Gjuriq: Brnabiq në seancën e KS të OKB prezantoi gjithçka që duhet të dini për situatën në Kosovë

Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Ambasadori i Serbisë në SHBA Marko Gjuriq ka theksuar se fjalimi i kryeministres serbe Ana Brnabiq në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka mbuluar gjithçka që është e nevojshme të dihet për situatën aktuale në Kosovë.

Gjuriq ka deklaruar në rrjetin social “X” se fjalimi i Brnabiqit është i detyrueshëm për të gjithë ata që duan të kuptojnë qëndrimin serb, por edhe të vërtetën.

“Gjithçka që duhet të dini për situatën aktuale në Kosovë gjendet në fjalimin gjithëpërfshirës të kryeministres serbe Ana Brnabiq në seancën e Këshillit të Sigurimit. Fjalimi nga seanca e Këshillit të Sigurimit është i detyrueshëm për të gjithë ata që duan ta kuptojnë qëndrimi serb. Dhe të vërtetën”, tha Gjuriq.