Staroviq: Deklarata e ashpër e Departamentit të Shtetit, dy mesazhe të SHBA për dy ditë-sinjal se ka vullnet që Kurti të ndalet
Sekretari i shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes të Sërbisë Nemanja Staroviq thotë se deklarata e mbrëmjes së sotme e Departamentit të Shtetit në të cilën Qeverinë e Kosovës e fton që menjëherë të shtyjë vendimin e Bankës Qëndrore për pezullimin e dinarit, është më e ashpër se ajo e fundit, ku është fakt se deklarata e dytë e para disa ditëve, është sinjal se egziston vullnet që Albin Kurti të ndalet.
“Sipas përvojave të hidhura të mëparshme jemi të prirur të mendojmë se e gjithë kjo është shfaqje në të cilën Kurti ekspozohet ndaj kritikave, ndërkohë që i lihet dorë të bëjë atë që dëshiron. Por kjo deklaratë është më e ashpër se çdo gjë që kemi dëgjuar ditët e kaluara. Dhe nëse e lexojmë me kujdes tekstin e deklaratës, thuhet se nuk kanë marrë sqarim nëse ka nevojë për një vendim të tillë, pra kërkojnë zvarritjen e gjithë vendimit. Jo vetëm masa ndëshkuese, kjo është deklarata e dytë e Departamentit të Shtetit brenda pak ditësh dhe sinjal se ka vullnet për t’a ndalur Kurtin” tha Staroviq për RTS.
Vëren se nëse ekziston vullneti, Shtetet e Bashkuara sigurisht që kanë mekanizmat për ta bërë këtë, duke kujtuar dy shembuj në të cilët reaguan SHBA-në vitin 2020, kur Prishtina vendosi dhe më pas pezulloi taksën 100%, si dhe në rastin e tentativës për mbylljen e MTS dhe lënien e sërbëve në Kosovë pa sinjal telefonik dhe internet.
Staroviq ka thënë se nuk vihet në pikëpyetje mbështetja e SHBA për Prishtinën si sponsorët kryesorë të pavarësisë së Kosovës, por gjithashtu ka theksuar se nga ana tjetër, në një pjesë të mirë të Perëndimit politik ka vetëdije se diçka që do të çonte të mos lejohet eksodi i sërbëve nga Kosova.
“Dua të besoj se kjo vetëdije do të mbizotërojë”, nënvizon Staroviq.
Ky i fundit po ashtu ka thënë se në Kosovë ka mjete të mjaftueshme të hollash dhe se si do të zhvillohet situata do të shikohet në ditët pasuese, sepse ka shumë të panjohura për vendimin për heqjen e dinarit.
Staroviq shprehet se ka arsye për shqetësim, por jo për panik, pasi Sërbia nuk mund dhe nuk do të lejojë që sërbët në Kosovë të mbeten pa mjete të holla.
“Po veprojmë në frontin diplomatik dhe besoj se pas reagimit të ndërkombëtarëve dhe deklaratës së Departamentit të Shtetit, do të krijohet hapësira për presion më intensiv ndaj Kurtit, i cili duhet të japë fryte”, tha Staroviq.
Fjalëve të Kurtit se në katër komuna në veri ka “institucione financiare jobankare në të cilat mund të dërgohen remitenca dhe pagesa”, Staroviq thotë se nuk e di se për çfarë flet Kurti dhe përsërit se Sërbia do të mund të gjejë mënyrat praktike për të bërë transaksion dhe sërbët kishin mjetet për të jetuar.
Ai shtoi se pothuajse nuk ka familje sërbe në Kosovë që të mos varet nga ndonjë lloj përfitimi nga Sërbia, paga, pensione, asistencë sociale dhe para shtesë për fëmijë.
Për të gjithë është e qartë se kundërshtari i Albin Kurtit dhe regjimit të tij janë të gjithë sërbët në Kosovë e Metohi dhe se ai, nën petkun e shtetit ligjor, po zbaton politikë, qëllimi i së cilës është që të mos ketë më sërbë në Kosovë e Metohi. Dua të besoj se bashkësia ndërkombëtare nuk do t’a lejojë të bëjë diçka të tillë”, tha Staroviq.
0 komentet