Gariq: Kurti e mban gjendjen në veri ku në çdo ditë të mund të priten incidente

Aljbin Kurti Fejsbuk
Burim: Facebook

Synimi i udhëheqësisë aktuale të Komunës së Mitrovicës së Veriut me në krye Erden Atiqin nga Vetvendosja dhe shefin e partisë së tij Albin Kurtin, me largimin e sërbëve të punësuar nga ndërtesa në lagjen boshnjake, paraqet mesazh të qartë për komunitetin sërb që prej qeverisë së Kosovës nuk pritet asgjë e re, e në veçanti në drejtim të normalizimit dhe de-eskalimit të gjendjes në veri, ka thënë për RTS kryeredaktori i portalit Kosovo onlajn Millosh Gariq.

Në diskutim është, beson Gariq, politikë e zhveshur antisërbe që nuk rresht, “ndonëse Kurti ashtu sikurse në shumë raste të mëparshme, këtë po e bën nën maskën e gjoja zbatimit të ligjit”.

“Shkakton incidente të reja, ndërsa përfaqësuesve të BE dhe SHBA u thotë sesi bëri gjithçka për të shkuar deri në normalizim dhe se përmbushi gjithçka që i ishte kërkuar. Në të vërtetë asgjë nuk ka ndryshuar dhe këtë të gjithë e shikojnë” thotë Gariq.

Sipas tij, Kurti dëshiron të mbajë situatën në të cilën mund të priten konflikte dhe tensione çdo ditë dhe për to, të fajësojë si zakonisht sërbët.

“Kurti dëshiron të vijojë këtë politikë pavarësisht të gjitha deklaratave dhe denoncimeve që vijnë prej BE, SHBA, Gjermanisë. Ambasadori Rode me të vërtetë konstatoi se Prishtina nuk ka bërë mjaftueshëm në drejtim të de-eskalimit, por Kurtit nuk i duhet shumë kjo, vazhdon politikën e tij dhe e vazhdon pikërisht për arsye sepse i’a ka dalë deri më tani. Kujtojmë vetëm truallin e manastirit të Deçanit dhe detyrimet rreth Bashkësisë së Komunave Sërbe.

Qëllimi i hapur i Kurtit është që sërbëve t'ua pamundësojë jetën normale, e mbi të gjitha që të mos mund të kontrollojnë fatin e tyre”, theksoi Gariq.

Ky i fundit ka thënë se Kurti dëshiron t’a mbajë policinë speciale në veri dhe të gjitha armatimet që ka instaluar aty, dhe të gjitha historitë se ka zhvendosur një pjesë të policëve nga godinat komunale, janë të pakuptimta kur dihet se ata janë ende aty në afërsi prej 100 metrash nga godinat komunale.

"Ai ato, nuk i tërhoqi nga veriu. Kurti dëshiron të vazhdojë me të tillë politikë dhe dëshiron të godasë atë që ka mbetur në duart e sërbëve, e kjo është shëndetësia dhe arsimi", thotë Gariq dhe shton se në përiudhën e mëpasshme priten tensione të reja. 

Kurti nuk do të tërhiqet prej planeve të tij, beson redaktori i Kosovo Onlajn. 

“Derisa Kurti të jetë në pushtet, nuk ka vend për optimizëm. BE më 3 qershor i vendosi kushtet Kurtit sesi të shkohet deri tek de-eskalimi, për të larguar policinë, për të penguar kryekomunarët të punojnë nga ndërtesat komunale, por ai asgjë nga këto nuk bëri, përkundrazi. I mban ata njerëz nën imponim policor në godinat komunale, policia është prezente në të njëjtin numër veçse kanë lëvizur pak, por aty janë. Pra asgjë nuk ka ndryshuar. Por në të njëjtën kohë pretendon se ka bërë gjithçka, madje është i nervozuar me BE pasi masat ndëshkuese ende janë në fuqi”, thekson Gariq.

Siç thotë ky i fundit, Kurti me sjellje të tillë vazhdimisht ngre rolin, aq sa kur vjen në një situatë që duhet të dëgjojë Perëndimin, do të tregtonte dhe tentonte të mbajë pjesën më të madhe të asaj që ka arritur në terren. 

“Këtë tani e shikojnë të gjithë, si Beogradi, ashtu edhe BE dhe SHBA. Por Kurti e di se synimi i shteteve më të mëdha perëndimore është i ngjashëm me të tijin-afirmimin e shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës, ku i jep përparësi dhe prandaj duket e pamundur të ndalet një njeri i tillë. Nëse pajtohemi se Brukseli është i pafuqishëm, është e qartë se Uashingtoni mund t'i ndalë planet e Kurtit, por me shumë mundësi vetëm duke e larguar atë nga posti që ka. Derisa Kurti të jetë në postin e kryeministrit, vështirë të pritet më mirë nga kjo” thekson Gariq. 

Pyetjes në lidhje me rolin e KFOR në qetësimin e tensioneve të reja të mundshme, Gariq thotë se KFOR operon me komandë, vetëm në momentin kur vlerësohet se është e kërcënuar siguria apo është ndërprerë trafiku, kur ata e vlerësojnë se situata ka arritur në pikë kritike. 

“Këto vlerësime nuk kanë qenë përherë më të mirat dhe në kohë. Kohët e fundit, bashkëpunimi mes KFOR dhe organeve shtetërore sërbe ka qenë shumë korrekt. Kjo është fort e rëndësishme për sigurinë e popullit sërb në Kosovë dhe do të jetë e rëndësishme të vazhdojë kështu nga tetori, kur komanda turke do të marrë radhën. Do të shohim deri atëherë se në cilën mënyrë do të zbatohet roli i tyre”, përfundon Gariq.