Gjuriq për Berliner cajtung: Mandati i ri i Trampit mundësi për ringjallje të dialogut mes Kosovës dhe Sërbisë
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka thënë se mandati i ri i presidentit të SHBA Donald Tramp, ofron mundësi të re për ringjallje të dialogut mes Kosovës dhe Sërbisë por nuk beson se kjo çështje do të jetë prioritet kryesor i administratës amerikane në muajt e parë.
“Mandati i parë i Presidentit Tramp çoi në rinovim të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, duke vendosur ide të reja të bazuara në promovimin e zhvillimit ekonomik dhe lidhjes më të mirë. Ndaj shikojmë mandatin e dytë të presidentit Tramp si mundësi të re për të ringjallur procesin e dialogut. Realisht, nuk presim që kjo çështje të jetë prioritet kryesor në muajt e parë pas marrjes së detyrës nga administrata e re amerikane” ka theksuar Gjuriq në intervistën për Berliner cajtung.
Ai tha se Sërbia është e gatshme kur kjo çështje t’i vijë radha, të shfaqë situatën alarmante në Kosovë që nga dita në ditë përkeqësohet dhe përfshihen diskriminime të vazhdueshme dhe keqtrajtimin e sërbëve sikurse dhe shkeljen e të drejtave të tyre themelore.
Beogradi, nënvizoi ai, qëndron për gjetjen e kompromisit-zgjidhje paqësore me negociata në të cilat të dy palët do të jenë të barabarta të kënaqura dhe të pakënaqura.
I pyetur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, Gjuriq tha se po mbahen nën rrethana politike në të cilat regjimi i Albin Kurtit gjatë dy vite e gjysmë ka bërë thuajse gjithçka teorikisht të mundshme në minimin e të drejtave kolektive politike, ekonomike dhe sociale të pjesëtarë të komunitetit sërb.
“Regjimi i Kurtit i ka privuar sërbët në Kosovë nga ekzistenca e tyre ekonomike duke bllokuar transfertat e të hollave dhe dërgesat nga Sërbia qëndrore për spitale, shkollat dhe shërbimet themelore sociale. Gjithashtu ka pasur dhjetëra arrestime të paligjshme që janë dënuar nga BE dhe SHBA. Kurti publikisht ka bërë të ditur se nuk dëshiron të zbatojë marrëveshjen e Brukselit që parashikon formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe ndonëse ajo marrëveshje është nënshkruar nga BE, Beogradi dhe Prishtina. Lista e gjërave që regjimi i Kurtit ka bërë për t’i privuar komunitetit sërb bazat e jetës dhe të drejtat themelore politike, është aq e gjatë sa që do të duhej botim i veçantë i gazetës suaj vetëm për të shkruar rreth këtyre” spegoi ai.
Gjuriq është pyetur nëse çmimi i neutralitetit të politikës së jashtme të Sërbisë ka ngecur në negociatat e anëtarësimit me BE, nënvizoi se prioriteti kryesor dhe drejtimi strategjik i Sërbisë, është anëtarësimi në Bashkimin Europian.
“Politika jonë e jashtme është e hapur dhe përcakton se jemi të gatshëm të bashkëpunojmë si me Perëndimin ashtu edhe me Lindjen, me Veriun dhe me Jugun, duhet të konsiderohet si avantazh krahasues. Besojmë se kemi shumë për të ofruar në tryezën europiane. Ndonëse ne si çdo vend tjetër kandidat për hyrje në BE, do të dëshironim të shikonim përparim më të shpejtë, progresi ynë është larg të parëndësishmes. Komisioni Europian për të tretin vit radhazi dha vlerësim pozitiv për progresin tonë dhe ka treguar se Sërbia i ka përmbushur kriteret për çeljen e Fashikullit 3, kështu që presim në javët e ardhshme çeljen e atij fashikulli” tha ai.
Gjuriq theksoi se Sërbia po përpiqet që në kuadër të mundësive të veta modeste, të bëhet urë mes Europës dhe pjesëve të tjera të botës.
“Ne jemi i vetmi vend europian që momentalisht kemi marrëveshje për tregti të lirë me Kinën. Në majin e vitit të kaluar na vizitoi presidenti Si Gjinping duke ngritur partneritetin tonë të gjithanshëm strategjik në nivel të ri. Do të thoja se Kina mbetet një prej investitorëve më të rëndësishëm në ekonominë sërbe. Kemi raporte jashtëzakonisht të mira politike. Kjo shikohet dhe tek mbështetja e Kinës në integritetin territorial dhe sovranitetin e Sërbisë për çështjen e Kosovës e Metohisë. Sërbia tenton t’ia kthejë me mbështetjen e politikës së një Kine të vetme” tha ai.
