Gjuriq dhe Fernandez nënshkruajnë marrëveshjen e partneritetit strategjik në fushën e energjisë mes Sërbisë dhe SHBA
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marrko Gjuriq dhe nënsekretari i SHBA për rritjen ekonomike, energjinë dhe mjedisin Hoze V. Fernandes nënshkruan sot në Uashington Marrëveshjen për partneritetin strategjik në fushën e energjisë mes Sërbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ministri Gjuriq ka theksuar se Sërbia me përmbylljen e kësaj marrëveshjeje ka bërë hap të përgjegjshëm dhe të rëndësishëm drejt përmirësimit të partneritetit me SHBA dhe hap domethënës drejt sigurimit afatgjatë të sigurisë energjitike.
"Vendi ynë në dy dekadat e ardhshme do të rrisë katër herë shpenzimin e energjisë elektrike dhe ne na nevojitet partneritet me industritë, me kompanitë, me shtetet të cilat në dekadat e fundit, kanë rritur suksesshëm ’autput’ e prodhimit të tyre. Ky përfundim do të lehtësojë dhe të ashtuquajturën tranzicionin e gjelbër të Sërbisë, pra qasje të mirë të energjsë së pastër çka është në përputhje me aspiratat europiane të vendit tonë” ka theksuar shefi i diplomacisë sërbe.
Gjuriq ka thënë se Marrëveshja përcjell mesazh të fortë rreth përkushtimit të Sërbisë në përmirësimin e përgjithshëm të marrëdhënieve me SHBA.
"Dhe vetëm fjala strategjike, flet rreth asaj se me këtë jemi një hap tjetër më afër partneritetit strategjik dhe marrëdhënieve strategjike, të mira, cilësore, afatgjata me SHBA. Besoj se kjo është sjellje e përgjegjshme dhe shtetformuese dhe se si kompanitë sërbe dhe amerikane por mbi të gjitha qytetarët e Sërbisë, do të përfitojnë çka do të rezultojë në furnizim më të besueshëm, më të sigurt dhe afatgjatë në kushtet në të cilat industria dhe ekonomia jonë po zhvillohet nga dita në ditë” ka thënë Gjuriq.
Ky i fundit falenderoi kolegët nga Ministria e Energjitikës, si dhe presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Qeverinë e Sërbisë në vizionin që mbështet përmirësimin e kapaciteteve sërbe për bashkëpunim me Amerikën në fushat kyçe strategjike.
"Besoj se krahas traditës 143-vjeçare të bashkëpunimit mes Sërbisë dhe SHBA, data e sotme do të ngelet e shënuar si një nga momentet e rëndësishme në marrëdhëniet tona dypalëshe. Kjo është e para, shpresojmë në një sërë marrëveshjesh strategjike mes Sërbisë dhe SHBA që do të përmirësojë karakterin e përgjithshëm të marrëdhënieve tona”, tha ministri Gjuriq. Nën konstatimin se energjitika ka dhe implikime të gjera, ai vuri në dukje se synimi sot është, mbi të gjitha, të sigurohet furnizim afatgjatë, i qëndrueshëm, i besueshëm dhe i sigurt dhe i pastër me energji elektrike për qytetarët e Sërbisë, në mënyrën që të jetë mjaftueshëm ekonomikisht e qëndrueshme ku Sërbia të mbetet vend atraktiv për tërheqjen e investimeve të huaja.
"Kjo është mjaft e rëndësishme. Energjia e gjelbër po, energjia e gjelbër e përballueshme sigurisht që po. Dhe nëse ky është rezultat i qytetit tonë në të ardhmen, atëherë ky dokument i yni do të jetë edhe më i vlefshëm" tha Gjuriq duke falënderuar edhe një herë Qeverinë e Sërbisë dhe Qeverinë e SHBA që kanë patur vizion për të mbështetur këtë lloj bashkëpunimi strategjik, i cili, sipas tij, do të sjellë përfitime për qytetarët dhe do të forcojë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.
Nënsekretari Fernandes shprehu kënaqësinë për vizitën e ministrit Gjuriq duke theksuar se Marrëeshja do të ngrejë bashkëpunimin mes Sërbisë dhe SHBA në nivel të lartë.
"Gatishmëria jonë për të punuar me energji të pastër si dhe mundësia që kompanitë amerikane të investojnë në teknologjinë e energjisë së pastër në Sërbi, është diçka që e çmojmë jashtëzakonisht. Tek kjo po punojmë prej shumë vitesh dhe jemi të kënaqur që shikojmë sesi po avancon” ka thënë Fernandez.
Ky i fundit ka thënë se nuk bëhet fjalë vetëm për të kaluarën, por rreth asaj çka do të bëjmë në të ardhmen dy shtetet sovrane që shikojnë mundësi në fushën e energjisë së pastër.
"Ndryshimet klimatike janë sfida të kohëve tona, por dhe mundësi. Kjo është mundësi që të investohet në energjinë e së ardhmes ndërsa hapi i parë është bërë sot. Presim me kënaqësi vijimin e këtij bashkëpunimi me Sërbinë” ka thënë Fernandez.
Marrëveshja rreth partneritetit strategjik në fushën e energjisë mes Sërbisë dhe SHBA do të mundësojë investime të reja në fushën e energjitikës me qëllim forcimin e sigurisë energjitike dhe qëndrueshmërinë e tranzicionit drejt burimeve të pastra energjitike.
0 komentet