Gjuriq: Për përkeqësimin e situatës fajtor është Kurti i cili persekuton sërbët dhe dëshiron të shkaktojë konflikt
Ambasadori i Sërbisë në SHBA Marko Gjuriq ka thënë se për përkeqësimin e situatës në Kosovë, fajtor është kryeministri kosovar Albin Kurti, i cili ka dhënë përpjekje në persekutimin e banorëve sërbë dhe që dëshiron të shkaktojë konflikt me Sërbinë, ndërsa qeveria në Beograd po bën gjithçka për të de-eskaluar tensionet.
Gjuriq për Njuzuik ka thënë se Kurti për dy vite qysh kur erdhi në pushtet, promovoi qasje më ekstreme dhe më të rrezikshme në përplasje me komunitetin sërb në Kosovë, çka rezultoi me më shumë se 275 sulme të dhunshme ndaj civilëve të pafajshëm.
Gjuriq ka thënë se qeveria e Sërbisë shpreh keqardhje të sinqertë dhe për dhunën tragjike e cila ndhodhi më 24 shtator në Banjskë, por dhe ka vënë në dukje se është e rëndësishme atë që Kurti nuk lejoi misionin e Bashkimit Europian në Kosovë (Euleks) të merrte pjesë në hetimet pas ngjarjes.
“Siç tha presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq, kemi prova domethënëse se të burgosurve të pa-armatosur i’u mohua ndihma mjekësore dhe në të paktën në njërin rast u qëlluan për vdekje teksa ishin shtrirë përtokë” tha Gjuriq.
Për këtë, shton ai, nevojitet hetim i plotë ndërkombëtar, për të shkuar tek njohja e plotë se çfarë ka ndodhur.
Ambasadori i Sërbisë pyeti dhe përse pjesëtarët e forcave të sigurisë kosovare ndodhen në veri, ku sërbët janë popullata dominuese dhe që, thekson ai, prezenca e të cilëve lejohet vetëm me miratimin e NATO në bazë të marrëveshjes.
Gjuriq theksoi serinë e gjatë të abuzimeve që mund të krijojnë kushtet për incident të tillë, si ai në Banjskë.
“Megjithatë, prej vitesh kemi paralajmëruar se gjendja e të drejtave të njeriut në Kosovë është e patolerueshme dhe se herët a vonë dikush-nga frustrimi i pastër dhe dëshpërimi-do t'i marrë gjërat në duart e veta, vetëm për të ofruar sigurinë dhe mbijetesën e tyre themelore dhe sigurinë e shtëpive dhe familjeve të tyre” tha Gjuriq.
Ky i fundit thekson se Sërbia nuk ka asnjë shtysë, as politike e as ekonomike, për të provokuar konflikt ushtarak, përkundrazi, Qeveria e Sërbisë po bën gjithçka që është në fuqinë e saj për të de-eskaluar tensionet.
“Përpiqemi që çdo qytetar sërb që është i përfshirë në dhunë besojmë se do të mbajnë përgjegjësi të plotë. Kërkojmë prej partnerëve tanë ndërkombëtarë në Uashington dhe Bruksel që të autorizojnë misionin e NATO, KFOR, që të marrë përsipër detyrat e policisë dhe sigurisë në rajonet e banuara nga sërbët dhe të bëjë thirrje për ngritjen e hetimit ndërkombëtar për atë që ndodhi në Banjskë më 24 shtator. Veçse do të donim që Kurti të bënte të njëjtën” tha ambasadori Gjuriq.
Njuzuik në tekst bën të ditur se ndërsa vëmendja e komunitetit ndërkombëtar vazhdon të jetë e përqendruar në konfliktin e Rusisë në Ukrainë, "një tjetër luftë potenciale në Europë po bëhet gati, ndërkohë që tensionet mes dy armiqve shumëvjeçarë në Ballkan po i afrohen majave të rrezikshme".
Ambasadori kosovar në SHBA Ilir Dugolli, pretendon se është në diskutim siguria e mbarë rajonit dhe se Vuçiqit “nuk mund t’i besohet” sepse, siç thotë ai, “po përpiqet të manipulojë provat e përfshirjes direkte të Sërbisë në trajnime dhe planifikime të agresionit ushtarak”.
Dugolli pretendon se Kosova ka prova konkrete se rasti Banjska është rezultat i “luftës hibride të Sërbisë” duke e quajtur atë “sulm terrorist, të cilin Sërbia e kishte planifikuar dhe mbështetur”.
Ai kërkoi dënim dhe sanksione konkrete ndaj Sërbisë, të cilat, sipas fjalëve të tij “e bënë të qartë se po pret një moment për të tentuar të përfundojë projektin e “Sërbisë së Madhe”.
0 komentet