Gjashtë vite prej arrestimit të Marko Gjuriqit dhe sulmit të parë të madh të ROSU në veri të Kosovës

Marko Đurić Kosovo Kosovska Mitrovica hapšenje 26.3.2018.
Burim: insajderi.com

Si sot gjashtë vite të shkuara më 26 mars të vitit 2018, drejtori i atëhershëm i Zyrës për Kosovë e Metohi dhe negociatori kryesor i Beogradit Marko Gjuriq, u arrestua në Mitrovicën e Veriut ku forcat speciale të Policisë Kosovare të armatosura gjer në dhëmbë e shoqëruan atë në Prishtinë e më pas e dëbuan nga Kosova. Ky ishte sulmi i parë i madh i njësisë speciale të ROSU në veri të Kosovës.

Tubimi në pallatin e Mitrovicës në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovën në të cilën merrnin pjesë përfaqësues të Listës Sërbe dhe qytetarë, sikurse dhe Gjuriq, pjestarë të Zyrës për K&M dhe sekretari i përgjithshëm në atë kohë i presidentit të Sërbisë Nikolla Sellakoviq, u ndërpre rreth orës 17.30 kur forcat speciale i’a behën në sallë dhe përmes përdorimit të armëve dhe bombave lotsjellëse, arrestuan Gjuriqin dhe ndihmësin e tij Zhelko Joviq ku u lëndua në tentativën për t’i rezistuar arrestimit.

Forcat speciale mes pajisjesh të plota dhe me armë tytëgjata, u shfaqën në Mitrovicën e Veriut, i’a behën në sallë dhe ndaj qytetarëve të cilët tentuan që t’i ndalnin, hodhën bomba shokuese dhe lotsjellëse.

Gjuriqin e hodhën nën vete, e goditën, ndërsa qytetarët i urdhëruan që të mos lëviznin, përgjatë gjithë kohës i kanë mbajtur nën shënjestër, ndërsa me kondakët e armëve godisnin kryekomunarin e atëhershëm të Mitrovicës së Veriut Goran Rakiq, si dhe qytetarët. U lënduan më shumë se 30 persona.

Sikurse atëherë u tha nga TV Most, gjatë aksionit policor janë dëgjuar të shtëna, thyerje të xhamave, por dhe bërtima në shqip ndërsa në qytet janë dëgjuar sirenat e alarmit.

Nikolla Sellakoviq atëherë u përcolli gazetëreve se gjatë arrestimit të Gjuriqit, u plagosën rëndë Nenad Rikallo, Zhelko Joviq, Zoran Todiq, Ivan Millojeviq dhe Nebojsha Millanoviq. Forcat speciale kosovare gjatë aksionit të arrestimit të Marko Gjuriqit, sulmuan dhe lënduan kameramanin e RTS Vlladimir Gjuriq.

Fotot dhe filmimet e arrestimit në të cilën shikohet sesi policia e tërheqin zvarrë në rrugë brutalisht Gjuriqin duke e hedhur në automjet, kanë bërë xhiron e botës.

Ai nën keqtrajtim dhe poshtërim, u shoqërua në stacionin policor në Prishtinë nën shoqërinë e kolonës së automjeteve. Godina e SPK në të cilën ndodhet sektori vuajtjes së dënimit ishte siguruar nga disa dhjetëra efektivë të njësisë speciae ROSU.

Prej makinës, Gjuriq ka dalë me pranga në duar me kokën poshtë i rrethuar nga 100 efektivë të maskuar të policisë kosovare. Me hap të shpejtë e morën prej autoveturës duke e çuar në godinën e policisë, ndërsa arrestimin e tij drejt paraburgimit e ndoqën qindra shqiptarë të cilët bërtisnin në sërbisht fjalë poshtëruese.

U soll para gjykatësit për kundërvajtje, pas së cilës u vendos që të deportohet nga Kosova, me arsyetimin se “ndërhyrja ndaj tij ka qenë e bazuar në urdhrin për ndalimin e hyrjes në Kosovë”.

I shoqëruar nga një kolonë e madhe e automjetesh të policisë Kosovare, është dërguar në vendkalimin e Merdares, nga ku është marrë prej policisë sërbe.

Ndërsa tryeza e rrumbullakët në Mitrovicën e Veriut duhej të niste atë ditë në orën 12:44, por u vonua disa orë pasi mbërritën Gjuriq dhe Sellakoviq, pavarësisht ndalimit të hyrjes. Gjuriq atëherë theksoi se ka ardhur për t'u thënë sërbëve se për Sërbinë, Kosova dhe veriu i saj kurrë nuk do të jetë pjesë e Kosovës së vetëshpallur apo “Shqipërisë së Madhe”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës atëherë lëshoi deklaratë se Gjuriqit dhe Sellakoviqit nuk i’u dha leje për të qëndruar në Kosovë për shkak të “sjelljes së pahijshme dhe provokimit të Gjuriqit gjatë vizitave të mëparshme dhe retorikës që shkakton urrejtje mes qytetarëve të Kosovës”.

Me rastin e arrestimit, atë ditë presidenti i Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, thirri mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Arrestimin e Gjuriqit e quajti “provokim brutal, akt i pamend dhe akti më i rëndë kriminal prej autoriteteve prishtinase mesa duket me mbështetjen e disa vendeve”. Theksoi dhe se ardhja e Gjuriqit në Kosovë ka qenë në kuadër të marrëveshjeve mes Beogradit dhe Prishtinës, ku tre herë ishte njoftuar dhe se leja për mbërritjen e tij nuk ishte e nevojshme veçse njoftim se do të vizitojë Kosovën.

Përfaqësuesit e Bashkimit Europian u shprehën pas arrestimit, ndërsa zëdhënësja e BE Maja Kosicjançiq, u bëri thirrje autoriteteve të Sërbisë dhe Kosovës që “të tregohen të përmbajtura dhe pjekurinë e nevojshme që situata në Kosovë të mos eskalohet më tej pas arrestimit”.

Qytetarët e Mitrovicës së Veriut atë ditë ishin të indinjuar nga arrestimi i Gjuriqit, ndërsa për mediat thanë se kjo ishte një nga ditët më të vështira për ta në 15 vitet e fundit dhe se “është momenti i fundit për të ndalur rrugën e incidenteve që po përsëriten”.

Megjithatë, gjashtë vjet më vonë, incidentet me motive etnike ndaj sërbëve në Kosovë përsëriten dhe po shtohen.