Gjuriq: E rëndësishme që pozita e sërbëve dhe zhvillimeve në K&M do të merret parasysh para vendimarrjes në KE

Marko Đurić u Taormini
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka thënë pas takimit ministror në Taorminë të Siçilisë se ky samit paraqiti diskutim direkt rreth sfidave  me të cilat përballet Europa ndërsa fokus të veçantë ishte dhe në Ballkan dhe anëtarësimin e shteteve ballkanike në BE.

Tha se është shumë e rëndësishme që çështja e pozitës së popullit sërb në Kosovë e Metohi dhe gjithçka që i ndodh popullit sërb të merret parasysh kur të vendoset për hapat e mëtejshëm kur është fjala rreth Këshillit të Europës.

“Përcolla qëndrimin se për ne anëtarësimi i shteteve ballkanike në BE, si për shtetet ballkanike, ashtu edhe për vetë BE, në fakt përfaqëson një lloj dileme shekspiriane, pothuajse “të jesh apo të mos jesh”, dhe kur është fjala rreth sigurisë ashtu edhe kur është fjala për zhvillimin ekonomik, duke marrë parasysh potencialin e madh për rritjen e rajonit tonë. Përcolla mesazh të qartë se Sërbia është e gatshme të shkojë përpara kur është fjala për ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes shteteve dhe popujve në rajon”, tha Gjuriq.

Ky i fundit shtoi se Sërbia po përballet me tentativa për t’u negativizuar nga përfaqësuesit e Prishtinës.

“Sigurisht, jo gjithçka ishte kaq e bukur, por u përballëm me tentativa veçanërisht nga përfaqësuesja e Prishtinës, përmes përmendjes të një konteksti negative historik, Sërbia në një farë mënyre, u negativizua. I’u përgjigjëm kësaj shumë dinjitozisht, përcollëm mesazh të qartë se nuk do të bindim askënd të zgjerojë Bashkimin Europian në Ballkan nëse sulmojmë, fyejmë, nënçmojmë njëri-tjetrin dhe që sigurisht dhe ne këtë mund t’a bëjmë shumë më efikase, por zgjedhim rrugë tjetër, zgjedhim që në mënyrë tjetër të tregojmë se cilat janë këto vlera jemi të përkushtuar. Njëkohësisht është tërësisht e qartë se Sërbia, si vend qendpër në Gadishullin Ballkanik, si vend që përbën 52% të ekonomisë së pjesës sonë të Europës, përfaqëson lidhje që jo vetëm është e nevojshme, por dhe duhet të luajë rol të rëndësishëm në pjesën tonë të Europës”, tha shefi i diplomacisë sqrbe.

Gjuriq theksoi se në Samit mbajti një sërë takimesh dypalëshe kualitative. 

"Bisedova me kolegë nga rajoni, nga ministri i Maqedonisë së Veriut Timça Mucunski, zotin Radman nga Kroacia...aty ishin dhe të gjithë ministrat e tjerë nga rajoni. Me shumë prej tyre kam biseduar si formalisht dhe informalisht. Aty ishte dhe komisionerja Kos, fola dhe me ministrin italian Tajani, gjithmonë me përzemërsi dhe miqësore dhe i falënderoj miqtë tanë italianë për organizimin e këtij Samiti fenomenal dhe për mbështetjen e tyre të sinqertë dhe miqësore për Sërbinë gjithmonë dhe kur është fjala për skenën politike europiane", tha ministri.

Theksoi dhe takimin me ministrin maltez të Punëve të Jashtme, zotin Borgo, sepse Malta kryeson Këshillin e Europës këtë vit.

"Me të pata bisedë shumë të rëndësishme, duke pasur parasysh faktin se Malta këtë vjeshtë kryeson Këshillin e Europës dhe se është shumë e rëndësishme për ne që çështja e pozitës së popullit sërb në Kosovë e Metohi dhe gjithçka që po i ndodh popullit tonë, vuajtjet e tyre, të merret parasysh kur të vendoset për hapat e mëtejshëm kur është fjala për Këshillin e Europës. Sërbia mund të jetë e kënaqur me pjesëmarrjen në këtë tubim dhe do të vazhdojmë të luftojmë kudo dhe në çdo vend për të forcuar pozitën tonë ndërkombëtare".