Zyra për K&M: Arrestimi i fundit dëshmi e linçimit juridik dhe frikësimit të sërbëve në Kosovë

Kancelarija za KiM
Burim: Kancelarija za KiM

Zyra për Kosovë e Metohi, ka reaguar ndaj arrestimit të Zhivorad N. i cili ndodhi sot në Mitrovicën e Veriut ndërkohë që dyshohet se akuzohet për krime lufte, vlen të thuhet se bëhet fjalë për linçim juridik dhe frikësim ku nuk ndodh kund në Europë, përveçse në Kosovë.

“Ky lloj linçimi juridik dhe frikësimi të njerëzve nuk ndodh kund në Europë përveçse në Kosovë e Metohi dhe nëse dikush mendon që sërbët të cilët mbijetojnë aty pavarësisht gjithë dhunës dhe presionet e regjimit të Kurtit, do të largohen nga vatrat e tyre me kokën ulur, nuk i njohin sërbët”, thuhet në njoftimin e Zyrës për K&M.

Kjo e fundit kërkon që bashkësia ndërkombëtare që sërbëve në Kosovë më në fund të fillojë t'u garantojë të drejta minimale njerëzore dhe qytetare dhe kushte për jetë dinjitoze dhe të ndalë "kriminelët nga Prishtina që pa prova të arrestojnë dhe keqtrajtojnë njerëzit".

Në deklaratë bëhet e ditur se ky arrestim është një tjetër dëshmi e spastrimit etnik.

“Albin Kurti dhe zbatuesit e planit të tij për spastrimin etnik të Kosovës dhe Metohisë nuk do të qetësohen derisa në krahinën tonë jugore të mos ketë asnjë sërb dhe këtë e konfirmon dhe arrestimi i sotëm i Zhivorad N. në Mitrovicën e Kosovës njeri i cili së bashku me qindra sërbë dikur u dëbua nga Vuçiterna. Ai qetësinë e vet e gjeti në Mitrovicë për vite me radhë shiste në tregun lokal për t'u arrestuar sot me akuzat për krime të pretenduara lufte” bëhet e ditur në deklaratë.

Zyra për K&M bën të ditur se Zhivoradi i arrestuar dhe njerëzit si ai, nuk mund të falen që përkundër të gjitha tmerreve që ai dhe bashkëqytetarët e tij të kombësisë sërbe përjetuan në Vuçiternë, vendosën të qëndrojnë në Kosovë.

“Në fund, Kurti dhe gjyqësori i tij inkuizitor për krimet e luftës, do t'i ndjekë penalisht dhe ata që nuk kanë qenë dhe as kanë lindur në kohën e konfliktit në Kosovë e Metohi, sepse në sytë e tij të gjithë sërbët janë kriminelë dhe të vlefshëm për persekutim vetëm sepse janë pjestarë të popullit sërb” bëhet e ditur nga Zyra për K&M.

Kujtohet se në të kaluarën dhjetëra sërbë ishin arrestuar nën dyshimin se kishin kryer krime lufte, për të zbuluar se ata ishin fajtorë jo shumë kohë më vonë vetëm për shkak se dikush i hodhi sy pronës së tyre ose sepse dikur e shikonin dikë nga ana e gabuar.

Zyra për Kosovë e Metohi ka thënë se sërbit të arrestuar i ka ofruar avokat dhe do t'i ofrojë, ashtu siç ka bërë në raste të ngjashme në të kaluarën, të gjithë mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme.