Gjuriq: Anëtarësi me të drejta të plota në BE mbetet prioriteti strategjik i Sërbisë
Anëtarësi me të drejta të plota në Bashkimin Europian mbetet prioriteti strategjik i Sërbisë, ndërsa qeveria e re me energji të ripërtërirë do të përafrojë bashkëpunimin me Unionin, theksoi sot ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq në bisedë me shefin e delegacionit të BE në Sërbi Emanuel Zhiofre.
Gjuriq sikurse bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka nënvizuar se për qeverinë e re të Sërbisë si qeveri e kontinuitetit, anëtarësia me të drejta të plota në Bashkimin europian është prioritet strategjik dhe këtu Sërbia respekton vlerat europiane dhe dëshiron të kontribuojë në prosperitetin dhe paqen e përbashkët në Europë.
Shefi i diplomacisë sqaroi se politika e jashtme e Sërbisë do të jetë e bazuar në interesat shtetërore e kombëtare, por kjo do të jetë edhe politikë i ofrimit të dorës dhe bashkëpunimit me miqtë dhe partnerët në botë.
Synimi i Sërbisë sipas fjalëve të Gjuriqit është që me energji të ripërtërirë të përafrojë bashkëpunimin me BE dhe punën në ndryshimin e perceptimit të vendit tonë tek shumë shtete anëtare.
Sërbia, sikurse konstatoi, ka padyshim dhe interesa ekonomike që të bashkëpunojë akoma më afër me BE meqënëse BE është partneri më i madh kur është fjala për importin e mallrave dhe shërbimeve dhe kur është fjala rreth investimeve të huaja direkte.
Gjuriq vazhdon të vlerësojë se raportet e mira që Sërbia ka me shumë vende jashtë Europës mund të jenë burime të përbashkëta ekonomike e politike të Sërbisë dhe BE.
0 komentet