Gjuriq nga Uashingtoni: Situatë e tmerrshme në Kosovë, Kurti dëshiron të dëbojë sërbët, koha është për reagim

Marko Đurić Vašington
Burim: Kosovo Online

Ambasadori i Sërbisë në SHBA Marko Gjuriq çeli sot në Uashington konferencën “Lutje për paqe, stabilitet dhe drejtësi”, përkushtuar Kosovës duke theksuar se Sërbia në 20 muajt e fundit është përballur me situatë të paprecedentë-me spastrim etnik të sërbëve të Kosovës dhe ku vlerat themelore me të cilat pajtohet komuniteti ndërkombëtar sot sulmohen prej Albin Kurtit dhe se koha është për të reaguar.

"Idea e kësaj konference është që të takohemi sesi të dëgjoni me ato çka ndodhin në Kosovë e Metohi. Njëkohësisht t‘u përcjellim ftesë për aksion të komunitetit sërb në SHBA pasi vëllezërit dhe motrat tona, vendi ynë dhe kisha në K&M ju nevojitet në këto kohë" ka thënë Gjuriq. 

Ky i fundit u shpreh se pas vitit 1999, 247.000 sërbë të Kosovës u dëbuan nga Kosova çka është situata më e paprecedentë e historisë së pasluftës. Shumica e tyre nuk u kthye na shtëpitë e tyre-u kthyen vetëm 1,7% e sërbëve, çka është niveli më i ulët i të kthyerve kudo në botë sipas të dhënave zyrtare nga Kombet e Bashkuara, ka thënë ambasadori i Sërbisë. 

Shembulli qëndron në disa qytete përfshirë Prizrenin ish kryeqytetin sërb-i ngelur pa sërbë. “Kanë qenë 42.000 sërbë, ndërsa sot gjithsej janë 20 qytetarë të moshuar. Nëse nuk do të ishin kishat tona, në Prizren nuk do të kishim asnjë sërb” ka thënë Gjuriq.

Ky i fundit theksoi se Sërbia pas vitit 2000, u orjentua në drejtim të ndryshëm politik drejt Europës, por dhuna ndaj sërbëve vijoi, duke përmendur pogromin e vitit 2004. 

"Dhuna e cila zgjati për ditë me radhë e cila nuk u ndal. U dogjën 35 kisha dhe manastire. Kosova në vitin 2008, u shpërblye me një tjetër mbështetje me shpalljen e njëanshme të pavarësisë. Kosova shpalli pavarësinë në situatën kur Sërbia kishte qeveri demokratike në drejtimin europian, e cila ishte anëtare e Këshillit të Europës, OSBE dhe shumë organizmave… Kurrë nuk u ndërmorr referendum, por vetëm vendim i grupimit njëetnik, pa mbështetjen e komunitetit sërb. Fatkeqësisht një numër i madh vendesh e njohën" ka thënë Gjuriq. 

Ky i fundit kujtoi se në vitin 2010 Asambleja e Përgjithshme e KB aprovoi deklaratën se mbështet procesin e dialogut me qëllim vendosjen e paqes dhe stabilitetit, marrëdhënie normale brenda Kosovës në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB. 

"Procesi i dialogut pati ulje-ngritje. Bërëm marrëveshje në vitin 2013 në Bruksel dhe elementët kyç ishin për status neutral, pa paragjykim të palës për statusin, por u lejonte sërbëve të integroheshin në institucione përmes njësisë multietnike për ruajtjen e manastirit. Ndonëse nuk ishte ideale do të sillte një farë lloj stabiliteti", ka thënë ambasdori.

Ky i fundit tha se para 20 muajve gjërat nisën të përkeqësohen me shpejtësi në Kosovë qysh prej zgjedhjes së Albin Kurtit në postin e kryeministrit. 

"Në periudhën 20 mujore jemi përballur me situata të paprecedenta me spastrim etnik. Muajt e fundit numri i sërbëve ka rënë në 11% në vetëm 12 muaj, por ju bëj të ditur se numri është edhe më i madh. Kur Kurti mori detyrën erdhi në pushtet me premtimin se axhenda e tij kryesore është të hapte vende pune dhe drejtësi për qytetarët, pavarësi për përkatësinë etnike. Por kur erdhi në pushtet, filloi të zbatonte axhendën e tij kombëtare radikale të cilën po e pason", përmendi Gjuriq.

