Vuçiq: Sërbia do të kërkojë seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit në KB për situatën në Kosovë
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se Sërbia do të kërojë seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit në KB për situatën në Kosovë. Ai vlerësoi se sulmet ndaj enklavave sërbe si dhe vendimi i BQK për heqjen e dinarit në Kosovë ka për qëllim spastrimin etnik të sërbëve. Gjithashtu ka thënë se Sërbia të hënën do të vazhdojë me dërgimin e pagesave për popullin në Kosovë përmes automjeteve të blinduara që janë të licensuara e kjo është kompania britanike "Henderson".
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se sot janë sulmuar të gjitha enklavat sërbe nga ana e policisë kosovare që kanë për qëllim spastrimin etnik të mëtejshëm të sërbëve e kjo vjen pas vendimit të BQK për heqjen e dinarit nga Kosova.
Vuçiq në fjalimin e tij drejtuar qytetarëve në Pallatin Sërbia tha se vendimi për heqjen e dinarit nuk është vendim i ndonjë institucioni të veçantë, por është bërë me iniciativën e kryeministrit kosovar Albin Kurti.
Vuçiq tha se sot pjestarët e policisë së Kurtit rreth orës 11 përmes shumë aksioneve të sinkronizuara, bastisën ambjentet e organeve të përkohshme në Pejë, Istog dhe Klinë.
"Bastisën Shtëpinë e Shëndetit në Osojanë, e mbyllën atë. Ishin përpara farmacisë, keqtrajtonin njerëzit, e egzagjeronin me gjërat. Sulmuan të gjithë enklavat sërbe në Metohi pas vendimit që nuk ka kurrëfarrë lidhje me vendimin formal të BQK, në thelb ky është vendim i Albin Kurtit që të heqë dinarin", ka thënë Vuçiq.
"Vendimin e mori Kurti"
Presidenti ka thënë se pas vitit 1999, nga marrëveshja e parë e Brukselit deri tek principet në të cilat u nënshkruan në vitin 2019, pas të gjithë dhe çdo atyre akteve, norma më domethënëse është e drejta që ka Republika e Sërbisë të financojë aktivitete të caktuara, shëndetësinë, arsimin dhe pensionet për popullsinë sërbe në K&M.
"Shqiptarët kurrë nuk kanë dashur të merrnin pjesë në formimin e BKS por që kjo e drejtë kurrë nuk është vënë në diskutim. Kurti mori vetë iniciativën me qëllimin pasues. E ky është spastrimi i popullsisë sërbe nga territori i K&M dhe skllavërimi i qëllimshëm i tyre me kushte të padurueshme jetese. Ata nuk mund të qetësohen dhe të kuptojnë se dialogu është i rëndësishëm dhe ne kemi dialog sepse Kosova nuk është shtet i njohur ligjërisht ndërkombëtarisht. Përndryshe, nuk do të kishin dialog. Kurti vazhdimisht kërkon dhe pret mbështetjen e fuqive ndërkombëtare dhe ata si shtet që pretendohet të jetë i pavarur, kanë të drejtë t’a marrin. Ndërsa ne kemi të drejtën e dialogut, i cili duhet”, tha presidenti.
“Pas vitit 1999, nga marrëveshja e parë e Brukselit e deri tek principet që u nënshkruan në vitin 2019, pas të gjithë akteve dhe çdo prej këtyre akteve më domethënëse është e drejta e Republikës së Sërbisë për financimin e aktiviteteve të caktuara, shëndetësisë, arsimit, pensioneve për popullatën sërbe në K&M. Shqiptarët kurrë nuk kanë dashur të marrin pjesë në formimin e BKS por kjo e drejtë nuk është vënë në diskutim”, ka thënë presidenti dhe shtoi se Kurti ka marrë vendim të vetëiniciuar me një qëllim.
“Ky është spastrim etnik i popullsisë sërbe nga territori i K&M dhe skllavërimi i qëllimshëm i tyre me kushte të padurueshme të jetesës”, tha ai.
Euro monedhë de fakto
Shtoi se beson që partnerët perëndimorë do të tentojnë që të zgjedhin për të drejtën elementare të popullsisë sërbe.
