Gjuriq me Sinirlioglun: E rëndësishme ruajtja e të gjitha mekanizmave të Misionit të OSBE në Kosovë në mospakësimin e kapaciteteve

Marko Đurić sa generalnim sekretarom Oebsa Feridunom Sinirliogluom
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq sot në seancat e pushimit të Konferencës së Sigurisë së Mynihut është takuar me sekretarin e përgjithshëm të OSBE Feridun Sinirlioglu të cilit i tha rëndësinë e prezencës së aktiviteteve të Misionit të OSBE në Kosovë në mospakësimin e kapaciteteve, duke patur parasysh formën e rrethanave komplekse në të cilat ndodhet populli sërb.

Gjuriq dhe Sinirlioglu shqyrtuan sfidat aktuale të sigurisë në Europë dhe rajonin gjërë, ndërsa biseduan dhe rreth rolit të OSBE në kushtet e dinamikës së ndryshuar të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ministri theksoi se në kohën kur vihet në diskutim vetë struktura e sistemit ndërkombëtar, dialogu nuk ka alternativë ndërsa respekti i të drejtës ndërkombëtare është baza e vetme e besueshme për stabilitet.

Shefi i diplomacisë sërbe tha se për Sërbinë, OSBE si platformë gjithëpërfshirëse, mban rëndësinë dhe domethënien dhe se parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial, të bazuara në Aktin Final të Helsinkit, mbeten parime themelore për të cilat Sërbia vazhdimisht mbështet.

Gjuriq përsëriti gatishmërinë e Sërbisë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Misionin e OSBE në Sërbi në të gjitha fushat e aktiviteteve të tij, nën besimin se bashkëpunimi institucional dhe përmirësimi i kapaciteteve kontribuojnë tek forcimi i standardeve demokratike dhe sundimit të ligjit.

Duke folur rreth situatës në Kosovë, Gjuriq bëri me dije rëndësinë e pranisë dhe funksionimit të Misionit të OSBE në Kosovë në mospakësimin e kapaciteve duke pasur parasysh rrethanat komplekse në të cilat ndodhet populli sërb.

Ai theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme të ruhen të gjitha programet dhe mekanizmat e Misionit OSBE në Kosovë që synojnë mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së komuniteteve jo-shqiptare dhe se është e nevojshme të ndalet çdo tentativë për t'i margjinalizuar.

Duke i’u referuar temave rajonale, Gjuriq përsëriti se Sërbia mbetet fuqimisht e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si parakusht kyç të zhvillimit ekonomik dhe prosperitetin e përgjithshëm.

Sërbia do të vazhdojë të operojë si partnere konstruktive dhe e besueshme, e përkushtuar ndaj bashkëpunimit, ndërtimit të besimit dhe stabilizimit të mundësive në mjedisin e afërt tha ministri Gjuriq.