I pyetur nëse pret përmirësim të marrëdhënieve me SHBA nën Trampin do të thotë se Sërbia duhet të distancohet nga Kina, Gjuriq tha se Sërbia ka avantazh që mund të krenohet me politikën e pavarur të jashtme.
“Sigurisht do të konsultohemi me miqtë tanë në bashkësinë ndërkombëtare. Por miqësinë tonë dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara nuk do të shkoj në në dëm të marrëdhënieve tona me partnerët tanë tradicionalë. Po kështu, nuk besoj se partneritetet tona tradicionale do të ndikojnë tek miqësia dhe bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara. Besoj se botës i nevojiten vende ku aktorët globalë mund të takohen dhe të kërkojnë mundësi për bashkëpunim, si në politikën ekonomike ashtu edhe në atë politike dhe të sigurisë. Sërbia të tillë pozitë e ka ndërtuar gjatë shumë brezave dhe nuk ka ndërmend të tani të tërhiqet" nënvizoi ai.
I pyetur për faktin se në Gjermani jo rrallë mund të dëgjosh që Sërbia nuk është e dëshirueshme në BE dhe se konsiderohet si kali i Trojës i Vladimir Putinit pasi nuk nevojitet Hungari tjetër që bllokon të gjitha vendimet, Gjuriq tha se Gjermania pozicionohet si një nga mbështetësit më të mëdhenj të zgjerimit të BE.
“Aq sa i vlerësoj dallimet në opinionet që përmendët, realiteti është ndryshe. Do të doja ta ilustroja këtë, të kthehem pas në vitin e kaluar kur kancelari federal Olaf Sholc erdhi në Beograd në korrik dhe kur u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit mes Sërbisë dhe BE për lëndët e para kritike dhe zhvillimin e zinxhirit të vlerës së elektromobilitetit në vendin tonë. Disa muaj më vonë, në tetor, Sërbia priti kryetaren e Komisionit Europian Ursula fon der Lajen, e cila shprehu qartë dëshirën e saj që Sërbia të bëhej anëtare e me të drejta të plota në BE gjatë mandatit të saj të dytë" kujtoi ai.
Ai theksoi se Sërbia do të vazhdojë të punojë me zell për zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin me të drejta të plota në BE deri më 31 dhjetor 2026.
“Përsa na përket neve, do të përmbushim të gjitha kushtet teknike sepse dëshirojmë të jemi të vlerësuar në bazë të meritave dhe rezultateve tona të prekshme” nënvizoi ai.
Kur është fjala rreth marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe Sërbisë, theksoi se këto dy vendet kanë shumë të përbashkëta.
"Jemi partnerë dhe miq të natyrshëm dhe në Sërbi egziston interes i madh për të ndërtuar marrëdhënie të ndryshme shumë më të mira me Gjermaninë. Dikur mungonin bashkëbiseduesit nga pala gjermane, dikur në anën sërbe. Por jemi shumë besimplotë se në periudhën e ardhshme pas zgjedhjeve gjermane, yjet do të përshtaten përkryer për një lloj të ri partneriteti mes Sërbisë dhe Gjermanisë” tha shefi i diplomacisë sërbe.
Kur është fjala për Ukrainën, kujton se Sërbia ka qëndrim mjaft të qartë rreth situatës në këtë vend.
“Vendosëm që me vendosmërinë tonë të mbrojmë Kartën e KB dhe parimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit të pavarur. Dhe jemi shprehur kundër luftës dhe pro paqes, madje dhe në kohën kur dukej se fjala “paqe” bëhej temë tabu në politikën europiane” ka thënë Gjuriq.
Ky i fundit kujtoi se presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq është takuar dhe ka biseduar me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski më shumë se pesë herë në vitin e fundit dhe se Ukraina çmon qëndrimin e Sërbisë në këtë konflikt.
Njëkohësisht shton ai, Ukraina mbështet fuqishëm integritetin territorial dhe sovranitetin e Sërbisë për çështjen e Kosovës, ashtu sikurse dhe Rusia e bën këtë.
Sërbia sipas fjalëve të tij, ka tentuar jo vetëm të dërgojë ndihma humanitare, por dhe të çelë dyert e saj për mjaft shtetas ukrainas dhe rus të cilët kanë qenë të detyruar të largohen për shkak të armiqësive.