"Besoj në atë që na kanë thënë" tha Vuçiq dhe shtoi se do të marrë të gjitha masat dhe që njerëzit në K&M duhet t’a dinë që Sërbia do të bëjë gjithçka që të hollat t’i përfitojnë në kushte të vështira.
"Ata që nuk dinë asgjë përveçse bëjnë diçka kundër shtetit, të mos mashtrojnë opinionin se dikur dikush rreth kësaj ka folur, se dikush tjetër ka marrë pjesë në të. Në këtë nuk ka marrë pjesë as SHBA dhe as BE, ndoshta dikush që pret gjithçka. Shteti do të sigurojë të holla të mjaftueshme dhe kjo me të ardhura të rritura, pasi prej sot pensionet janë më të larta për 14.8% ashtu sikurse dhe pagat. Ne besojmë se Kurti do të vazhdojë të ndërhyjë dhe të udhëheqë aksion ndaj jetës normale të sërbëve. Do të japim gjithçka nga vetja që sërbët në K&M të mbijetojnë. Kosova nuk është anëtare e BE, ata njëanshmërisht adoptuan euron si monedhën e tyre. Ky nuk është kurs ligjor në K&M. Madje dhe në uebsajtin e BE shkruhet se Kosova e përdor euron si monedhë de fakto pasi nuk ka marrëveshje me BE”, tha Vuçiq.
Ky i fundit sqaron se kur Prishtina thotë se “Banka Popullore bisedon me Bankën e tyre Popullore” ata në fakt po kërkojnë njohje dhe siç thekson ai, këtë nuk do t’a marrin. Vuçiq theksoi se po përdorin truk të ri dhe thonë se Banka e Kursimeve Postare duhet të aplikojë për licencë të veçantë dhe leje për të punuar, çka nuk është e nevojshme pasi çdo gjë ka funksionuar gjithmonë sipas sistemit të aplikimit.
“Sërish këtë e kërkojnë për njohje apo dhënien e ndonjë legjitimiteti të pavarësisë së Kosovës”, tha Vuçiq, duke theksuar se Prishtina po vazhdon me të gjitha metodat e dhunshme për të dëbuar popullin sërb nga Kosova.
Vuçiq thotë se pavarësisht gjithçkaje, Sërbia do të gjejë mënyrën për të mbrojtur popullin e vet në Kosovë dhe se ata nuk kanë arsye për t'u shqetësuar.
“Do të gjejmë banka private që do ta marrin liçensa. Do të gjejmë zgjidhje sesi të japim të hollat popullit tonë dhe njerëzit tanë nuk duhet të jetë të shqetësuar. A është situatë e lehtë-nuk është, por Sërbia do të gjejë metodat që t’i ndihmojë", ka theksuar Vuçiq.
"Kemi marrë masa dhe kemi mbushur thesarin dhe sot kemi paguar 650 milionë për gjithçka që duhet të paguajmë përmes institucioneve të ndryshme, kryesisht përmes Bankës së Kursimeve Postare, përmes Postës sonë, përmes disa bankave të tjera, diku rreth 22 milionë euro do të paguajmë, apo rreth 2.5 miliardë vetëm përmes Bankës së Kursimeve Postare dhe 800 milionë dinarë. Vetëm përmes Bankës së Kursimeve Postare sot nisëm të paguajmë para kohe rrogat, pensionet dhe asistencën sociale për njerëzit tanë në K&M, shumë përpara se të vijë koha për të paguar shkurtin. Deri në orën 12 arritëm të paguanim pesë milionë euro. Njerëzit janë të frikësuar dhe presin në radhë për të marrë paratë e tyre, deri tani kemi paguar pak më shumë se 1/3. Të hënën do të vijojmë të paguajmë përmes një transportuesi të automjeteve të blinduara të autorizuar dhe të licencuar, e kjo është kompania britanike Henderson. Përmes tyre, dhe në përputhje me ligjet dhe në përputhje me atë që është bërë gjithmonë. Besojmë se paratë do të vazhdojnë nga e hëna”, tha presidenti.
"Do t’i drejtohemi Këshillit të Sigurimit"
Vuçiq ka thënë se Sërbia do të vazhdojë të punojë me partnerët ndërkombëtare. Beson se tani tek bashkësia ndërkombëtare e kuptojnë sesa të drejtë kishte Sërbia kur paralajmëroi se njëra palë do të shkaktojë kaos dhe tentojë të eskalojë situatën në terren. Vuçiq pastaj tha se Sërbia do të kërkojë seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit në KB për situatën në Kosovë.
