Familjet sërbe e shqiptare kërkojnë vendosmëri të punës së institucioneve për gjetjen e 1.590 të zhdukurve në Kosovë

Konferencija o nestalima
Burim: Kosovo Online

Shoqata e Familjeve të Viktimave të Kosmetit dhe Qendra Burimore Multietnike nga Prishtina, mbajtën konferencë në Beograd me titull "Kërkojmë përshpejtim të proçesit të gjetjes së personave të zhdukur", në të cilën u bërën thirrje institucioneve vendase dhe ndërkombëtare që të angazhohen më shumë në proçesin e gjetjes së 1590 personave që janë raportuar si të zhdukur qysh prej konfliktit.

"Prej vitesh dhe përmes aktiviteteve të përbashkëta, po zgjat lufta dhe përpjekjet e një pjesë të familjeve sërbe e shqiptare të të zhdukurve, për të inkurajuar zyrtarët në Prishtinë e Beograd, si dhe mbarë aktorët ndërkombëtarë e vendas që merren me çështjet e të zhdukurve, që t'i përkushtohen seriozisht dhe me përgjegjësi gjetjes së 1,590 personave, emrat e të cilëve prej 27 vitesh, ndodhen në listën integrale", informon Shoqata e Familjeve të Viktimave të Kosmetit dhe Qendra Burimore Multietnike nga Prishtina.

Mes folësve në konferencë, kanë qenë kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur në Qeverinë e Sërbisë, Velko Odalloviq, kryetarja e Shoqatës së Familjeve të Viktimave të Kosmetit Natasha Shqepanoviq, Mërgim Memoviq nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur në Prishtinë, zëvendësi i tij Negovan Mavriq, përfaqësuesi i delegacionit kosovar për personat e zhdukur Ibrahim Makolli, Marinko Gjuriq nënkryetar i Shoqatës së Familjeve të Viktimave të Kosmetit dhe Ninosllav Jovanoviq, sekretar shteti në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve të Veteranëve.

Shqepanoviq tha se këto shoqata nuk ndahen sipas bazës kombëtare dhe se prej shtatë vitesh bashkarisht kremtojnë Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve dhe Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

"Ajo çka na bashkon në këtë dhimbje, është dashuria për të afërmit tanë, të cilët kanë shkuar pa kthim, si dhe ideja humane në këtë problem për të gjetur të gjithë të zhdukurit. Të gjithë autorët e duhet të mbajnë përgjegjësi në përputhje me normat ndërkombëtare dhe drejtësinë vendase dhe të gjitha institucionet kompetente, duhet të kenë detyrimin për të ndihmuar në procesin e gjetjes dhe identifikimit të viktimave, sepse prej saj, varet dhe proçesi i pajtimit dhe ndërtimi i shoqërive demokratike shumëetnike", tha ajo.

Shqepanoviq theksoi të drejtën e familjeve të të zhdukurve për të mësuar fatin e të afërmve të tyre dhe që në vendin e krimeve të ndërtohen memoriale duke insistuar në nevojshmërinë që të proçedohen krimet e luftës dhe kthimin e kësaj çështjeje në nivelin e KS të KB.

Ajo bëri thirrje për zhbllokimin e bashkëpunimit të organeve vendore në Sërbi e Kosovë në zhvarrimin dhe identifikimin e të ndjerëve, duke shtuar se shoqatat po u përcjellin notë proteste organizmave ndërkombëtare të ushtrojnë presion ndaj Prishtinës që pronat t’u kthehen sërbëve të dëbuar.

Shqepanoviq vuri në dukje se mosmarrëveshjet dhe trazirat politike nuk duhet të bllokojnë këtë proçes humanitar dhe të drejtat e familjeve të viktimave, duke treguar mungesën e shkëmbimit të informacionit mes institucioneve kompetente, si dhe mungesën e vullnetit dhe punës në nivel vjetor.

"Nuk mund të lejojmë që trazirat dhe mosmarrëveshjet politike dhe çdo interes të jenë pengesë në ushtrimin e të drejtave tona. Kërkojmë bashkëpunimin dhe koordinimin e të gjithë faktorëve dhe aktorëve, të cilët në mandatin e tyre janë të detyruar të na ndihmojnë vërtet pa vonesë. Kërkojmë që të ndërmerret audit të morgut në Prishtinë dhe kujt u përkasin mbetjet që kanë qenë të shtrira për më shumë se një çerek shekulli në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë", shtoi ajo, duke theksuar domosdoshmërinë e përshpejtimit të punës.

