Gjuriq: Mbështetja e Kinës për çështjen e integritetit territorial e rëndësisë vitale për Sërbinë

Marko Đurić kod Kineza
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka thënë mbrëmjen e sotme se shtatë dekada miqësi mes Sërbisë dhe Kinës konfimojnë se dy vendet dhe popujt janë të lidhur pazgjidhshmërisht, me miqësi të sinqertë, mirëkuptim të thellë me respekt reciprok. Ai theksoi se Sërbia e falenderon veçanërisht Kinën për pozicionin parimor për çështjen e integritetit territorial dhe qëndrimin që kemi për çështjen e Kosovës duke thënë se Kina përherë mund të llogarisë mbështetjen parimore dhe mbështetjen aktive nga ana e Sërbisë të një Kine të vetme.

Gjuriq duke i’u drejtuar të ftuarve në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kinës në Sërbi me rastin e Vitit të Ri kinez në shenjë të jubileut të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe, ka thënë se këto lidhje janë të rrënjosura në vlera të përbashkëta dhe i përgjigjen sfidave të sotme.

Sipas fjalëve të tij, dy vendet dhe popujt qysh prej vendosjes së bashkëpunimit në janar të vitit 1955, kanë kultivuar me sukses miqësinë, besimin e ndërsjelltë dhe mirëkuptimin.

Gjuriq i përcolli shefit të diplomacisë kineze Vang Jiu dhe miqve kinezë, mirënjohje për mikpritjen e ngrohtë gjatë vizitës së fundit zyrtare në Kinë, duke theksuar se bisedimet që pati me atë rast, konfirmuan miqësinë mes dy shteteve dhe dhanë inkurajim të mëtejshëm për punë të mëtejshme në përmirësimin e marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe.

“Gjatë qëndrimit në Kinë, pata edhe një herë mundësinë të shikoj rezultatet e zhvillimit dinamik ekonomik, rritjes dhe stabilitetit social, të arritura përmes zbatimit të politikave që burojnë nga mendimet e Presidentit Si Gjinping. Këto mendime ofrojnë udhërrëfyes për popullin kinez dhe ëndrrën kineze. Jam i sigurt se PK e Kinës dhe sekretari i saj i përgjithshëm, do të vazhdojnë të arrijnë rezultate impresive” tha shefi i diplomacisë sërbe.

Ministri theksoi se Sërbia është krenare për marrëdhëniet e saj të jashtëzakonshme me Kinën, të cilat rjedhin në shenjë të partneritet strategjik gjithëpërfshirës dhe miqësi e çeliktë, duke kujtuar se këto marrëdhënie u ngritën në nivelin më të lartë në histori gjatë vizitës historike të presidentit Si në Beograd vitin e kaluar.

“Theksoj se marrëdhëniet mes dy vendeve tona mike, si dhe sukseset e shumta që rezultuan nga bashkëpunimi ynë, ishin të mundura falë angazhimit të palodhshëm personal të presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të Kinës Si Gjingping. Komunikimi i tyre i ngushtë dhe miqësia personale, janë shtylla kurrizore e partneritetit tonë”, tha Gjuriq.

Sikurse spegoi ai, të dy kombet në arenën ndërkombëtare, ndajnë vlera si përkushtimi për paqe, respektimi i integritetit dhe sovranitetit territorial dhe zotimi për pavarësi politike të shteteve.

Sërbia sipas fjalëve të tij, i është veçanërisht mirënjohëse Kinës për qëndrimin e saj parimor për çështjen e integritetin tonë territorial dhe qëndrimin që kemi për çështjen e Kosovës.

“Mbështetja e Kinës mike, si dhe veprimet tona të koordinuara në organizmat ndërkombëtare, janë të rëndësisë vitale për Sërbinë. Njëkohësisht, Kina mund të llogarisë mbështetjen parimore dhe aktive të Sërbisë për parimet e një Kine të vetme”, tha Gjuriq.

Shefi i diplomacisë sërbe në fjalën e tij, i’u referua dhe bashkëpunimit ekonomik sërbo-kinez, duke kujtuar frytet e tij, mes të tjerash, ura "Mihajllo Pupin", objektet e shumta të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, si dhe arritjet në fushën e minierave dhe energjisë.

“Edhe një herë theksoj sukseset e arritura në bashkëpunimin mes dy vendeve tona, në të gjitha fushat. Jam i bindur se miqësia dhe lidhjet e forta mes popullit sërb dhe kinez, do të kontribuojnë në atë që bota të jetë vend i mirë për të gjithë”, konkludoi Gjuriq, duke falenderuar ambasadorin e RP të Kinës, Li Ming, për punën e tij të vlefshme në forcimin e mëtejshëm të miqësisë së çeliktë mes dy vendeve tona.