Gujon: Në Kosovë sot fëmijët vriten, sërbët arrestohen sepse janë-sërbë

Arno Gujon
Burim: Kosovo Online

E vërteta rreth Kosovës duhet të “depërtojë” dhe kjo e vërtetë sot në Kosovë është vrasja e fëmijëve, viktima të pafajshme se sërbët arrestohen vetëm sepse janë-sërbë dhe se për këtë mbajnë bluza me figurën e manastireve sërbe, bëri të qartë sot në Uashington drejtori i drejtorisë për bashkëpunim me diasporën dhe sërbët në rajon Arno Gujon. 

Ky i fundit në konferencën "Lutje për paqe, stabilitet dhe drejtësi" kushtuar Kosovës, nën organizimin e Ambasadës së Sërbisë në SHBA, ka thënë se ky tubim është i rëndësishëm pikërisht pasi mbarë publiku duhet t’i prezantohet se çfarë po ndodh në Kosovë. 

"Njerëzit në diasporë janë ambasadorët tanë. Kjo do të thotë se diplomacia popullore e cila egziston para shtetit, ka rol jashtëzakonisht të madh. Ju jeni që kuptoni mentalitetin amerikan se për çfarë reagojnë. Ndaj duhet të flitet se çfarë po ndodh sot në K&M por edhe në të kaluarën. Gjithçka që ndodh sot, është pasojë e së të kaluarës" ka thënë Gujon.

Ky i fundit tha se sërbët në pesë shekuj kanë jetuar në Perandorinë Otomane dhe mbijetuan falë kishave, ndjehen për historinë e cila përcillet brez pas brezi.

"Ndaj sot kemi ende sërbë në K&M, ndaj ata nuk u zhdukën dhe nuk u asimiluan", tha Gujon.

Ky i fundit ka kujtuar se në fillim të këtij viti, në ditën e Krishtlindjes, u plagos një çunak sërb në Kosovë. 

"Kur e shihni atë foto, ajo prek të gjithë. Dhe francezët, amerikanët, anglezët. Dhe rreth kësaj duhet të flasim. Na duhet të themi të vërtetën. E vërteta është se sot në Kosovë e Metohi po vriten fëmijë, viktima të pafajshme, se sërbët po arrestohen vetëm sepse janë sërbë, se kanë veshur bluzë me manastir sërb të vizatuar. E vërteta duhet të depërtojë", tha Gujon.

Ky i fundit kujton se para disa vitesh nisi të ndihmojë popullin sërb në Kosovë duke mbledhur ndihma me shitjen e ëmbëlsirave.

"Mundëm të mbledhim sipas idesë sonë 12 mijë prindër francezë. Secili prej nesh mund t‘a bëjë këtë. Nevojitet vazhdimësi, sepse asgjë nuk mund të ndodhë brenda natës. Vazhdimësi në nivele ditore, prej vitesh. E vërteta do të dalë në sipërfaqe, neve na takon t‘a realizojmë sa më shpejt", ka treguar Gujon.

Ky i fundit falënderoi ambasadorin Marko Gjuriq për organizimin e tubimit, duke shtuar se ky është tubimi i dytë i diasporës sërbe në gjashtë muaj, çka është gjë e madhe.

"Askush nuk e ka bërë një gjë të tillë. Kjo tregon shqetësimin e shtetit për diasporën sërbe" shtoi Gujon.