Gjuriq në takim ministror në Romë: Sfida kryesore e Sërbisë ngelet dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës

Đurić na ministarskom sastanku grupe „Prijatelji Zapadnog Balkana“ u Rimu
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq, në fjalimin e takimit ministror të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” që mbahet në Romë, ka vënë në dukje domethënien e iniciativave globale e rajonale dhe përkushtimin e Sërbisë në procesin e eurointegrimeve dhe theksoi se sfida kryesore e Sërbisë mbetet dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës.

Gjuriq shprehu kënaqësinë që pati mundësinë t'i drejtohej takimit në nisje të tij, sikurse vlerësoi, se është vit mjaft i rëndësishëm për Europën në tërësi e veçanërisht për këtë rajon.

Duke folur për përkushtimin e Sërbisë në procesin e eurointegrimit, Gjuriq kujtoi se në dy vjet e gjysmë ka nisur zbatimi i reformave serioze, të cilat përfshinin miratimin e një sërë reformash ligjore që janë vlerësuar dhe njohur nga ana e BE.

Ai vuri në dukje rëndësinë e gjithë këtij procesi, pasi Qeveria ka caktuar zyrtarisht datën 31 dhjetor 2026 si afat deri në të cilin planifikon të zbatojë të gjitha reformat ligjore, politike dhe reforma të tjera legjislative në funksion të standardeve të BE.

“Mendoj se ky është lajm i mirë për Sërbinë dhe besoj se mund të jetë lajm i mirë edhe për Europën”, theksoi Gjuriq.

Sipas fjalëve të tij, Sërbia këtë vit gjithashtu ka marrë kryesimin e Iniciativës së Europës Qëndrore (CEI), duke theksuar se pikërisht këtë presidencë, do t’a shfrytëzojnë për të inkurajuar lidhjen rajonale dhe përmirësuar infrastrukturën.

Përkundër sukseseve të shumta që Sërbia ka shënuar, mes të cilave Gjuriq veçoi aspiratën e Sërbisë për të qenë drejtues në rritjen ekonomike në rajon, sfida kryesore, sikurse vlerësoi, mbetet dialogu Beograd-Prishtinë.

“Përshëndesim emërimin e Peter Sorensen, rolin e të cilit në këtë do t’a mbështesim fuqishëm. Në ditët pasuese do të takohem me të dhe do të tentoj të inkurajoj qasje në të cilën masat për ndërtimin e besimit do të jenë në qendër të vëmendjes. Besoj se mund të forcojmë punën në implementimin e deritashëm të marrëveshjeve të arritura dhe angazhimeve të tjera të ndërmarra, por njëkohësisht dhe të gjejmë diçka të re që do të ishte e dobishme për të dy palët”, theksoi ministri.

Shefi I diplomacisë sërbe vuri në dukje edhe rëndësinë e kryesimit të Sërbisë me Partneritetin Global për Inteligjencën Artificiale, duke shtuar se takimi i sotëm në Romë është gjithashtu mundësi për të diskutuar me zyrtarët e rajonit propozimet se si të bëhet ky kryesim më efikas.