Ndryshoi strukturën e sërbëve në polici, theksoi Gjuriq.

"Në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, sërbët kishin komandantin e tyre në veri dhe ky ishte Nenad Gjuriq. Por Kurti e shkarkoi dhe nisi të dërgonte qindra e qindra efektivë të njësive speciale në veri, duke shkelur marrëveshjet madje dhe Kushtetutën. Ndryshoi strukturën etnike në polici. U mori trojet në veri për ndërtimin e forcave paraushtarake njëetnike policore" ka thënë Gjuriq.

Rezultati i të gjithë kësaj është-sulme të shumta etnikisht të motivuara, paralajmëroi ambasadori. 

"Në 20 muaj kanë ndodhur 450 sulme ndaj sërbëve etnikisht të motivuara, 61 sërbë u arrestuan, kemi dhjetëra prej tyre të cilët mbahen si të burgosur politikë në burgjet e Kurtit, pa vendim dhe gjykim", ka thënë Gjuriq.

Të gjitha këto bashkësia ndërkombëtare, SHBA dhe BE i dënuan, ndonjëherë edhe me fjalë të ashpra madje dhe sekretari amerikan i shtetit ka pasur koment të ashpër për sjelljen e Kurtit, por-në terren Kfor dhe Euleks nuk ndalin veprimet e tij. 

Për këtë sërbët tentuan të protestonin, fillimisht me barrikada në veri, tha Gjuriq, duke shtuar se Jarinja ishte mbyllur vetëm për hyrje drejt Kosovës dhe se aty qytetarët duhet të kalonin përmes shumë kontrolleve. 

"Situata është e tmerrshme në Kosovë. Kemi të shtëna ndaj fëmijëve një ditë para Krishtlindjes të cilën e bëri efektivi i FSK, forca që prezantojnë shkeljen e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare. Ai shtiu ndaj fëmijës 11 vjeçar dhe së fundi u la i lirë. Mesazhi i regjimit të Kurtit është-edhe sikur të shtini ndaj sërbëve nuk do të ndëshkoheni. Tashmë kemi dëbimin e igumenit të manastirit", nënvizoi ai. 

Qëllimi i Kurtit është asgjë tjetër-veçse të ndërmarrë spastrim të plotë ndaj sërbëve dhe KOS nga K&M, ka thënë ambasadori i Sërbisë.

"“Kur të përfundojë dëbimi i sërbëve dhe KOS, jam i sigurtë se do të tentojnë të shuajnë të gjitha provat fizike të egzistencës së tyre. Ai zbaton axhendën fashiste në Kosovë. E di që është fjalë e rëndë, por nëse analizoni gjithçka që po bëhet nuk mundeni të dilni në tjetër përfundim. Dëshiroj që rreth kësaj të bisedojmë sot", ka thënë Gjuriq. 

Ky i fundit tha se situata është e tillë ku nevojitet veprime të gjithanshme të komunitetit tonë sepse tani është koha për të reaguar. 

"Dëshirojmë përfshirje më të madhe të SHBA në zgjidhjen e situatës. Jemi të ndërgjegjshëm se viti 1999 vazhdon të jetë i pranishëm në raportet tona. Por qytetarët dëshirojnë që SHBA të përfshihet në zgjidhjen e çështjes kosovare. Ju takon të bisedoni me përfaqësuesit tuaj të zgjedhur politikë për të prezantuar atë çfarë po ndodh në Kosovë", tha Gjuriq.

Ky i fundit kujtoi se administrata amerikane e dënoi sjelljen e Kurtit, por nevojitet të shkohet hap më tej.

"Vlerat themelore me të cilat pajtohet bashkësia ndërkombëtare në Kosovë janë sulmuar nga ana e Kurtit", paralajmëroi Gjuriq, duke shtuar se një numër i madh i pjesëmarrësve të konferencës thonë se kujdesen për atdheun e tyre dhe Kosovën.