Forumi Pupin në Beograd: SHBA nuk janë më të fokusuara tek Europa e kështu as në Ballkan

Pupin forum
Burim: Kosovo Online

Momentalisht ndodhemi në epokën tranzitore kur SHBA nuk do të jenë më përgjegjëse për të gjitha, e kështu administrata amerikane nuk është më e fokusuar në Europë e kështu as në Ballkan, është thënë në Forumin e Dytë Pupin në Beograd që u çel nën moton “Ridrejtimi strategjik: Inovacioni, fuqia dhe ngritja e kombeve të shkathëta”.

Drejtori egzekutiv i Iniciativës Pupin, Vuk Velebit ka theksuar në fjalim se para dy vitesh një vizion i përbashkët u mor me qytetarët e Sërbisë dhe SHBA rreth çështjes së forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Ndajmë vizion të përbashkët që marrëdhëniet e mira të SHBA dhe Sërbisë jo vetëm që janë të mundshme por dhe kyçe. Sot mund të themi me krenari se vizioni bëhet realitet. Kemi vendosur urë që lidh dy popuj, dy vende” ka thënë ai.

Tha se ndodhemi në kohën e ndryshimeve gjeopolitike me të cilën po përballet dhe Sërbia.

I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA Aleksander Titolo ka thënë se aktualisht është kohë interesante në raportet mes Sërbisë dhe SHBA.

“Në Sërbi egziston lidhje entuziaste me SHBA. Kjo duhet të shfrytëzohet” theksoi ai.

Titolo tha se Sërbia ka institucione, potencial dhe vullnet që të jetë lider në rajon, ndërsa SHBA këtë dëshiron t’a mbështesë.

Fridman: Europa e gatshme të mbrohet e vetme

Në fjalimin e vet, themeluesi dhe presidenti i organizatës “Global futures” Xhorxh Fridman, u shpreh se SHBA pas Luftës së Dytë Botërore ndërtoi sistemin ekonomik me synim rimëkëmbjen e Europës.

“Sistemi që u themelua në 1945, ka dy realitete, ushtarake e ekonomike. Në fund të luftës BRSS pushtoi gjysmën e Europës, ndërsa SHBA nuk donte t’i pushtonte të gjitha e mori masa përgjegjësie. Njëra ishte krijimi i Nato, ndërsa tjetra krijimi i sistemit ekonomik me synim rimëkëmbjen e Europës” sqaroi ai.

Fridman tha se po përballemi momentalisht me sfida gjeopolitike që duhet t’i japin fund Luftës së Ftohtë.

“Rënia e Perdes së Hekurt nuk i dha fund Luftës së Ftohtë, pasi tensionet mbetën” tha ai. Fridman tha se lufta në Ukrainë tregoi që aleanca ushtarake e Nato-s u zbeh, pasi duket se Europa është e gatshme që të mbrohet e vetme.

Ai theksoi se nuk është më epoka në të cilën SHBA të mund të udhëheqë luftërat për të tjerët, pasi i ka dhënë instrumentet Europës që të mbrohet e vetme.

“Realiteti i ri po shfaqet tashmë. Ky është dhe rasti me Sërbinë” ka thënë Fridman.

Bota, sipas fjalëve të tij, duhet të përballet me transformimin e SHBA, duke shtuar se Amerika nuk mundet të jetë përgjegjëse për mbarë botën.

“Ne po orjentohemi drejt botës normale, pa shkeljen e normave” tha ai.

Riker: Amerika nuk është më e fokusuar në Europë

Ish ndihmës sekretari i shtetit Filip Riker ka thënë se ndodhemi në pikën tranzitore ashtu sikurse ka qenë në 1999 ndërsa disa do të thoshin dhe 1937 për rastin e SHBA pasi Amerika nuk do të angazhohet direkt në rajon sikurse në tre dekadat e fundit.

“Administrata amerikane nuk është e fokusuar në Europë e kështu as në Ballkan” ka thënë Riker.

Ky i fundit u shpreh se para 30 vitesh kur negociohej për Marrëveshjen e Dejtonit, Ballkani ishte në mediat botërore dhe se ndodhej mes prioriteteve të jashtme të SHBA.

Tani, thotë ai, 30 vite më pas është e rëndësishme të shikohet se ku ndodhet rajoni, çfarë është bërë e çfarë nuk është bërë.

Ai theksoi se politika e jashtme e SHBA në koordinim me Brukselin, ka qenë përherë kyçe që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE.

“Që vendet e Ballkanit Perëndimor në kufijtë e sotëm të integrohen drejt BE” nënvizoi Riker duke shtuar se Sërbia duhet që nën raporte të paqta me fqinjët të angazhohej në integrimin europian.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për rajonin në të cilën disa forca kanë ndikim të rëndësishëm duke shtuar se nuk shikon që Rusia të ketë bërë ndonjëherë shumë për Sërbinë.

Ai bëri të ditur se rajoni dhe Sërbia duhet të tërheqin vëmendjen ndaj vetes për rezultatet ekonomike, arritjet në shkencë ashtu sikurse në të kaluarën kanë bërë Tesla, Pupin dhe të tjerët.

Riker shtoi se është e rëndësishme që në Ballkan të kapërcehet e kaluara.

“Është koha që të ecni përpara, të lëvizni prej konflikteve të ngrira. Ashtu sikurse kam thënë, do të ketë vëmendje gjithmonë e më të paktë të SHBA për këtë rajon ndërsa kështu duhet të jetë dhe për Europën. Shpenzoni mjaft kohë me mendime se çfarë mendon bota për ju, në vend që të mendoni rreth vetes suaj” sqaroi ai.

Kërstiq: Rajoni në oborrin e BE

Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd Millan Kërstiq shpreh rëndësinë e integrimit europian të vendeve të rajonit ku sikurse vlerësoi, ndodhen në oborrin e BE.

“Por duket se disa në BE mund të mendojnë se duhet të qëndrojmë në oborr dhe ky është opcion i keq. Nëse nuk do të integrohemi, kjo mund të shkaktojë probleme të mëdha për BE në planin afatgjatë” ka thënë Kërstiq.

Ky i fundit kujtoi se vendi i fundit nga rajoni që u bë anëtare e BE ishte Kroacia dhe kjo ndodhi në vitin 2013, çka mund të jetë e frikshme se kjo është strategji afatgjatë e BE.

Inovacioni, fuqia dhe ngritja e kombeve të shkathëta

Forumi i Pupin do të hulumtojë sesi ekonomitë fleksibile si Sërbia mund të përfitojnë nga riorganizimet strategjike përmes partneriteteve të thella transatlantike, ekosistemeve teknologjike në rritje, diversifikimit të energjisë dhe lidershipit shkencor.

Forumi do të shqyrtojë gjithashtu se si bashkëpunimi mes SHBA dhe Sërbisë mund të zhvillohet në epokën e re politike dhe si Ballkani mund të forcojë rolin e vet në zinxhirët globalë të vlerave, zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe diplomacinë e re rajonale.

Me zëra kryesorë nga politika, biznesi, akademia dhe inovacioni amerikan, përfshirë folësin kryesor Xhorxh Fridman, Forumi Pupin sikurse u njoftua, do t’a paraqesë Sërbinë jo si vëzhguese, por si lojtare serioze dhe strategjike në botën e së nesërmes.

Në tubimin me temë "Si mund ta konfirmojë Ballkani rëndësinë e tij strategjike në epokën e fragmentimit global dhe aleancave në ndryshim", ka folur Filip Riker, ish-ndihmës sekretar i shtetit të SHBA, Millan Kërstiq profesor i Universitetit të Beogradit, Kaush Arha, president i Forumit të Lirë dhe të Hapur Indo-Paqësor dhe bashkëpunëtor i lartë jo-rezident i Këshillit Atlantik.

Me temën "Çfarë e shtyn kapitalin amerikan drejt Sërbisë? Çfarë mungon për besim të plotë në investime?" do të diskutohet nga Francisko Gonzalez, drejtor egzekutiv i Klubit Ekonomik të Majamit, Marija Zhivanoviq Smit, drejtoreshë e marketingut dhe komunikimit, IEX, Dejvid Shoh, bashkëthemelues dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Shoqatës Sërbe të Kapitalit Privat.

Rreth kësaj sesi Sërbia të mund të lidhet më mirë me mendjet udhëheqëse të saj jashtë shtetit, do të bisedojë Nemanja Petroviq, kryeinxhinier Databricks, Nenad Tomasheviq bashkëthemelues dhe drejtori egzekutiv i Dren Bio, Mina Konakoviq Llukoviq, docente dhe kryehulumtuese në Laboratorin e shkencave kompjuterike dhe inteligjencës artificiale MIT.