Gjuriq: Angazhim domethënës i Italisë në kuadër të Kforit
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka thënë sot në bisedë me kryetarin e Këshillit për Politikë të Unionit Europian në parlamentin italian Alesandro Gjilo Vinjo angazhimin domethënës të Italisë në kuadër të Kfor, para së gjithash në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.
Gjuriq theksoi se Sërbia e percepton Italinë si vend i sinqertë dhe mik i afërt dhe se dëshiron që në periudhën pasuese të forcojë më tej bashkëpunimin në të gjitha nivelet.
Kujtoi se Italia është partner i rëndësishëm strategjik i Sërbisë, me të cilin po zhvillohet dialog intensiv politik, si dhe bashkëpunim në fusha të shumta.
"Sërbia vlerëson mjaft mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për rrugën tonë europiane, përfshirë dhe mbështetjen në çeljen e Kapitullit 3, si dhe në fushën e bashkëpunimit rajonal, duke theksuar se rajon stabil dhe i begatë, është qëllimi i përbashkët i të dy vendeve", tha Gjuriq, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Sipas fjalëve të tij, Sërbia dëshiron bashkëpunim edhe më intensiv ekonomik me Italinë, veçanërisht duke marrë parasysh rezultatet domethënëse që vendi ynë ka arritur në forcimin e stabilitetit ekonomik, çka përfaqëson themel të fortë për prani më të madhe të kompanive italiane në tregun sërb dhe mundësi të reja për investime të përbashkëta.
Shefi i diplomacisë sërbe vlerësoi se bashkëpunimi mes dy parlamenteve po zhvillohet në drejtim të mirë dhe se muajt e fundit, është intensifikuar më tej çka ka peshë të veçantë në kushtet e sfidave të përbashkëta ndërkombëtare. Ai theksoi se ky lloj dialogu politik është me rëndësi kyçe për kuptim më të thellë të mundësive në të dy vendet dhe për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në përgjithësi.
Gjuriq i përcolli ftesë ministrit të punëve të jashtme të Italisë, Antonio Tajani, që në periudhën pasuese të vizitojë Beogradin, duke shprehur bindjen e tij se vizitë e tillë do të përfaqësonte nxitje të mëtejshme për forcimin e raporteve dypalëshe dhe për të thelluar partneritetin strategjik të të dy vendeve.
0 komentet