Flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë së Madhe janë hequr pranë hotelit të Vuçiqit në Davos
Burim: Novosti
Flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë së Madhe, të cilët u varën sot përballë hotelit ku po qëndron Presidenti serb Alleksandar Vuçiq në Davos gjatë Forumit Ekonomik Botëror, janë ulur sot në mbrëmje, raporton gazetari i Tanjugut, nga resort dimëror zviceran.
Vuçiq sot ka mbërritur në Davos, ku do të qëndrojë deri më 19 janar dhe me të mbërritur, matanë hotelit të tij është “pritur” nga dy flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë së Madhe.
Më herët gjatë ditës së sotme, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Presidenti i Serbisë u takua me Kryeministrin spanjoll Pedro Sançez dhe drejtorin ekzekutiv i “Affinity Partners”, Xhered Kushner.
Vuçiq mori pjesë edhe në panelin për forcimin e industrisë evropiane, të organizuar nga Kryeministri belg Aleksander De Kro, si dhe në pritjen zyrtare të organizuar nga Mbreti Fillip dhe Mbretëresha Matillda e Belgjikës.
0 komentet