Gjuriq: Në vend të çeljes së plagëve të vjetra, të bëjmë rezolurtë të re e cila do të jetë subjekt konsensusi

Marko Đurić na sednici Saveta bezbednosti UN o BiH
Burim: Kosovo Online

I dërguari special i presidentit të Sërbisë Marko Gjuriq theksoi në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të KB rreth situatës në Bosnjë-Hercegovinë se rezoluta e genocidit në Srebrenicë e cila u iniciua pa konsensusin e të gjithë popujve në këtë vend, por edhe pa konsultimin në rajon, do të inkurajojë tensione të reja dhe thërrasë për të votuar rezolutë të re e cila nuk do të hapte plagë të vjetra.

 

Gjuriq ka thënë se flet në emër të Sërbisë e cila mbron marrëveshjen e paqes, por edhe që beson se duhet të ruhet kujtesa për dinjitet të më shumë se qindra mijëra viktimave pasi pavarësisht përkatësisë nacionale e fetare, ato meritojnë të njëjtën drejtësi, trajtim dhe respekt të barabartë.

Ai tha se Sërbia vazhdimisht dhe me këmbëngulje mbështet integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës, por dhe integritetin e Republikës Sërbe dhe Federatës së B&H.

Gjuriq theksoi se dëshiron të flasë në favor të brezave të ardhshëm të cilët meritojnë më shumë sesa të shpenzojnë të ardhmen nëpër llogoret ideologjike ku disa i gërmojnë për ta.

"Ata nuk e meritojnë të jetojnë në sistem që përsërit pa ndërprerje të njëjtat narrativa. Mendoj se të gjithë duhet të ulin kokën para të gjitha viktimave në B&H pavarësisht përkatësisë fetare e nacionale”, nënvizoi ai.

Theksoi se rezoluta është iniciuar pa konsensus në B&H dhe se paraqet të kundërtën dhe shkelje flagrante të Kushtetutës, për të cilën duhet të tërhiqet.

Spegoi se disa muaj para shpërbërjes së përgjakshme të ish-Jugosllavisë, liderët nga të gjitha anët, para se të binin viktimat e para, nisën të zhvarrosnin trupat e viktimave të krimit që ndodhi më shumë se pesë dekada më parë.

"Shkalla e tensioneve ndëretnike ishte e lartë. Tashmë 29 vjet pas ngjarjeve, sërish po rriten tensionet. Vijnë tensione të mëdha tek qytetarët që kanë vuajtur aq shumë, ndërsa po vijnë dhe deri tek ndasitë në bashkësinë ndërkombëtare. Çfarë e shkaktoi të tillë rezolutë? Rezoluta e mëparshme për Srebrenicën, e bashkësponsorizuar nga përfaqësuesi i përhershëm i B&H pa kërkuar pëlqimin e të gjitha entive, në fshehtësi, pa u përpjekur të respektojë qindra mijëra viktima të tjera, si dhe pa konsultime rajonale në kundërshtim me praktikën e mirë të vendosur që është aplikuar kur ka pasur rast rreth rezolutës për Ruandën”, theksoi Gjuriq.

Gjithashtu kujtoi se çështjet të cilat u diskutuan në Këshillin e Sigurimit, nuk janë në kompetencë të Asamblesë së Përgjithshme, kështu që kjo rezolutë cënon kompetencën e K. të Sigurimit.

Sërbia, siç nënvizoi Gjuriq, dënon të gjitha krimet e kryera në konfliktin tragjik, veçanërisht në Srebrenicë, e cila shquhet për madhësinë dhe mizorinë e saj. Kujtoi se Kuvendi i Sërbisë e dënoi atë krim dhe se dy presidentët bërën nderimet e tyre në qendrën përkujtimore, si dhe në disa raste kanë asistuar në përkujtimore.

"Sërbia dënon pa mëdyshje dhe ashpër mohimin e krimeve në B&H. Do të doja t'i pyesja ata që iniciuan rezolutën se çfarë do t'u thoni Dushko dhe Svetllana Staniqit që janë të pranishëm këtu, motrave ku fëmijë tetë e gjashtë vjeçarë u torturuan në kamp përqendrimi për sërbët? Çfarë do t'i thoni Dushan Magazinit, prindërit e të cilit u vranë kur ai ishte i ri. Askoma është e rëndë që zëri i tyre të dëgjohet. Luten për drejtësi dhe të vërtetësi. Njerëzve të tillë duhet t’u jepni mundësi të ndajnë dëshmitë e shumta në ngjarjet në të cilat do të pajtohen për drejtësi për të gjithë”, tha ai.

Gjuriq theksoi se përherë duhet mbajtur parasysh se drejtësia duhet të jetë e njëjtë për të gjitha viktimat e luftës në B&H, si mënyrë e vetme për paqe dhe pajtim.

"Në të kundërt, gjithçka nga ato që flasin disa bashkësponzorë, bëjnë dallim për këtë rezolutë shkatërruese e të rrezikshme e zbuluar nga ministri i punëve të jashtme të B&H Elmedin Konakoviq i cili një ditë tha publikisht se ‘të tillë Sërbi nuk meriton asgjë veçse përbuzje e jo më dorën e bashkëpunimit’, dhe në mënyrë ofenduese tha se dëshiron të çelë proces gjyqësor ndaj Sërbisë çka flet se nuk dëshiron pajtim dhe as raporte të fqinjësisë së mirë", ka thënë Gjuriq.

Ky i fundit shtoi se rajoni nuk duhet të jetë unik në kohë të vështira që kaluan, por të ndërtojë të ardhme me prosperitet.

"Shikoni sesa njerëz po largohen, ndërsa sa nga ta qëndrojnë për t’u çelur plagët e vjetra", pyeti Gjuriq.

Ky i fundit tha dhe se nuk dëshiron që rajoni sërish të zhytet në urrejtje ndëretnike, duke i kujtuar vazhdimisht vetes të kaluarën, por dëshiron të ndërtojë të ardhme të përbashkët.

Në këtë kuptim, raportoi se një përfaqësues i një vendi anëtar të KB me të cilin ai bisedoi në Nju Jork, i tha se ishte krejtësisht i befasuar nga fiksimi në të kaluarën dhe na këshilloi që t’a linim të kaluarën të qetë dhe të përqendrohemi tek e ardhmja.

Për këtë apeloi tek Këshilli i Sigurimit, jo vetëm të shikojë se ku kemi qenë të gjithë dhe ku jemi tani, por ku po shkojmë, sesi të shmangim kurthet në të cilat kanë rënë brezat e mëparshëm.

"Nuk duhet, si trashëgimia jonë, të hapim plagë të vjetra. Në vend të llogoreve të vjetra, hajde të bëjmë rezolutë të re që do të jetë objekt konsensusi, që do të n’a udhëheqë drejt bashkëpunimit, prosperitetit. Rajoni ynë ka potencialin më të madh në Europë. Rishikoni projekt-rezolutën dhe trajtojini të gjitha viktimat në mënyrë të barabartë, pa hakmarrje përmes diskursit politik. Këtë i’a detyrojmë popullit tonë, fëmijëve tanë”, tha Gjuriq.

Sikurse tha-nuk ka prerje e as receta për shërimin e plagëve të shoqërisë pas luftës së gjatë, sipas të cilës është i nevojshëm mirëkuptimi dhe besimi.

"Hajde të punojmë bashkarisht në kapërcimin e sfidave. T’u japim drejtësi të gjithëve, hajde të arrijmë konsensusin se si të kapërcejmë ndasitë, që diçka e tillë në rajon kurrë mos të përsëritet”, ka thënë Gjuriq.