Gjuriq falenderon kolegët e Nepalit dhe Kepit të Gjelbër për mbështetjen e integritetit territorial të Sërbisë
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq është takuar në Nju Jork me ministrin e punëve të jashtme të Nepalit Shishir Kanalo, si dhe me ministrin e punëve të jashtme, komuniteteve dhe mbrojtjes kombëtare të Kepit të Gjelbër Manuel August Limo Amanteo de Rozo, të cilët i falenderoi për mbështetjen parimore të vendeve të tyre për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Sërbisë.
Gjuriq me ministrin nepalez Kanalo nënshkroi Memorandumin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit mes ministrive të punëve të jashtme të Sërbisë dhe Nepalit për vendosjen e mekanizmave të konsultimeve dypalëshe.
Duke konstatuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë tradicionalisht të mira dhe të bazuara në mirëkuptim dhe besim të ndërsjelltë, Gjuriq tha se është e domosdoshme të vazhdohet me forcimin e dialogut politik dhe konkretizimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
Bashkëbiseduesit vurën në dukje domethënien e Lëvizjes e vendeve të Paangazhuara dhe kultivimin e trashëgimisë së saj dhe në epokën moderne, ndërsa ministri Gjuriq shprehu veçanërisht mirënjohjen për pjesëmarrjen e delegacionit nepalez në takimin e fundit me rastin e 65-vjetorit të Lëvizjes së të Paangazhuarve në Beograd.
Gjuriq vuri në dukje se Sërbia është e interesuar në përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike me Nepalin, para së gjithash përmes rritjes së shkëmbimit të mallrave dhe inkurajimit të investimeve.
Ministri shprehu kënaqësinë që Nepali do të asistojë në Ekspozitën e Specializuar Ekspo 2027 në Beograd, duke theksuar se manifestimi do të jetë mundësi për delegacionet e larta nepaleze për të vizituar Sërbinë dhe shfrytëzoi takimin e sotëm për të ftuar kolegun e tij të vizitojë vendin tonë.
Gjatë sesionit të 81 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Gjuriq u takua dhe me kolegun nga Kepi i Gjelbër, me të cilin nënshkroi Marrëveshjen për anulimin e ndërsjelltë të vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe të shërbimit, e cila do të lehtësojë kontaktet direkte mes qytetarëve tanë dhe do të inkurajojë zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik.
Gjuriq shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen e Kepit të Gjelbër në kremtimin e fundit të përvjetorit të themelimit të Lëvizjes së vendeve të Paangazhuara në Beograd dhe u përcolli ftesë zyrtarëve të tyre më të lartë që të vizitojnë Sërbinë.
Shefi i diplomacisë sërbe shtoi se intensifikimi i dialogut politik dhe shkëmbimi i vizitave në nivelin më të lartë, do t'i jepte impuls të ri zhvillimit të bashkëpunimit tonë të përgjithshëm.
Duke folur për potencialin e bashkëpunimit, Gjuriq theksoi veçanërisht domethënien e bashkëpunimit arsimor dhe programit "Bota në Sërbi", që është urë e rëndësishme mes dy vendeve dhe u ofron mundësinë të rinjve nga Kepi i Gjelbër të shkollohen në universitetet e Sërbisë.
U konstatua gjithashtu se ekspozita e specializuar Ekspo 2027 që do të zhvillohet në Beograd, do të jetë mundësi e mirë për prezantimin e potencialit ekonomik të Kepit të Gjelbër para publikut të gjerë ndërkombëtar.
0 komentet