Gjuriq i tregoi Tajanit për veprimet e njëanshme të Prishtinës: Shembja alarmante e të drejtave të sërbëve në Kosovë

Đurić i Tajani
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme Marko Gjuriq ka biseduar me nënkryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministrin e punëve të jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Italisë Antonio Tajani i cili vizitoi Beogradin me rastin e mbajtjes së Forumit të Biznesit Sërbi-Itali. Gjuriq Tajanit i tregoi për veprimet e njëanshme të autoriteteve prishtinase që kanë çuar në shembjen e alarmante të të drejtave themelore të sërbëve në krahinën tonë jugore dhe tha se Sërbia çmon mjaft prezencën e Italisë në kuadër të Kfor.

Gjuriq ka theksuar se Italia është vendi i parë i BE me të cilin Sërbia ka vendosur partneritet strategjik dhe kjo 15 vite më parë duke vlerësuar se takimi i sotëm i presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe ministrit Tajani, ka qenë mundësi që të bisedohej rreth forcimit të këtij partneriteti në të gjitha nivelet-politik, ekonomik por dhe kulturor e arsimor.

Duke konstatuar se Italia është një prej tre partnerëve të tregtisë së jashtme të Sërbisë, Gjuriq vlerësoi se takimi i biznesmenëve të të dy vendeve, konfirmon bashkëpunimin e ngushtë ekonomik dhe paraqet forcë startuese në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Shefi i diplomacisë sërbe përsëriti se anëtarësimi i plotë në BE, mbetet prioritet i politikës së jashtme të Sërbisë çka falenderoi Italinë në mbështetjen kontinuitive të vazhdueshme në këtë drejtim.

Duke kujtuar se Sërbia këtë vit kryeson Iniciativën e Europës Qëndrore, nismën më të vjetër rajonale në këtë pjesë të Europës, Gjuriq falënderoi palën italiane për mbështetjen duke pasur parasysh se Italia është kontribuesja më e madhe në këtë organizatë dhe vendi pritës i Sekretariatit në Trieste duke shprehur shpresën se bashkëpunimi intensiv do të vazhdojë edhe gjatë presidencës sonë.

Kur është fjala për Kosovën dhe Metohinë, Gjuriq vuri në dukje lëvizjet e njëanshme të autoriteteve prishtinase të cilat kanë çuar në shkelje shqetësuese dhe alarmante të të drejtave themelore të njeriut të sërbëve në krahinën tonë jugore.

Në lidhje me këtë, Gjuriq tha se Sërbia vlerëson mjaft praninë e Italisë në kuadër të KFOR dhe përpjekjet e saj për ruajtjen e manastireve sërbe dhe sigurinë e popullit sërb në Kosovë e Metohi.

Sipas fjalëve të shefit të diplomacisë sërbe, Sërbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, forcimin e ambjentit të vet të biznesit dhe ekonomisë, çka sikurse vlerësoi Gjuriq, është një nga kushtet për përmirësimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Ministri Gjuriq e ka pritur Tajanin sot në aerodromin “Nikola Tesla”.