Gjuriq: Zvicra mund të ofrojë kontribut me mundësi stabiliteti për çështjen e Kosovës
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka thënë se vizita e tij në Zvicër ishte e pasur dhe përmbajtësore dhe që dha impuls të ri të marrëdhënieve me këtë vend. Gjuriq ka theksuar se Zvicra madje dhe kur është fjala për temat në të cilat këndvështrimet janë të ndryshme, sikurse çështja e statusit të Kosovës, mund të ofrojë kontribut në normalizimin e marrëdhënieve dhe mundësive për stabilitet.
Gjuriq vuri në dukje se Zvicra më shumë se kaq, mund të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë sërbe, pasi ky vend është lider në një numër teknologjish dhe njëkohësisht luan rol mjaft delikat balancues në politikën globale.
“Zvicra, ashtu sikurse Sërbia, është vend ushtarakisht neutral dhe pikërisht kështu-vend i pavarur që dëshiron të kontribuojë në sigurinë dhe paqen në kontinentin tonë, sëbashku me ne, mendon se si mund të ndihmojmë që të gjitha këto luftëra të ndalen dhe zgjidhen. Në këtë kuptim, si ata e si ne, pretentojmë të jemi vend-takimi dhe aty interesat tona përputhen duke pasur parasysh se Zvicra vitin pasues, do të jetë kryesuese e OSBE dhe mendoj se mund të bëjmë më shumë se kaq bashkarisht”, tha Gjuriq.
Ky i fundit shtoi se Zvicra është dhe partner mjaft i rëndësishëm për Ekspo 2027, si vendi i parë që konfirmoi pjesëmarrjen në atë ekspozitë.
“Mezi presin të vijnë dhe vlerësojnë faktin që javën e kaluar në Beograd ishin të pranishme 154 vende dhe dëgjova me të vërtetë shumë që ishin të impresionuar nga mënyra se si Sërbia po përgatit Ekspo”, tha Gjuriq.
Shefi i diplomacisë sërbe raportoi se prej bashkëbiseduesit në parlamentin zvicerian, dëgjoi fjalë falenderimi për vizionin e presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq, në këndvështrimin e zbatimit të arsimit të dyfishtë, pasi Sërbia e udhëhequr nga përvoja zvicerane, ndër të tjera, ka futur këtë praktikë që të rinjtë të mund edhe të punojnë njëkohësisht në kompani ku të mësojnë paralelisht në një numër fushash.
Vuri në dukje se dhe diaspora sërbe, e cila sipas të dhënave zyrtare zvicerane, numëron gati 130,000 njerëz dhe sipas vlerësimeve të Sërbisë madje edhe më shumë se kaq, përfaqëson një nga shtyllat e bashkëpunimit, duke shtuar se ambasadori i ri i Sërbisë në Bernë, do të ketë për detyrë forcimin e organizimit të emigracionit sërb dhe aktivitetit të tyre ndaj vendasve, por dhe lidhjen me mëmëdheun në Sërbi.
Gjuriq përmendi se Sërbia pikërisht për këtë, duhet të absorbojë metodologjinë dhe teknologjinë ashtu sikurse kombet e tjera të mëdha, si hebrenjtë, grekët, armenët dhe të tjerët, të nisë si intelektualisht dhe shpirtërisht por dhe të mirat materiale t’i përdorë në favor si instrument i fuqishëm për forcimin e pozitës së vet.
“Këtu në Zvicër, jemi pritur përzemërsisht, me shumë respekt. Madje mund të them se edhe rreth temave për të cilat kemi pikëpamje të ndryshme, sikurse çështja e statusit të Kosovës e Metohisë, besojmë se Zvicra mund të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve dhe stabilizimin e mundësive. Për këtë dhe pritshmëritë pas kësaj vizite, janë vërtet të larta dhe ne do të vazhdojmë të punojmë intensivisht”, tha Gjuriq.
Ministri sërb bisedoi sot në Bernë me ministrin zvicerian të punëve të jashtme, por edhe me sekretaren e shtetit për ekonominë dhe me kryetaren e Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, si dhe me përfaqësues të grupit parlamentar të miqësisë, njerëz të biznesit.
Në bazë të këtyre bisedimeve, thotë ai, mund të pritet përshpejtim i bashkëpunimit.
"Është impresive të dëgjosh se çfarë po bën Zvicra dhe në kushtet krizës së ekonomisë globale, në planin e forcimit të rezistencës së vet. Largohemi prej këtej të bindur se ajo që Zvicra arriti në shekullin XX duke ruajtur stabilitetin dhe paqen nga njëra anë dhe nga ana tjetër ndiqte kursin e politikës së brendshme dhe të jashtme të pavarur të bazuar në vullnetin e popullit, është diçka që mund t’a arrijmë edhe në Sërbi. Pra, ata janë shndërruar nga shumë të varfër në një nga vendet më të pasura në botë dhe jam i bindur se, nëse vazhdojmë të zhvillohemi, me stabilitet dhe sado e largët mund të duket kjo, mund t’a arrijmë edhe ne në këtë brez", tha Gjuriq.
0 komentet