Vuri re në dukje se shoqatat presin miratimin e Ligjit për Viktimat Civile të Luftës dhe Familjet e Tyre, të cilin Sërbia është i vetmi vend në rajon që nuk e ka miratuar.

Odalloviq tha se të gjitha familjet, si ato shqiptare ashtu edhe ato sërbe në kërkim dhe kërkesat e tyre janë të barabarta dhe se është në dorën e institucioneve që të japin përgjigje për rastet dhe krimet individuale.

"Institucionet nuk janë në nivelin e pritshmërive, kryesisht familjet, por as ne që merremi me këtë, sepse ky problem është i tillë që nuk mund të zgjidhet me kufij administrativë e shtetëror, por me bashkëpunim, i cili është i pazëvendësueshëm", tha ai.

Theksoi se rregullat dhe marrëveshjet krijojnë mekanizma në formën e grupeve të punës dhe se çdo punë kryhet me koordinim të plotë me organet shtetërore, delegacionin dhe ekspertët kosovarë, EULEKS, Kryqin e Kuq dhe ekspertë të tjerë, por që pa bashkëpunimin dhe takime me institucione zyrtare në Beograd e Prishtinë, familjet as pas 25 vitesh nuk do të marrin përgjigje.

Folësit theksuan veçanërisht se egziston politizim dhe keqpërdorim të tragjedisë në këto vise dhe se pritshmëritë e familjeve nuk janë përmbushur nga marrëveshja e Brukselit dhe grupet e punës, pavarësisht rezultateve fillestare dhe se proçesi i gjetjes dhe identifikimit ka ngelur në vend prej katër vitesh pavarësisht karakterit humanitar dhe jo politik të këtyre përpjekjeve.

Apeluan se në takimet pasuese, do të bashkohen dhe përfaqësues të familjeve të të zhdukurve, por Mavriq beson se autoritetet këtë e shmangin dhe e hedhin fajin për ngecjen e proçesit tek njëri-tjetri, duke shtuar se me përfaqësuesin e Komisionit Kosovar për të Zhdukurit Andin Hoti, nuk është takuar prej një viti. Ai gjatë rrugës kërkoi të ndërmerret audit të morgut në Prishtinë, ku ndodhen 300 trupa të paidentifikuar dhe praninë e anëtarëve të familjeve në takimet e shoqatave dhe grupeve të punës.

"Ndaj ne si familje kërkojmë prej jush dhe prej institucioneve që të punojnë, sepse pa punën e institucioneve, ne jemi dobësuar dhe po shuhemi ngadalë, kështu që kam frikë se këta 1,580 persona të zhdukur nuk do të ketë se kush t’i kërkojë", tha Mavriq.

Jovanoviq vuri në dukje se dhimbja nuk ka kombësi, se kjo është një çështje civilizuese dhe humane duke treguar të drejtat e familjeve për të mësuar se çfarë u ka ndodhur të afërmve të tyre, çka mund të zgjidhen me ndihmën e Brukselit, por dhe me ndikim minimal politik.

Bëri thirrje shoqatave civile të ndihmojnë institucionet në punë dhe të mos të tërhiqen nga të drejtat dhe kërkesat e tyre.

"Mos u tërhiqni nga kërkimi i të drejtave tuaja, mos u tërhiqni nga dialogu, dialogu nuk ka kompromis", tha sekretari i shtetit.

Njëkohësisht, IMCP tha se këtë vit pritën 58 pjesë kockash, 170 mostra gjaku nga familjet dhe 62 raporte ADN me ndihmën e të cilave u identifikuan 26 viktima, por që nuk janë të kënaqur me rezultatet pasi kjo nuk ndihmon familjet e mbetura pas 25 vitesh, shumë prej të cilave vdesin.

Ky aktivitet u mbështet bashkërisht nga ICMP, PNUD, Ambasada e Zvicrës në Prishtinë, Komisioni për Personat e Zhdukur i Qeverisë së Sërbisë dhe Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut dhe konferenca e ardhshme do të mbahet më 9 dhjetor në Prishtinë.