"U kam shkruar letra që kanë pothuajse të njëjtën strukturë, si dhe firmë të personalizuar. Nga e hëna këtë do t’a marrin të gjithë përfaqësuesit e BE si dhe të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit, përfshirë Rusinë dhe Kinën. Letrën do t’a firmos si President i Republikës, kjo është letra më e gjatë dhe më e vështirë që kam shkruar. Aty them se po shkelet e drejta ndërkombëtare, kam përmendur të gjitha lëvizjet eskaluese të Prishtinës, si dhe të gjitha lëvizjet e Prishtinës që u kërkuan nga bashkësia ndërkombëtare. Në përputhje me nenin 35 të Kartës së KB, Republika e Sërbisë do të paraqesë kërkesë për mbajtjen e seancës së veçantë të Këshillit të Sigurimit të KB. Do të paraqesim kërkesë në përputhje me nenin 35 me shkrim për seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të KB. Të shohim. Askush nuk ka të drejtën e vetos, nevojitet shumicë prej nëntë anëtarësh. Të gjithë të tjerët që kanë njohur pavarësinë ka të ngjarë të votojnë që seanca të zhvillohet. Ndaj do të vazhdojmë me konsultime, do të kërkojmë seancë dhe nuk do të tërhiqemi nga karta e KB si akti më i lartë që rregullon raportet mes shteteve”, tha presidenti.
Ai më pas i’u drejtua sërbëve në Kosovë.
"Dëshiroj t’i them popullit në K&M. E di se në çfarë situate jeni. Di se sa disa që shfaqin shqetësim nuk kujdesen për popullin sërb. E di përkryer se ata që nuk dinë asnjë vend në hartën e K&M, madje dhe ata që avokojnë për Kosovë të pavarur dhe nuk reshtin së akuzuari Beogradin për gjithçka. Dëshiroj t’u kujtoj se Kosova është e pavarur prej vitit 2008 dhe përgjatë gjithë asaj kohe kemi arritur të ruajmë jetë sërbi sa kemi mundur. Kemi paguar të hollat, kemi luftuar për popullin tonë, nuk do t'i lëmë njerëzit në baltë, Kosova është pjesë e vendit tonë dhe do të jetë gjithmonë. Do të luftojmë, deri sa t’ia dalim”, tha Vuçiq.
Rasti "Banjska"
Duke i’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, presidenti Vuçiq ka thënë se rasti "Banjska" ishte rezistencë e popullit dhe njerëzve që jetojnë në K&M.
"Në dallim nga polici që e sollën për t’a likujduar, ata që ishin aty kanë qenë nga veriu i Kosovës. Rreth shtypjes dhe sulmin ndaj sërbëve që donin të luftonin për lirinë e tyre. Ata kërkuan një gjë, të cilën ne e bërëm, që në dhjetor kur kishin barrikada, prej shtetit të tyre Sërbisë, kërkuan mbështetje. Nuk janë ata që shkelin të drejtën ndërkombëtare, por ata që dërguan policinë dhe ata që i mbështetën. Kërkuan që të mos persekutoheshin si bisha dhe lepuj përse morën pjesë në barrikada. Me të gjithë kam biseduar, me Llajçakun, Eskobarin dhe mora garanci se askush nuk do t'i ndjekë penalisht. Kur ua thashë këtë sërbëve të K&M, ata thanë se ty të besojmë, por atyre jo. Do na ndjekin si lepuj. Nuk e di se çfarë garancie mund të merrnim, u thashë atyre. Pastaj filluan t'i ndiqnin si lepuj dhe atëherë njerëzit rezistuan. Ende nuk kanë dhënë rezultatet e autopsisë familjeve të tyre pasi atëherë do të ishte e qartë se dy nga tre sërbët nuk janë vrarë nga larg, por gjakftohtësisht nga afër”, tha Vuçiq.
Vendimet në nivelin ditor
Vuçiq përsëriti, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, se është jashtëzakonisht e rëndësishme që sërbët në Kosovë të marrin para dhe se vendimet do të merren në përputhje me nivelin ditor.
