Todiq: Kurti vijon me vendime të paarsyeshme duke u marrë peng sërbëve tokat në veri
Kryetari i organit të përkohshëm të Komunës së Leposaviqit Zoran Todiq, ka thënë për Kosovo onlajn se qeveria e Albin Kurtit vijon me veprime të njëanshme dhe të paligjshme me shpronësimin e tokave në veri të Kosovës pa miratimin e banorëve apo dhe qeverisjes vendore.
Todiq thekson se lëvizjet e njëanshme të qeverisë në Prishtinë në veri, shkaktojnë vijueshmërinë e thellimit të krizës.
“Qeveria e Albin Kurtit vazhdon përmes lëvizjeve të njëanshme në hapësirën e katër komunave në veri, të shkaktojë kriza dhe pasiguri të reja. Merren vendime pa miratimin e popullsisë vendore, pa konsultim prej përfaqësuesve nga pushteti vendor. Populli fill pas vendimit të djeshëm ndjehet i shqetësuar dhe mërzitur, pasi e dimë mirë dhe jemi të vetdijshëm se çfarë çoi në shpronësimin e tokës vitin e kaluar, për ndërtimin e projekteve infrastrukturore. Të gjithë e dimë shumë mirë që pas shpronësimit ilegal të ndodhur vitin e kaluar, në territorin e komunës sonë dhe komunës së Zubin Potokut, u ndërtuan baza policore-ushtarake. Vendimi në fjalë është vërtet i paarsyeshëm, pasi vjen pas tensioneve të paradokohshme që kanë ndodhur në Komunën e Leposaviqit, Veriut të Mitrovicës, Zveçanit dhe Zubin Potokut. Qeveria në Prishtinë nuk i respekton dispozitat e veta sepse për një vendim të tillë, nevojitet konsultimi me popullsinë vendase përmes një dëgjese publike. Fatkeqësisht ashtu si vitin e kaluar dhe këtë herë e kemi mësuar përmes mediave se qeveria në mbledhjen e djeshme ka marrë këtë vendim çka shkakton ankth tek populli ynë ku ka të bëjë me komunat kadastrale të Drenit dhe Leshakut” ka thënë Todiq.
Kjo është një dëshmi më shumë e papërgjegjshmërisë së pushtetit në Prishtinë dhe sipas letrës që ata kanë dërguar është e paqartë se për cilën territor toke bëhet fjalë.
“Për momentin nuk kemi shumë dijeni se për cilën parcelë të paluajtshme kadastrale bëhet fjalë pasi ataret në këto dy komuna kadastrale janë vërtet të mëdha. Kjo është lëvizje e paarsyeshme dhe e njëanshme e qeverisë së Prishtinës. Ne që jetojmë këtu, sigurisht që nuk do të vështrojmë me qetësi ndërhyrjen në jetët e qytetarëve tanë dhe fjalën e kam konkretisht për komunën e Leposaviqit”, ka theksuar Todiq për Kosova Online.
Ai ka theksuar se pret që bashkësia ndërkombëtare të reagojë dhe të parandalojë këto lëvizje të Prishtinës.
“Ajo që ne si pushtet lokal do të bëjmë, para së gjithash, është apeli ndaj komunitetit ndërkombëtar, t'i informojë dhe paralajmërojë se lëvizje të tilla të njëanshme nuk kontribuojnë në krijimin e një mjedisi paqësor dhe të sigurtë, pasi populli sërb që jeton në këto katër komuna ka treguar se është për paqe dhe bashkëjetesë me fqinjët tanë shqiptarë. Por njerëzit që përfaqësojnë pushtetin në Prishtinë këtë nuk e kuptojnë. Sigurisht besoj se shteti ynë Sërbia do të bëjë përpjekje të mëtejshme për t'i dhënë fund vendimeve të tilla” përfundon Todiq.
Kujtojmë se në mbledhjen e djeshme Qeveria e Kosovës u miratua vendimi për shpalljen e projekteve infrastrukturore me interes publik në fshatin Dren dhe Leshko të komunës së Leposaviqit. Kjo komunë që ndodhet në skajin më verior, ka 72 fshatra, prej të cilave 33 janë komuna kadastrale dhe një nga zonat më të mëdha kadastrale është fshati Borçan.
komentet