Gariq: Në raportin e KB vetëm një pjesë e problemit, i papranueshëm konfiskimi i trojeve të sërbëve në veri
Raporti i sekretarit të përgjithshëm të KB rreth situatës në Kosovë e Metohi e cila përfshinte periudhën e gjashtë muajve të fundit, është mjaft i rëndësishëm për banorët sërbë në Kosovë dhe shtetin e Sërbisë sepse kjo është mundësia që në Këshillin e Sigurimit si instancë më e rëndësishme ndërkombëtare, të dëgjohet të paktën një pjesëz e atyre problemeve të përditshme rreth sigurisë dhe për normalitetin e jetës së komunitetit sërb në Kosovë, ka komentuar takimin e sotëm në Nju Jork në RTS, redaktori i portalit Kosovo Onlajn Millosh Gariq.
Ky i fundit thekson se bëhet fjalë për dokumentin që paraqet kornizën në të cilën po vihen në lëvizje proceset aktuale në Kosovë, por që fatkeqësisht nuk i shfaq të gjitha problemet kyçe dhe shkaqet e tyre.
“Realiteti në Kosovë, veçanërisht në zonat ku jeton shumica e sërbe, është i mbushur me incidente të përditshme me prapashtesë etnike e fetare që shkaktohen dhe kryhen prej ekstremistëve shqiptarë, sesa mund të konkludohet në raportin e sekretarit të Përgjithshëm të KB Antonio Gutjerez. Por ai përmend disa fakte, në rastin e sotëm përmendi 12 sulme në objektet e kishave dhe varrezave sërbe gjatë muajve të fundit, si dhe problemin e konfiskimit të paligjshëm të trojeve sërbe në veri të Kosovës” ka thënë Gariq.
Ky i fundit kujton se autoritetet e UNMIK, prej kohësh i janë nënshtruar vullnetit të shqiptarëve në Kosovë qysh prej periudhës së shefave të këtij misioni Kushner, Hakerup, Ricker dhe se kjo mes të tjerave, solli situatën në të cilën ndodhemi sot.
Gariq shprehet se në rrethanat aktuale, vështirë të pritet përparim përsa i përket çështjes së normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës në drejtim të disa marrëveshjeve të reja, për të cilat flitet në raport.
“Marrëveshja eventuale mes Beogradit dhe Prishtinës, duhet të jetë e qëndrueshme, që do të thotë fryt i një kompromisi nga të dyja palët dhe kjo aktualisht është krejtësisht e pamundur të pritet duke pasur parasysh shantazhet dhe kërkesat maksimale të shqiptarëve. Marrëveshja e Brukselit e kemi parë që nuk është respektuar, e kjo jo me vullnetin e sërbëve, por me refuzimin e Prishtinës për t'i zbatuar detyrimet e veta. Dhe sërbët duke u larguar nga institucionet dhe duke mos marrë pjesë në zgjedhjet e fundit lokale, e bërën të qartë se nuk pajtohen më me këtë lloj mashtrimi ku detyrimet vlejnë vetëm për ta. Si pasojë e kësaj, Brukseli dhe Uashingtoni nuk duhet të flasin se janë të zhgënjyer nga veprimet e sërbëve, por të mendojnë se çfarë kanë bërë që marrëveshjet të respektohen dhe normalizimin e jetës. Sepse është plotësisht e qartë se sërbët në fakt, janë të vetmit që kanë shumë arsye për të qenë të zhgënjyer” ka thënë Gariq.
Ky i fundit shton se vetëm përmes provës së prekshme që Prishtina ka filluar të lëvizë për të vënë në zbatim formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, mund të sjellë që marrëveshja e Brukselit të rikthehet edhe nga pala sërbe.
“Kjo nënkupton që BKS do të formohet ashtu sikurse parashihet në marrëveshjen e Brukselit dhe jo ashtu siç dëshiron Kurti. Ai para një dite, në mbarë rrëfimin e vet sërish e banaziloi kur u shpreh se u vetofrua për të shkruar projekt-statutin e BKS. Ndaj kjo nuk është e mundur dhe sërbët janë më shumë se të vendosur të mbrojnë të drejtat e veta. Përsa i përket konfiskimit të trojeve sërbe në veri, sepse aty gjenden forcat speciale dhe bazat ushtarake, ku Prishtina tani përmes ndonjë ligji të ri po mundohet t'i legalizojë, gjërat vetëm sa do po komplikohen dhe janë shkaqe për konflikte. Sërbët nuk do të pajtohen me uzurpimin e pronave të cilat në një mënyrë apo tjetër, duhet t’u kthehen” ka theksuar Gariq.
0 komentet