Miliçeviq: Është e nevojshme të vendoset modalitet që sërbët të ndjehen të sigurtë, themeli i të cilit është formimi i BKS
Para organizatës joqeveritare Aktiv nga veriu i Kosovës, Miodrag Miliçeviq tha sot se është e nevojshme të zgjidhet pa asnjë përjashtim çështja e mbrojtjes së komunitetit sërb në Kosovë në mënyrë që të arrihet ndonjë normalizim marrëdhëniesh mes Beogradit e Prishtinës dhe nënshkrimin e çfarëdolloj marrëveshjeje.
Këtë ai e tha në panelin “Çfarë mund të presim nga propozimi franko-gjerman”, i cili u mbajt sot në Beograd gjatë Konventës Kombëtare për BE, Institutit për Zhvillim Ekonomik Territorial dhe projektit të Fondit Gjerman Marshall. BTD.
Miliçeviq ka theksuar se marrëveshja franko-gjermane është e panjohur për të gjithë.
“Enigma është se për çfarë bëhet fjalë si dhe mungesa e madhe e njohjes së saj si për sërbët ashtu edhe për shqiptarët", ka thënë Miliçeviq.
Ai ka vlerësuar si mjaft negative atë që askush nga sërbët e Kosovës nuk është njohur me përmbajtjen e marrëveshjes, mbi bazën e të cilës do të hapej një debat apo dëgjesë publike për të arritur në përfundime se çfarë është në interes të popullit sërb.
Miliçeviq beson se “heshtja e zhurmshme nga ana e Listës Sërbe” nuk duhet të jetë pengesë për dialogun rreth marrëveshjes në terren.
“Deri më tani nuk egziston iniciativë e cila do të çelte një bisedë të tillë, pra një seri dialogjesh që do të çonin në diçka për përfaqësimin e interesit të komunitetit sërb”, tha Miliçević.
Ai i’u referua serisë së sulmeve që kanë ndodhur në muajt e fundit duke theksuar se problemi kryesor në Kosovë, është se popullsia sërbe është plotësisht e pambrojtur nga njëra anë dhe nga ana tjetër, është nën presion të madh.
“Problemi më i madh është dukuria ciklike e incidenteve ndëretnike të padënueshme” thekson Miliçeviq.
Ky i fundit mendon se është e nevojshme të vendoset një modalitet që sërbët të ndjehen të sigurtë, baza e të cilit është formimi i BKS ku do të pasohet me kthimin e popullit sërb në institucione.
Ai tha gjithashtu se për momentin askush nuk e di sesi mund të duket BKS e sugjeruar prej BE.
Po ashtu, Miliçeviq tha se për normalizimin e situatës në Kosovë, është e nevojshme të ndikohet edhe tek kryeministri i Kosovës Albin Kurti për të ndryshuar narrativën ndaj sërbëve vendas, por edhe ndaj Beogradit.
Nga Qendra për dialogun shoqëror dhe iniciativë rajonale Dushan Milenkoviq mendon se shumica e opinionit publik në Sërbi, refuzojnë njohjen e Kosovës.
“Shumica e opinionit publik në Sërbi është kundër njohjes së Kosovës apo çdo lloj kompromisi që nënkupton njohjen e saj“, ka theksuar ai.
Nga Qendra për politikë moderne Nikolla Burazer vlerëson se liderët e Beogradit e Prishtinës prej vitesh po ndjekin politika të njëjta dhe tashmë propozimi evropian po vihet para një fakti të kryer, sepse nuk dinë t'u spegojnë votuesve të tyre, ndryshimet në politikë me të cilat duhet të pajtohen.
Sofia Todoroviq nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut tha se shoqata e saj e përkrah planin franko-gjerman.
“Çfarëdolloj marrëveshje e arritur nga ne, mund të jetë një tullë në murin e paqes“, ka thënë ajo.
0 komentet