Gjuriq: Sërbia dëshiron paqe në Ballkan
Sërbia urren idenë e një lufte tjetër rajonale dhe për presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Qeverinë e Sërbisë, është prioritet absolut ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, theksoi ambasadori sërb në SHBA Marko Gjuriq në tekstin autorial të botuar në "Wall Street Journal".
"Ndërsa vlerësoj gatishmërinë e Ivana Stradner dhe Mark Montgomeri të spjgojnë marrëdhëniet e jashtme në rajonin e Ballkanit, thellësisht jam i zhgënjyer kur lexoj synimin karakteristik të gabuar të Sërbisë nën titullin "Putini dëshiron luftë në Ballkan" (koment i botuar më 18 mars). Mund të pohoj me siguri si person me njohuri intime të historisë së Sërbisë dhe aspiratave të së ardhmes, se vendi im e urren idenë e një lufte tjetër rajonale. Në kundërshtim të argumentimit të autorit, për presidentin tonë Aleksandar Vuçiq dhe qeverinë tonë, është prioritet absolut të ruajë paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, nënvizoi Gjuriq.
Ky i fundit theksoi se gjatë dekadës së fundit, Sërbia e ka zgjeruar me shpejtësi ekonominë e vet.
“Tërhoqi 65% të gjitha investimeve të huaja direkte në Ballkan-inauguroi, promovoi dhe zhvilloi iniciativa bashkëpunimi rajonal siç është platforma 'Ballkani i Hapur' dhe nxiti marrëdhënie të forta me të gjithë partnerët kontinental, përfshirë Ukrainën. Në veçanti, presidenti Vladimir Zelenski publikisht falenderoi presidentin Vuçiq tek Samiti në Shqipëri shkurtin e kaluar për mbështetjen e tij ndaj Ukrainës”, kujtoi Gjuriq.
Ky i fundit theksoi se Sërbia aktivisht ka kërkuar angazhimin e Bashkimit Europian dhe SHBA se si të ndalë kryeministrin kosovar Albin Kurti, i cili u përball me dënimin global për shtypjen e 100 mijë sërbëve në Kosovë-për të destabilizuar Ballkanin.
Kjo, theksoi ai, është vetëm një nga mënyrat në të cilat Sërbia vijon të zotohet për disa dekada për stabilitet në rajon.
"Kjo është me të vërtetë gjithçka që dëshirojmë" tha Gjuriq.
0 komentet