Gjuriq: Anëtarësimi në BE, interes i Sërbisë, dialogu me Prishtinën i ngadalëshëm si pasojë e lëvizjeve të njëanshme të palës tjetër

Đurić Klingendal
Burim: X/Clingendael Institute

Ministari i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka nisur vizitën dyditore në Holandë me pjesmarrjen në tryezën e rrumbullaktë në Hagë në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Klingendal”, në kuadër të të cilit tema ka qenë anëtarësimi i Sërbisë në Unionin Europian dhe sigurinë europiane. Gjuriq ka thënë se anëtarësimi me të drejta të plota në BE është prioritet kyç strategjik i Sërbisë dhe gjithashtu tha se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës gjatë viteve të fundit po zhvillohet me ritëm të ngadaltë si pasojë e lëvizjeve të njëanshme të palës prishtinase.

“Sërbia gjatë viteve të fundit ka qenë e fokusuar në forcimin e zhvillimit të vet ekonomik, duke ndërtuar infrastrukturë dhe punë në raport me partnerët e huaj, mbi të gjitha me BE dhe pikërisht si pasojë e kësaj qeveria ka vendosur anëtarësimin me të drejta të plota në BE si prioritetin e saj kyç strategjik”, ka thënë Gjuriq, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme.

Ministri ka theksuar se synimi i Sërbisë është që të ndërmarrë reforma ligjore e shoqërore deri në fund të vitit 2026 me qëllim miratimin e axhendës së reformave çka realizimi, sikurse tha, nuk do të cënohet nga protestat të cilat po zhvillohen ndërkohë në Sërbi.

“Ekonomia në Sërbi po përparon me ritme stabile, përmasat dhe forca e ekonomisë sonë, janë dyfishuar vetëm gjatë një dekadë dhe kjo nuk është vetëm temë për t'u lavdëruar, por diçka që është e dukshme dhe e prekshme në të ardhurat e shtetit, kualitetin e shërbimeve të ofruara nga shteti si dhe tek standarti i jetesës së qytetarëve”, ka speguar Gjuriq.

Ky i fundit shtoi se zhvillimi i fuqishëm ekonomik rezultoi dhe në faktin se Sërbia tërheq pjesën më të madhe të investimeve të huaja direkte në Ballkanin Perëndimor dhe ndër investitorët që po operojnë shumë mirë në Sërbi, janë edhe ata nga Holanda.

Sipas fjalëve të tij, vënia e theksit politik në çështjen e anëtarësimit në BE, është padyshim në interesin e Sërbisë, pasi ne pjesën më të madhe të tregtisë së jashtme e zhvillojmë me këtë grup vendesh.

“Jemi nën rëndim prej disa problemesh të trashëguara, sikurse dialogu Beograd-Prishtinë i cili gjatë viteve të fundit, është zhvilluar me ritëm të ngadaltë për shkak të lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës”, shtoi Gjuriq. Sikurse spegoi, kjo çështje i rëndon marrëdhëniet e Sërbisë me një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare, pasi Sërbia nuk dëshiron që asociacioni me të të jetë temë më vete.

Gjuriq vuri në dukje se në politikën e jashtme të Sërbisë në masë të konsiderueshme, ndikon fakti që Beogradi ishte një nga kryeqytetet më të rëndësishme të Lëvizjes së të Paangazhuarve, prej të cilës Sërbia dhe sot ka përfitim në komunikim me vendet e Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine.

Sërbia gjithashtu, ka përfitime të konsiderueshme ekonomike dhe nga një numër i madh marrëveshjesh të tregtisë së lirë, çka atë e bën atë të krahasueshme në Europë vetëm me Zvicrën.

“E përmend të gjithë këtë, sepse kjo është e rëndësishme për të speguar thelbin e politikës së Sërbisë. Po t’a kishim mbajtur këtë tryezë të rrumbullaktë të themi, 15 vjet më parë, temat kryesore ndoshta do të ishin çështjet ideologjike apo territoriale, por sot paradigma e politikës sërbe po zhvendoset drejt zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor, si dhe lufta kundër korrupsionit, ekonomik dhe lëvizshmërisë e drejtësisë sociale” tha Gjuriq.

Sipas fjalëve të tij, Sërbia është ndër vendet europiane me numrin më të madh të fqinjëve dhe është e natyrshme që politika e fqinjësisë së mirë është një nga shtyllat e politikës së jashtme.

“Unë në muajt e fundit jam përpjekur të angazhohem intensivisht me fqinjët tanë, veçanërisht me ata me të cilët e kemi vendosur dialogun, si dhe me ata që tashmë janë në BE dhe me të cilët mund të gjejmë përfitim dhe interes të ndërsjelltë” ka thënë Gjuriq.

Shefi i diplomacisë sërbe me të mbërritur, e priste drejtoresha e përgjithshme e Institutit “Klingendal” Monika Si. Në kuadër të vizitës në Hollandë, shefi i diplomacisë sërbe, do të takohet edhe me homologun e tij holandez, Kaspar Veldkamp.

Gjatë ditës së parë të vizitës, Gjuriq do të takohet edhe me komisionerin e lartë të OSBE për pakicat kombëtare, Kristof Kamp. Gjuriq nesër do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të Konferencës së Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare Private, Kristof Bernaskoni, si dhe do të bisedojë me anëtarët e Këshillit për Punët e Europiane të Jashtme në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Mbretërisë së Holandës.