Vuçiq: Kam frikë se nuk do t’a shikojmë së shpejti BKS
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka përsëritur sot pas takimit me presidenten e Komisionit Europian Ursula fon der Lajen, se Sërbia është e përkushtuar të ruajë paqen dhe stabilitetin dhe se i di detyrimet e veta, por e ka të qartë se çfarë është në kundërshtim me Kushtetutën e Sërbisë çka nuk mundet t’a bëjë.
Vuçiq në konferencën e përbashkët për mediat ka thënë se në takimin me Fon der Lajen i tha kësaj të fundit gjithçka që i ka thënë në takimin e fundit në Bruksel me përfaqësuesit e BE dhe tre anëtarëve më të mëdhenj të BE-Franca, Italia dhe Gjermania.
"Gjithçka që i thashë në Bruksel tek kjo mendojmë edhe më tej. Sërbia është e përkushtuar të ruajë paqen dhe stabilitetin, di detyrimet e veta dhe do t’i përmbushë. Për Sërbinë është e qartë se çfarë nuk mundet të bëjë në kundërshtim me Kushtetutën e Sërbisë" ka thënë Vuçiq duke thënë se i ka njohur të gjithë partnerët ndërkombëtarë me këtë.
Vuçiq thekson se tek ky pozicion do të qëndrojë.
"Ne e dimë se çfarë ka pranuar Sërbia, ndërsa për çfarë kemi diskutuar në Kuvend dhe do të sillemi me përgjegjësi në përmbushjen e detyrimeve tona, duke pritur që të tjerët të përmbushin atë që u angazhuan 11 vjet më parë”, tha presidenti i Sërbisë.
Ky i fundit ka theksuar sot se për Sërbinë pavarësia e Kosovës nuk është çështje dhe se nuk e ka problem t‘a thotë këtë para presidentes së Komisionit Europian, Ursula fon der Lejen por përkundrazi, është krenar për këtë.
“Për ne njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje, me krenari e them para presidentes së Komisionit Europian. Ne i dimë detyrimet tona nga dialogu, jemi të gatshëm t'i përmbushim, por më duhet të theksoj një gjë që 11 vjet dhe para të gjitha marrëveshjeve, Prishtina e cila kishte veçse një detyrim-BKS, dhe këtë nuk e bëri” tha Vuçiq.
Duke folur për statutin e BKS të prezantuar nga Pesëshja e Madhe, Vuçiq thotë se një pjesë e mirë tashmë janë të përfshira në parimet e marrëveshjes së vitit 2013.
Vuçiq kujton se është dakordësuar që të mos dalin detaje dhe kujtoi se tashmë e ka thënë për atë dokument që është bazë e mirë.
"Jemi të gatshëm të flasim rreth kësaj" tha ai.
Shtoi se ka frikë se BKS nuk do t‘a shikojmë së shpejti.
"Di mirë të gjitha hilet ballkanike dhe kam frikë se do të jemi për këtë çështje në pozitë të vështirë. Nëse ata do të mund t’a shikojnë këtë forcë në Europë, disa e shikojnë dhe tani. Dhe për Ursulën dhe të tjerët, është mënyra që ne të bëjmë mjaft lëshime sepse ata e shikojnë ndryshe nga ngjarjet tona. Këto janë qëndrimet e tyre dhe janë shumë më të buta sesa nga ato që dëgjoj nëpër takime. Nuk ka gjëra të bukura dhe të lehta, duhet të themi se cili është qëndrimi ynë. në të njëjtën kohë duke mbrojtur interesat kombëtare”, tha Vuçiq.
BE partneri i parë ekonomik i Sërbisë
Bëri të ditur, me Fon der Lajen konstatoi se BE është partneri i parë ekonomik i Sërbisë.
Në këtë kuptim thuhet se me BE do të arrijmë 2/3 e eksportit, 3/5 e investimeve të huaja.
"Sërbia është partneri kryesor tregtar i BE nga Ballkani, ka peshë prej 50% të eksporteve në BE, pjesa tjetër së bashku përbëjnë 50% të tjera”, tha Vuçiq dhe shtoi se tregtia e mallrave në periudhën prej janari deri në gusht arriti në 25.82 miliardë euro dhe vlera e eksporteve ishte më e lartë për 12.6 miliardë, ndërsa importet janë 2.4% më të ulëta.
Siç shprehet ai, kjo nuk po ndodh sepse ne befas jemi bërë më të fortë me inteligjencën dhe forcën tonë, si dhe kemi tërhequr investitorët europianë që prej këtej eksportojnë në vendet e tyre, por dhe në tregje të tjera.
Ai tha se sot ka dëgjuar fjalë inkurajuese nga Plani për rritje në kuadër të të cilit pritet mbështetje e konsiderueshme financiare nëse edhe ne i përmbahemi detyrimeve tona.
“Pranimi dhe formimi i tregu të vetëm rajonal, është prioritet për Sërbinë, ne këtë e konsiderojmë si përfitim” ka theksuar presidenti.
komentet