"Nuk dëshirojmë që në asnjë sekondë e jo më gjatë se tre ditë sërbët të dëmtohen për parakompetencat. Kjo është ajo çka mund të bëjmë" tha Vuçiq.
Ky i fundit ka theksuar se Sërbia do të vazhdojë të financojë popullin sërb dhe se ata nuk kanë arsye për shqetësim.
“Shteti financon gjithçka dhe ne do të vazhdojmë t'i financojmë, ata janë qytetarët tanë, ata jetojnë në vendin tonë”, tha Vuçiq.
Pyetjes se si e komenton faktin që në Prishtinë po lavdërohen për heqjen e dinarit dhe armatosjen e tyre me raketa “xhavelin”, Vuçiq thotë se nuk është ashtu siç duket dhe se Sërbia ka armë shumë më të mira. Ai beson se tema të panumërta në Serbi keqpërdoren dhe ato i kthejnë në avantazhin e tyre.
“Unë nuk jam eurofanatik, jam shumë pragmatik dhe racional në këtë çështje dhe besoj se për ne është e vlefshme rruga europiane, po e di mirë se çfarë na kanë bërë shumë vende në çështjet politike, veçanërisht kur bëhet fjalë për K&M. Shikoj të ruaj Sërbinë nga goditjet e rënda, dhe kjo do të jetë më së shumti që mund të bëjmë për të modernizuar dhe reformuar më tej vendin" tha ai.
Kemi armë më të mira se “xhavelinët”
Theksoi se Prishtina lavdërohet me raketat antitank “xhavelin" ndonëse ato ende nuk i kanë siguruar.
"Në Prishtinë nuk kanë "xhavelinë", a do t’i sigurojnë, të shohim. Ne kemi armë shumë më të mira sesa "xhavelinët", ne kemi "kornet" që qëllojnë nga 7 deri në 8 km distancë, ndërsa "xhavelinët" godasin 4 km. Atyre i’u nevojiten "xhavelinët", neve "kornetët" nuk na nevojiten për ta", ka thënë Vuçiq.
Sqaron se Prishtina nuk ka njësi serioze të mekanizuar të cilën Sërbia do t’i shkatërronte me "kornetët". Shton se armatosja Prishtinës i nevojitet dhe për shkatërrimin e helikopterëve sërbë, por që nuk është e nevojshme për Sërbinë pasi Prishtina, si shumë në rajon, nuk i kanë.
Tha se Sërbia ka dhjetëra helikopterë dhe se në të ardhmen do të ketë akoma më shumë çka Prishtina mund t’i ëndërrojë.
"Nuk i kemi marrë prej amerikanëve, nuk kërkuan të n’a jepnin ndonjë armë, por ne i gjetëm dhe i blemë akoma më të mirë. Këto janë disa mitralozë kundëravionë dhe topa. Ne tani prodhojmë topat tanë dhe gjithçka që n’a nevojitet", ka thënë Vuçiq.
Për Kurtin dhe Sveçlën
Pyetjes nëse deklaratën e ministrit të punëve të brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla e shikon si frikësuese për sërbët, Vuçiq tha se Sveçla dhe Kurti bëjnë gjithçka sesi të dëbojnë sërbët nga vatrat e tyre.
"Kurti dhe Sveçla mendojnë që terrorin t’a ndërmarrin për të arritur qëllimet e tyre politike, pavarësisht rëndimit të situatës e cila nuk ishte e tillë para 10 apo 20 vitesh por inkurajohet prej viteve ’60 dhe ’70. Ne me zgjuarsi të mjaftueshme dhe politikë të mençur por edhe me forcën tonë do të presim momentet e duhura në çdo kuptim, që të mbrojmë interesat tona kombëtare e jetike” theksoi Vuçiq.
Ky i fundit komentoi, duke aluduar tek Sveçla dhe Kurti, se i pëlqen kur dikush ndihet i fuqishëm dhe i fortë dhe mendon se mund të bëjë gjithçka. Sipas vlerësimit të tij, mirë është që është kështu.
“Ne na duhet të jemi të kujdesshëm, të përgjegjshëm dhe serioz”, tha Vuçiq.
0 komentet