EULEX për aksionin e Policisë së Kosovës: Nuk kemi qenë të njoftuar paraprakisht
Burim: Kosovo Online
EULEX-i nuk ishte i njoftuar paraprakisht. Po monitorojmë në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan, EULEX-i për Kosovën i është përgjigjur online pyetjes se a janë informuar për aksionin e sotëm nga Policia e Kosovës, pjesëtarët e së cilës bastisën degët e Bankës së Kursimeve Postare në veri të Kosovës.
Anëtarët e KFOR-it nga një distancë prej rreth 20 metrash kanë vëzhguar se çfarë po ndodhte në degën e bankës në Mitrovicën e Veriut.
Kujtojmë se aksioni i koordinuar i Policisë së Kosovës dhe bastisjet në zyrat e BKP kanë filluar sot në të njëjtën orë rreth orës 15:00 në të katër komunat në veri të Kosovës.
Pas bastisjes klientët e bankës të cilët në atë moment ndodheshin në degët e Postës së Kursimeve janë larguar nga lokalet, ndërsa para objekteve të bankës në të katër komunat ndodhen pjesëtarë të Policisë së Kosovës të armatosur me armë tytëgjata.
Siç dihet, pjesëtarët e njësive speciale janë të dislokuar në disa pika të rrugëve që të çojnë në banka.
0 komentet