Gjuriq: Cinizmi i qeverisë së Kurtit-pushteti i krijuar nga shkëputja e paligjshme duhet t'i mbajë leksione Sërbisë për të drejtën ndërkombëtare

Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë në mandatin teknik Marko Gjuriq tha se leksionet e qeverisë së Kurtit që i jep Sërbisë për integritetin territorial do të ishin zbavitëse nëse nuk do të ishin kaq cinike.

Gjuriq theksoi se pushteti që doli nga "shkëputja e paligjshme, që mbylli institucionet sërbe, shkeli të drejtat fetare dhe refuzoi të formonte BKS, duhet të na kursejnë leksione për të drejtën ndërkombëtare".

"Sërbia me vendosmëri e qetësi do të mbrojë popullin e vet dhe të drejtat, si dhe stabilitetin", shkruan Gjuriq në "X".

Më herët sot, ministri kosovar i punëve të jashtme Glauk Konjufca, tha se Sërbia nuk mund të pretendojë se përpiqet për paqe dhe integrim europian, ndërsa zyrtarët e saj të lartë sfidojnë haptazi sovranitetin e Kosovës.

"Për sovranitetin e Republikës së Kosovës nuk mund të negociohet, as dhe drejtësia për sulmin terrorist në Banjskë", vuri në dukje Konjufca dhe ftoi bashkësinë ndërkombëtare që "të dënojë pa mëdyshje këto veprime dhe të kërkojë përgjegjësi".