Gjuriq me delegacionin e Komitetit Amerikano-Hebraik për dialogun strategjik mes Sërbisë dhe SHBA

Đurić u Njujorku sa delegacijom Američko-jevrejskog komiteta
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka biseduar sot në Nju Jork me delegacionin e Komitetit Amerikoano-Hebraik që e kryesonte Xhejson Ajzakson që merret me punët politike dhe Agnjeshka Markijeviç, drejtoesha e Institutit të Europës Qëndrore në Komitetin Amerikano-Hebraik.

Sikurse bëhet e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sërbisë, bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer opinionet dhe për dialogun strategjik mes Sërbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për kornizën e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe çeljen e mundësive të reja për partneritet në fusha të ndryshme.

Gjatë bisedës është folur dhe për mundësitë e lidhjeve të mëtejshme mes institucioneve të Sërbisë, SHBA dhe Izraelit, përfshirë dhe forcimin e bashkëpunimit parlamentar mes Kuvendit të Sërbisë, Kongresit dhe Knesetit.

Gjuriq vuri në dukje domethënien e kontakteve të vazhdueshme të Sërbisë me përfaqësues të Komitetit Amerikano-Hebraik duke vlerësuar se çdo takim paraqet mundësi për shqyrtimin e mundësive të reja për përmirësimin e bashkëpunimit.

Gjuriq shprehu shpresën që përfaqësuesit e Komitetit të kenë mundësi për të vizituar Sërbinë.

U bisedua dhe për Panairin e ardhshëm Special Ekspo 2027 në Beograd, si dhe mundësitë domethënëse për lidhjen e mëtejshme të Sërbisë me partnerët në mbarë botën nën paraqitjen e potencialeve zhvilluese, investuese e inovative të Sërbisë dhe vendeve pjesmarrëse.