, Spenser Bojer, zv.ndihmës sekretarin e mbrojtjes së SHBA për Europën dhe NATO-n, si dhe me zv.ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për çështjet politike Havier Kolomin, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes.
Sekretari i shtetit gjithashtu në drekën e punës, ka biseduar edhe me përfaqësues të Komitetit të Çështjeve Amerikano-Europiano qëndrore (ACEBA).
Staroviq kryesoi delegacionin e Sërbisë në Uashington për të marrë pjesë në Konferencën e 18 të NATO-s për armët e shkatërrimit në masë (OMU), kontrollin e armatimit, çarmatimit dhe mospërhapjes OMU.
0 komentet