Gjuriq: Deportimi i igumenit dëshmon dëshirën e Kurtit të largojë KOS nga K&M
Deportimi i igumenit Foti i manastirit Devina voda, pa asnjë lloj baze themelore ligjore në mënyrë brutale përcjell sinjalin se Albin Kurti dëshiron jo vetëm dëbimin e gjithë sërbëve të Kosovës, por dhe largimin e Kishës Ortodokse Sërbe ka thënë për Kosovo onlajn ambsadori i Sërbisë në SHBA Marko Gjuriq.
Ky i fundit ka thënë se do të informojë qeverinë e SHBA për deportimin e igumenit Foti për shkeljen e të drejtave themelore fetare të sërbëve të Kosovës si dhe për shtypjen e KOS.
"Diçka të tillë në shekullin XXI kudo në botë është diçka që kërkon reagim të ashpër nga bashkësia ndërkombëtare”, ka theksuar Gjuriq në Uashington, ku po mbahet konferenca kushtuar Kosovës, organizuar nga Ambasada e Sërbisë.
Gjuriq shprehu bindjen se SHBA nuk përkrahin veprime të tilla të Prishtinës dhe se përmes përfaqësuesve të saj do të gjejnë mënyrën për t'i përcjellë mesazh të qartë regjimit të Albin Kurtit se kjo është e papranueshme.
Në prag të nisjes së tubimit, peshkopi amerikanolindor Irinej tha për Kosova Onlajn se deportimi i igumenit të manastirit afër Zveçanit është “gjë e tmerrshme”.
"Dhe këtu në SHBA duhet të promovojmë qëndrimin e kishës sonë, popullit tonë. Kjo është e rëndësishme, sepse nëse nuk e paraqesim këtë të vërtetë, kush do t’a bëjë? Nuk duhet të fshihemi në vrimën e miut, por të dalim në publik. të flasim për veten tonë, kishën... Kur njerëzit e dëgjojnë këtë, ndryshon ideja rreth KOS...”, shtoi peshkopi Irinej.
0 komentet