Ai shtoi se Sërbi veten e shikon si vend në pozitë unike për shkak të marrëdhënieve historike me palët e përfshira, potencialisht mund të ndihmojë në organizimin e bisedimeve të nivelit të lartë për çështje të ndjeshme që lidhen me këtë konflikt.
"Përherë jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes për konfliktin e vazhdueshëm" tha ai.
Beogradi, thotë ai, është gjithmonë i gatshëm të jetë mikpritës i samitit të paqes.
“Presidenti Vuçiq është burrë shteti i përgjegjshëm që dëshiron që paqja të kthehet në Europë sa më shpejt të jetë e mundur. Sërbia është vend që nuk mbivlerëson potencialin e vet. Ne thjesht ofrojmë shërbime të mira dhe mbështetje logjistike për biseda të mundshme. Kemi evidencë të pametë të mbajtjes së diskutimeve shumë komplekse në të kaluarën. Për shembull, mes talebanëve dhe disa qeverive perëndimore. Asnjë nga detajet e këtyre bisedave nuk u bë publike. Besoj se mund të luajmë rol. Nuk dëshirojmë të imponohemi. Ofrojmë veçse mundësi” shprehet Gjuriq.
Pyetjes se cilat ishin pritshmëritë e Sërbisë nga administrata e re në SHBA, kujtoi se Sërbia ka marrëdhënie diplomatike me Shtetet e Bashkuara për gati 150 vjet dhe se në shumicën e rasteve kjo ishte marrëdhënie miqësore, partneriteti dhe aleance.
Tha se vitet ‘90 ishte dekadë e tmerrshme mossuksesi në të cilën përfshinte edhe konfliktin e armatosur me SHBA.
"Por, tek ky brez gjërat po kthehen në rrugën e duhur për të krijuar mjedis në të cilin SHBA dhe Sërbia do t’a ngrenë në nivel krejtësisht të ri. Me fitoren e Donald Tramp, Sërbia dhe SHBA me gjasa të afrohen politikisht edhe më shumë se më parë. Kemi kontakte shumë të afërta me shumë njerëz të rangut të lartë në mjedisin e afërt të Tramp dhe në administratën e tij të re dhe përveç kësaj çka mes Sërbisë dhe SHBA vazhdojnë të egzistojnë dallime shumë të qarta për disa çështje ndërkombëtare, përfshirë, natyrisht dhe çështjen e Kosovës e Metohisë, arsye për optimizëm ka” theksoi ai.
Kujtoi se Presidenti Vuçiq ishte një nga liderët e parë botërorë që bisedoi me presidentin Tramp pas rizgjedhjes së tij.
“Pata nderin të shoqëroj presidentin Vuçiq në takimin e tij në Shtëpinë e Bardhë në shtator të 2020. Mund të konfirmoj se presidenti Tramp gjatë atij takimi tha se kishte planifikuar të vizitonte Sërbinë pas fitores së zgjedhjeve. Qysh atëherë kanë kaluar katër vjet e gjysmë dhe do të shohim se si do të zbatohet në praktikë. Dikush mund të mendojë se sërbët janë mjaft konservatorë nga natyra. Ndaj, shpresojmë se qeveria republikane do të jetë më dashamirëse ndaj pozitës sërbe. Duhet të jem i drejtë dhe të them se gjatë mandatit të presidentit Bajden, ka pasur përparim të dukshëm në marrëdhëniet mes Sërbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Duket se në Shtetet e Bashkuara egziston konsensus dypartiak rreth përmirësimit të marrëdhënieve me Sërbinë, çka ne e përshëndesim mjaft" spegoi ai.
Pyetjes nëse u zhgënjye që Riçard Grenell nuk u bë sekretari i ri amerikan i shtetit, Gjuriq shprehu besim se Grenell ka luajtur lojë mjaft të rëndësishme në politikën amerikane gjatë administratës së presidentit Tramp.
“Presidenti Tramp e shikon Grenellin sipas fjalëve të tij, si një yll në ngritje të politikës amerikane. Grenell e konsiderojmë si mik të rajonit tonë. Ndonëse jam i ndërgjegjshëm se ai nuk e përjeton të njëjtin nivel mbështetje tek të gjitha qarqet politike në Gjermani, mund t’u konfirmoj se ka shfaqur ide konstruktive e pozitive në tryezë kur bëhet fjalë për rajonin e Ballkanit. Mundi të unifikonte palët rreth idesë së bashkëpunimit ekonomik, përhapjen e lidhjes infrastrukturore dhe krijimin e mundësive të reja. Kjo nuk është mirë vetëm për interesat sërbe dhe amerikane, por dhe për ato gjermane në Europën juglindore” ka thënë Gjuriq.
