Gjuriq në 23 vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA: Ka ardhur koha që bota të bashkohet në luftën kundër të keqes

Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq me rastin e 23 vjetorit të sulmeve terroriste në SHBA ka thënë se të gjithë fatkeqësisht dhe sot po përballemi me kërcënime serioze globale ndërsa terrorizmi mbetet i pamundur duke shtuar se Sërbia mbetet e përkushtuar aktive tek pjesmarrja në të gjitha mekanizmat ndërkombëtare antiterroriste.

"Në përvjetorin e sulmit më vdekjeprurës terrorist në tokën amerikane, bashkohemi me popullin e SHBA dhe të gjitha kombet që kanë përjetuar humbje tragjike të jetëve të pafajshme të atij 11 shtatori të kobshëm të vitit 2001 në kujtim të afro 3 mijë viktimave” ka thënë Gjuriq në rrjetin social "X". 

Gjuriq shton se edhe pas 23 vitesh vijojmë të përballemi me kërcënime serioze globale ndërsa terrorizmi mbetet i pamundur.

Ai tha se ka ardhur koha që bota të bashkohet në luftën ndaj të keqes dhe ky duhet të jetë prioritet kryesor kombëtar për të gjitha vendet që aspirojnë të ardhme stabile dhe marrëdhënie ndërkombëtare të bazuara në bashkëjetesën dhe bashkëpunimin paqësor.

“Sërbia mbetet e përkushtuar për pjesëmarrje aktive në të gjithë mekanizmat dhe iniciativat ndërkombëtare ndaj terrorizmit që synojnë të sigurojnë botë të sigurt dhe paqësore për brezat e ardhshëm” tha Gjuriq.

Si sot 23 vite më parë në SHBA u krye sulm terrorist ku humbën jetën rreth 3000 persona. Dy avionë të rrëmbyer më pas goditën kullat "binjake" të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, si dhe kompleksin e Pentagonit në Uashington. Një avion u rrëzua në Pensilvani.