Gaçeviq: Kurti mashtron, ideja rreth BKS rezultat i sulmeve të vazhdueshme ndaj sërbëve
Burim: Print Screen
Ndihmës ministri për integrimin europian në qeverinë e Sërbisë Mirosllav Gaçeviq vlerëson se Albin Kurti ka tentuar edhe një herë të mashtrojë bashkësinë ndërkombëtare përmes interpretimeve të gënjeshtërta, reagon kështu Gaçeviq ndaj deklaratave të Kurtit i cili u pyet se përse Sërbia nuk i lejon minoritetet të formojnë bashkësi monoetnike komunale, e në Kosovë po kërkon diçka të tillë.
"Natyrisht, nuk ka shoqata të tilla, thjesht sepse të gjitha pakicat tona nuk janë realisht të kërcënuara dhe të drejtat e tyre mbrohen plotësisht në kuadrin ligjor ekzistues", shkruan Gaçeviq në Tviter.
Ai thekson se është akoma dhe më e rëndësishme ideja e formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe që vjen si rezultat i sulmeve të vazhdueshme ndaj sërbëve dhe pronave të tyre.
“Aq më tepër, formimi i BKS nuk është trill i Beogradit, por detyrimi juaj që rrjedh nga Marrëveshja e Brukselit e nënshkruar nën kujdesin e BE” nënvizon Gaçeviq në Tviter, në reagim të deklaratës së Kurtit në të njëjtin rrjet social.
0 komentet