I pyetur sesi do të progresohet me projektin e Zhared Kushner në Beograd, tha se është i kënaqur që investimet amerikane vijnë në Sërbi.
Tha se gjatë vitit të kaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bërën partneri më i rëndësishëm i Sërbisë në sektorin e shërbimeve.
“Në Sërbi ndodhen mjaft kompani amerikane si Gugëll, Majkrosoft, NCR etj. Horizonti i Beogradit po ridizenjohet nga kompani nga pjesë të ndryshme të botës. Dhe egzistenca e brendit të madh amerikan në Beograd, do të ndihmonte në përmirësimin e pozitës së Sërbisë në tregun global. Ndaj përshëndesim idenë që kompania e madhe amerikane do të rinovojë godinën e ish Shtabit të Përgjithshëm. Si ministër i punëve të jashtme do të kuptoni se unë nuk ndjek përditë të tilla projekte. Por në parim, si beogradas, do të doja ta shikoja kullën Tramp në qendër të vendlindjes sime” theksoi Gjuriq.
Kur është fjala për sanksionet amerikane që i vendosi administrata Bajden në ditët e fundit të saj në pushtet të cilat godasin dhe NIS, Gjuriq tha se Sërbia nuk është e gëzuar me përmendjen e fjalës sanksione.
Theksoi se sërbët kujtojnë sanksionet nga periudha prej vitit 1992 deri në vitin 2000, kur vendi ishte nën regjimin e sanksioneve të KB.
“Si fëmijë i rritur në Beograd, më kujtohet se pjestarët e regjimit të Millosheviqit, të cilët supozohej se ishin në shënjestër të këtyre sanksioneve, nuk u prekën fare nga zbatimi i këtyre masave. Përkundrazi, establishmenti sipëror u bë më i pasur dhe më i fortë. Njerëzit që vuajtën nën këto sanksione ishin sërbë të zakonshëm" spegoi Gjuriq.
Ky i fundit theksoi se qëllimi i qeverisë së Sërbisë është të zbusë pasojat e mundshme negative për ekonominë në rritje të Sërbisë.
Sërbia, theksoi ai, po punon çmueshëm në atë që deri më 2025 të arrijë normën më të lartë të rritjes në Europë.
"Presim që kjo të jetë shumë më e lartë se 4% e PBB. Fakti që kompania jonë kombëtare e naftës është nën sanksione, kërkon veprim urgjent nga qeveria e Sërbisë. Tashmë kemi kontaktuar si me palën amerikane ashtu dhe me atë ruse për të gjetur zgjidhje që kënaq të gjitha palët e përfshira sa më shumë që të jetë e mundur. Dëshiroj të theksoj se ne nuk kemi ndërmend të shtetëzojmë pronat. Kjo është në kundërshtim me qëndrimin tonë se si duhen trajtuar pronat” tha ai.
Gjuriq nënvizoi se presidenti Vuçiq e ka bërë shumë të qartë se nacionalizimi është vetëm zgjidhja e fundit për Sërbinë.
“Kjo është diçka që nuk kemi ndërmend ta bëjmë, diçka që nuk dëshirojmë, ndërsa ne do të shqyrtojmë të gjitha alternativat e mundshme. Nuk besojmë tek sanksionet, nuk besojmë tek nacionalizimi, nuk besojmë në zbatimin e këtyre lloj masave”, theksoi shefi i diplomacisë sërbe.
Pyetjes nëse shikon mundësi që sanksionet të hiqen nën drejtimin e Tramp, tha se Sërbia sigurisht që do të bisedojë me ekipin e tij dhe do t'u lutet për mirëkuptim dhe ndihmë për këtë çështje.
“Megjithatë, më duhet të them se ata që hartuan sanksionet duket se janë përpjekur t'i bëjnë ato “të rezistueshme ndaj Trampit”. U vendosën disa klauzola që do të pengonin presidentin të ndryshonte me urdhër egzekutiv pa pëlqimin e Kongresit. Kjo ka komplikuar politikisht mundësinë e pakësimit të sanksioneve" tha ai.
