Vuçiq me Melonin: Sërbia dhe Italia krahë për krahë dejt rrugës së zhvillimit dhe stabilitetit të rajonit
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq është takuar me kryetaren e Qeverisë së Italisë Xhorxhia Melonin e cila ka mbërritur për vizitë zyrtare në Sërbi dhe e falenderoi për mbështetjen parimore të këtij vendi për çështjen e integrimit europian të Sërbisë.
“I jam mirënjohës kryeministres Meloni për mbështetjen parimore të Italisë veçanërisht kur është fjala për integrimin europian dhe panairin Ekspo 2027, nga ku do të tregojmë forcën e miqësisë dhe vizionit të përbashkët pasi konfirmimi për pjesmarrje nuk do të thotë vetëm ardhjen e një shteti në panair, ajo do të thotë mbështetje, partneritet dhe besim”, ka thënë Vuçiq në llogarinë e Instagramit “buducnostsrbijeav“.
Theksoi se Sërbia çmon jashtëzakonisht marrëdhëniet me Italinë jo vetëm si partnere politike, por dhe si mike e vërtetë që mirëkupton vlerat, traditat dhe aspiratat e Sërbisë.
“Sërbia dhe Italia qëndrojnë krahë më krahë drejt rugës së zhvillimit dhe stabilitetit të mbarë rajonit” shtoi Vuçiq.
Ky i fundit nën nderime shtetërore, ka pritur Melonin në aerodromin “Nikolla Teslla" dhe theksoi se vizita paraqet mesazh të besimit dhe vizionit të përbashkët të së ardhmes së Europës së bashkuar.
“Faleminderit kryeministres Meloni që ka ardhur në Beograd dhe në këtë mënyrë edhe një herë përcolli mesazh të fortë mbështetës për Sërbinë”, ka thënë ai.
Duke i uruar mirëseardhjen Melonit në Sërbi, Vuçiq dëshiroi dhe që Sërbia e Italia e lidh miqësia, bashkëpunimi dhe puna e përbashkët për stabilitetin dhe prosperitetin e dy popujve.






0 komentet