Gjuriq dhe Ruge përsëritën shqetësimin e tyre në lidhje me aktivitetet e Zagrebit, Tiranës dhe Prishtine
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, e filloi ditën e dytë të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih me një takim me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështjet Politike dhe Çështjet e Sigurisë, Boris Ruge.
Gjuriq përsëriti shqetësimin e tij në lidhje me aktivitetet e Zagrebit, Tiranës dhe Prishtines dhe arritjen e marrëveshjes së fundit, e cila përfaqëson më shumë sesa bashkëpunim ushtarako-teknik, të cilin Serbia po e monitoron me kujdes, duke treguar se vendime të tilla nuk kontribuojnë në stabilitetin e rajonit.
Ai theksoi se përfshirja e KFOR-it është çelësi për ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe në të gjithë rajonin dhe shtoi se Serbia pret që KFOR-i, në përputhje me mandatin e tij, të vazhdojë të veprojë për të parandaluar çdo përçarje të situatës së sigurisë në terren dhe për të mbrojtur serbët, të cilët janë në një pozicion jashtëzakonisht të vështirë për shkak të lëvizjeve represive të Prishtines.
Gjuriq përsëriti se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut për të siguruar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.
"Përmbajtja e Prishtinës nga lëvizjet dhe provokimet e njëanshme është një parakusht për kthimin në dialog, për të cilin mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë NATO-n, është e nevojshme", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Gjuriq theksoi vendosmërinë për të përmirësuar bashkëpunimin e partneritetit me NATO-n në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si dhe në sferat që kontribuojnë në stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.
Serbia, siq tha shefi I diplomacies së Serbisë do të vazhdojë të ndërtojë një pozicion si një partner i përgjegjshëm, i besueshëm dhe i parashikueshëm i NATO-s, me qëllim arritjen e interesave të përbashkëta dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
0 komentet