Sërbia sipas fjalëve të tij, në dhjetë vitet e fundit ka ndryshuar tërësisht paradigmën e ekonomisë, politikës dhe infrastrukturës së saj, e cila ishte lënë pas dore gjatë periudhës së shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
“Sot, udhëtari që viziton Beogradin ka mundësinë të konfirmojë nëse kryeqyteti ynë është qendër urbane e suksesshme që tërheq njerëz nga mbarë rajoni dhe tërheq më shumë se 65% të të gjitha investimeve të huaja në Ballkanin Perëndimor. Jo vetëm Beogradi, por mbarë Sërbia është kantier i madh ndërtimi. Kemi arritur shumë. Janë ndërtuar mbi 500 kilometra autostrada të reja, shina të reja të shpejta hekurudhore që lidh Beogradin me kufirin verior me Hungarinë dhe gjatë kësaj kohe, kemi arritur të ulim shkallën e papunësisë nga 26.3% në 7.9%. Ka ndryshuar edhe paradigma e politikës sonë. Çështjet e identitetit kombëtar ishin dikur gurthemeli i politikës sërbe. Sot, populli mund t'ju zgjedhë vetëm nëse mund të tregoni se kontribuoni në rritjen, zhvillimin dhe cilësinë e shërbimeve publike" tha Gjuriq.
Ekspo 2027, thotë ai, do të jetë mundësi unike për të lidhur vendet përtej rajonit tonë me Europën.
"Dëshirojmë që Beogradi të bëhet një nga pikat hyrëse për kompanitë globale. Suksesi i Ekspo 2027, mund të dëshmojë rëndësi për kompanitë gjermane që operojnë në Sërbi pasi Gjermania momentalisht është investitori më i madh i vetëm dhe shumë kompani gjermane po operojnë me sukses në Sërbi dhe nga Sërbia. Kemi marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën, Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Unionin Ekonomik Euroaziatik, ndërsa njëkohësisht kemi akses të lirë në tregun europian. Kjo na vendos në pozicion unik për të shërbyer si urë për kompanitë nga Europa drejt tregjeve të tjera globale. Momentalisht kemi konfirmime nga më shumë se 100 vende që do të përfaqësohen në Ekspo me pavionet e tyre” shtoi ai.
I pyetur për protestat e studentëve, Gjuriq tha se 15 personat e pafajshëm që vdiqën në Novi Sad janë humbje e madhe për familjet dhe miqtë e tyre, por dhe humbje e madhe për shtetin dhe se pas kësaj ngjarje kaq shokuese, është e natyrshme që qytetarët të kërkojnë mënyra për të shprehur pikëllimin e tyre, por shtoi se nuk duhet që me tragjedi të tillë të abuzohet për qëllime politike.
"Protestat dhe kërkesat për llogari janë mjete legjitime sepse Sërbia është vend demokratik në të cilën liria e shprehjes vlerësohet dhe garantohet shumë me Kushtetutën tonë. Megjithatë, egziston linja që ndan protestën konstruktive dhe kritikën legjitime nga keqpërdorimi i tragjedisë për qëllime politike. Fatkeqësisht, është bërë e qartë se disa rryma politike në Sërbi, që kanë shfaqur shenja të përfshirjes nga jashtë, po manipulojnë pikëllimin e njerëzve dhe po abuzojnë me këtë ngjarje zemërthyer. Qeveria jonë është e vendosur të hetojë tërësisht të gjitha rrethanat që çuan në këtë tragjedi dhe të sigurojë që të gjithë përgjegjësit të vihen para drejtësisë" tha ai.
Theksoi se e drejta për protestë paqësore është e rëndësishme, por dhe që institucionet kompetente të ndërmarrin hetimin dhe gjykimin me përgjegjësi dhe transparente pa manipulime politike apo presione që mund të cënojnë besimin tek institucionet.
Në fund të bisedës, i pyetur nëse planifikon të marrë pjesë sërish në Maratonën e Berlinit, Gjuriq theksoi se e do Berlinin.
“Para së gjithash kjo nuk është frazë boshe: E dua Berlinin. Shikoj mjaft ngjashmëri në frymën e Berlinit dhe Beogradit. Kam kohë që nuk kam vrapuar në maratonë sepse fatkeqësisht nuk kam kohë të stërvitem. Por mendoj se Maratona e Berlinit me turmën, atmosferën dhe mbështetjen e saj të jashtëzakonshme, por edhe faktin që është maratonë e mirë për vrapuesit për herë të parë, mund të jetë opsion për mua për të marrë pjesë në të për herë të dytë. Ende nuk e di se kush mund të jetë homologu im i mundshëm gjerman. Populli gjerman do të duhet të vendosë. Por do t'u rekomandoja votuesve gjermanë që të votojnë për dikë që është në gjendje të vrapojë në maratonë" konkludoi Gjuriq në intervistën e gjerë për të përditshmen e mirënjohur gjermane.
0 komentet