Gecaj: Qëndrimi i Grenellit për Kurtin është i njohur, qeveri që nuk i përshtatet SHBA nuk do të ketë mbështetje

Hisen Gecaj
Burim: Kosovo Online

Eksperti për siguri, koloneli në pension Hysen Gecaj thotë se qëndrimi i të dërguarit të presidentit amerikan Donald Tramp për misione speciale Riçard Grenell për kryeministrin kosovar është i njohur qysh më herët, duke kujtuar se dhe liderët e mëhershëm në SHBA kanë patur vërrejtje ndaj Albin Kurtit dhe kjo duhet të kuptohet si formë paralajmërimi që i përcillet Qeverisë së Kosovës dhe direkt Kurtit.

Gecaj ka theksuar se nuk është vetëm Grenell ai që ka vërrejtje ndaj kryeministrit aktual kosovar.

“Qëndrimi i Grenell është i njohur qysh më herët në raport me Kurtin. Megjithatë nuk është kaq e rëndësishme dhe domethënëse vetëm kjo deklaratë, sikur të mos egzistonin deklarata të tjera, si nga vetë Trampi, ashtu edhe nga njerëzit përreth tij, si dhe nga liderët e mëhershëm të SHBA të cilët gjithashtu kanë pasur kundërshtime për Kurtin, sepse të gjitha qeveritë e kohëve të fundit, pesë presidentë të SHBA qysh nga përfundimi i luftës në Kosovë, e deri më sot, gjithmonë kanë pasur disa kundërshtime edhe kur ishte Albin Kurti në opozitë dhe tani kur ai është në pushtet” ka thënë Gecaj për Kosovo onlajn.

Ai theksoi se të tilla deklarata duhet të merren shumë seriozisht.

“Si paralajmërim që SHBA i ka përcjellë qeverisë së Kosovës, pra në këtë rast direkt Albin Kurtit. Dihet që Amerika ka marrëdhënie të mira me popullin e Kosovës dhe kjo duhet t’a veçojmë t’a precizojmë. Këto marrëdhënie do të ruhen në të ardhmen, pavarësisht se kush është në pushtet këtu, por qeveri që nuk i përshtatet SHBA nuk do të mbështetet nga ana e tyre dhe do prodhojë disa pasoja për Kosovën”, ka thënë Gecaj.

Grenell më herët ka deklaruar se administratës së Trampit në Ballkan i nevojiten partnerë të besueshëm dhe tha se qeveria e Albin Kurtit nuk ishte e besueshme as gjatë mandatit të parë të Trampit dhe as gjatë mandatit të Xhozef Bajdenit.