Milloviq: Vetëm sërbët e bashkuar në Kosovë mund të ruajnë interesat kombëtare, vota për LS siguron lidhjen me mëmëdheun

Dragiša Milović
Burim: Srpska Lista

Nënkryetari i Listës Sërbe Dragisha Milloviq ka theksuar se sërbët vetëm të bashkuar dhe nën unitet mund të ruajnë interesat kombëtare dhe sigurojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre në Kosovë dhe që është me rëndësi që në zgjedhjet e 9 shkurtit kjo të dëshmohet në qendrat e votimit pasi egzistojnë dyshime bazike se pushteti në Prishtinë do të tentojë të reduktojë rezultatin e kësaj partie.

Milloviq për RTS ka thënë se tubimi i djeshëm elektoral në Leksha ishte dinjitoz me çeljen e himnit “Zoti i drejtë” në prezencën e të ftuarve nga Beogradi.

“Shtëpia e kulturës ishte mjaft e vogël për të nxënë të gjithë të interesuarit. Me qindra njerëz ngelën në holl. Me ne ishin të ftuarit nga Beogradi si dhe basketbollisti i famshëm Dejan Tomasheviq i cili i’u drejtua të pranishmëve në tubim për të mbështetur Listën Sërbe” tha Milloviq.

Ky i fundit kujtoi se Lista Sërbe nisi fushatën në Ranillug e më pas në Shtërpcë, Osojana e Gorazhdevc dhe dje nisi dhe fushata në veri të Kosovës.

“Mesazhi themelor është i qartë se duhet t’a ruajmë unitetin e popullit sërb, pasi vetëm unik dhe të bashkuar, mund të ruajmë interesat kombëtare dhe të sigurojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Vendosmëria e popullit tonë që pavarësisht torturave, gjithë atyre arrestimeve, okupimeve policore është që të qëndrojë për të jetuar në vatrat shekullore. Këtë e pamë dhe tek çiftet e reja që morën shtëpi nga Komuna e Lleposaviqit, të ndërtuara nga shteti ynë amë. Ajo lidhje me shtetin e Sërbisë nuk duhet të ndërpritet, por duhet të forcohet edhe më tej” ka theksuar Milloviq.

Ky i fundit kujtoi se Sërbia u paguan rreth 28 mijë pensione përfituesve në Kosovë, jep 32 mijë paga dhe së shpejti do të marrin dhe nga 20 mijë dinarë ndihmë sociale.

“Pothuajse çdo sërb që jeton në Kosovë e Metohi, prej shtetit amë do të marrë ndihmë”, nënvizoi Milloviq.

Ky i fundit ftoi popullin sërb që të dalë sa më masivisht se kurrë ndonjëherë në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe të japë votën për Listën Sërbe, për të fituar të 10 mandatet e destinuara për sërbët.

Sipas fjalëve të tij, këto zgjedhje janë një nga më të pistat dhe shtoi se fushata e zyrtarëve nga Prishtina dhe disa “partive satelitore” sërbe çon në njollosjen e Listës Sërbe dhe liderëve të saj, si dhe të shtetit të Sërbisë.

“Kurti përveç gjuhës së urrejtjes, përhap dhe frikë tek zgjedhësit e vet sepse nuk ka se çfarë t’u ofrojë. Nuk ka vende të reja pune, nuk ka fabrika të reja, të rinjtë largohen drejt Europës Perëndimore, por atij duket se kjo nuk i intereson. Okupimi kryesor për të është veriu dhe sikurse thotë ka vënë nën kontroll veriun”, nënvizoi Milloviq.

Ai tha se pret presion të mëtejshëm ndaj Listës Sërbe dhe shprehu besimin se do t'i rezistojë të gjitha sulmeve.

Milloviq tha se kandidatët e Listës Sërbe janë mjek të nderuar, profesorë, dekanë, ish-gjyqtarë, të gjithë njerëz profesionistë në zanatin e tyre të cilët nuk do ta shesin “besimin për darkë”, të cilët nuk do t’a shesin interesin kombëtar për përfitime personale.

Kujtoi se Dragica Gashiq e vetmja sërbe në Gjakovë është në listën e kandidatëve të Listës Sërbe.

Pyetjes se përse është e rëndësishme që Lista Sërbe të fitojë të 10 mandatet, ai tha se mbetet për t’u parë se çfarë ndodh kur ndonjë sërb është në qeverinë e Albin Kurtit dhe si punon ai dhe nëse është në favor të sërbëve apo në interes të Kurtit.

“Kujtojmë Rashiqin si ministër që votoi për shpronësimet antiligjore të trojeve në Lleposaviq dhe Zubin Potok. Paligjshmërisht u mor prona jo për të ndërtuar ndonjë park lojërash apo vende të reja pune, por për forcat policore. Ai nuk ishte kundër as kur qeveria mori vendimin që të formonte Muzeun e Genocidit që ka për synim të akuzojë popullin sërb për gjoja genocid ndaj shqiptarëve” sqaroi Milloviq.

Ky i fundit nënvizoi se e rëndësishme është që Lista Sërbe të fitojë të 10 mandatet se ky është hapi i parë që për disa muaj pas zgjedhjeve të kthehen nën kontrollin e sërbëve katër komunat e veriut që mbahen paligjshmërisht nga kryekomunarët shqiptarë.

“Ky do të jetë hapi i parë drejt çlirimit të veriut nga të tillë njerëz që i bëjnë keq popullit sërb” ka theksuar ai.

Milloviq tha se çarja e numrit ashtu të vogël të votave sërbe, i shërben vetëm Kurtit.

Ka thënë se autoritetet në Prishtinë kanë bërë gjithçka që Lista Sërbe të mos dalë në zgjedhje, se kanë tentuar t’a shpallin organizatë terroriste, por që në këtë nuk mundën pasi Lista Sërbe ka qenë këmbëngulëse dhe është ankuar.

Megjithatë, vuri në dukje dhe probleme, sikurse fakti që në zonat e pastra sërbe në komisionet zgjedhore, shumicën e përbëjnë shqiptarët.

“Egziston dyshim i bazuar se në zgjedhje do të tentojnë të zvogëlojnë rezultatet e Listës Sërbe. Do të bëjmë gjithçka që mos të shkohet tek kjo. Ftoj komunitetin ndërkombëtar, i cili ka vëzhguesit e vet, të bëjë të gjitha përpjekjet për të siguruar që zgjedhjet në këtë atmosferë të vështirë të jenë sa më demokratike dhe të drejta”, tha Milloviq.

Zgjedhjet, thekson ai, janë mundësi e mirë për t'u treguar partive satelite sërbe se çfarë mendojnë sërbët për to.

“Besoj se Lista Sërbe do të marrë mbështetje të padyshimtë nga qytetarët sepse vetëm pas saj qëndron Beogradi zyrtar” konkludoi Milloviq.